E FUNDIT/ HUMB JETËN NGA KORONAVIRUSI I DËNUARI I DYTË NË BURGUN E DRENOVËS

Një tjetër i dënuar në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktima është një 47-vjeçar me shtetësi nga Maqedonia e Veriut, të cilit i kishin mbetur edhe 20 ditë dënim. Ai ishte në të njëjtën qeli me Çaush Banajn, i cili ndërroi jetë sot ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.Banaj, 74 vjeç ishte dënuar për vrasje të trefishtë së bashku me djalin e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin e largët 1997 në zonën e Ballshit. Përveç 74-vjeçarit i prekur me Covid është edhe djali i tij Enkelejdi.

Deri tani, ka arritur në 10 numri i të ínfèktuarve në burgun i Drenovës. Burime bëjnë me dije për FaxWeb.al se është kryer testi edhe për të dënuarit e tjerë dhe pritet përgjigjia.

Bùrgu i Drenovës është kthyer në një vatër të nxèhtë të përhapjes së koronavirusit. Shifrat e të dènùarve të ínfèktuar vijojnë të rriten. Ndërkohë nuk dihet ende nëse janë marrë masa për të párándáluar përhapjen e ínfèksionit./faxweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: