Berlusconi infektohet me Covid

Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi.
Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.
“Berlusconi ka rezultuar pozitiv me sëmundjen, pas një qëndrimi kohët e fundit në Sardinia.”
Natyrisht që ka shqetësime të shtuara për dikë si Berlusconi, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj dhe rrjedhimisht përfshihet në kategorinë e rrezikut më të lartë nga sëmundja.

Rastet e koronavirusit janë shtuar së fundmi mes vizitorëve në ishullin turistik të Sardinia.
Në muajt e dimrit kur virusi ishte në kulmin e tij, ishulli kishte pasur relativisht pak raste.
Berlusconi ka qenë presidenti i skuadrës së Milan për më shumë se 30 vjet ndërsa tani drejton skuadrën e Monza, e cila sapo u ngrit në kategorinë e dytë italiane Serie B.


Italia ishte një nga vendet e prekura më rëndë nga koronavirusi në fillim të marsit.Edhe pse rastet janë më të rralla muajt e fundit, ish-kryeministri nuk i ka shpëtuar dot infektimit.Numri i përgjithshëm i infeksioneve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 271,515. Ndërkohë 6 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 35,497.Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 237 raste të reja, pasuar nga Veneto (+163), Lazio (+130) dhe Campania (+117).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.