PËRPLASJA ME TURQINË, GREQIA NIS BLERJEN E ARMATIMIT NGA FRANCA

Sëfundmi, mediat greke njoftuan për një marrëveshje mes Francës dhe Greqisë për një numër avionësh të acancuar “Rafale”.Marrëveshja mes dy shteteve ka ardhur pas përplasjeve Greqi-Turqi në Egjeun Lindor, ku Franca dërgoi sëfundmi edhe aeroplanmbajtësen “Charles de Daulle” duke mbajtur krahun e helenëve.Greqia pritet të nisë një program armatimi gjatë ditëve në vijim me qëllim rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së saj.

Vendimi vjen në kulmin e tensioneve me Turqinë dhe sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas programi synon që të forcojë këmbësorinë, marinën dhe flotën ajrore.Megjithatë, sipas tij, të dhëna më të detajuara në lidhje me programin pritet të japë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në 12-13 shtator.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.