Lajm tronditës: Pacienti nga Kruja me kovid hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit dhe gjen vdekjen e menjëhershme

Një 65-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit këtë mbrëmje duke humbur jetën.Bëhet fjalë për një 65 vjeçar me iniciale M.H, i cili kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.Ende nuk dihen arsyet që e çuan 65 vjeçarin të ndërmerrte aktin e rëndë, ndërkohë që News 24 bën me dije se edhe një person tjetër ka tentuar të hidhet, por është ndaluar nga mjekët.


Njoftimi i policisë:

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.