Zgjedhjet parlamentare/ Kryemadhi: Do jenë ata që janë të lidhur ngushtë me komunitetin, më pak figura nga biznesi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është e ftuar sonte në emisionin ”Open”, ku ndodhet përballë gazetarëve dhe analistëve ndersa thekson se kandidatët që drejton për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, do të jenë të lidhur ngushtë me komunitetin por dhe me strukturat e partisë.Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se forca politike që ajo drejton do të fitojne bindshëm ndaj socialistëve të udhëhequr nga Edi Rama.Kryemadhi bëri edhe një parashikim për Partinë Socialiste, duke thënë se me Edi Ramën kryetar do të arrijë të marrë jo më shumë se 47 mandate.


Ndersa vendimin përfundimtar për listat e deputetëve tha Kryemadhi do ta japin strukturat e partisë, pasi deri në nëntor LSI do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme ku do të përcaktojë dhe kriteret për kandidatët për deputetë.

Pjesë nga diskutimi i Kryemadhit me gazetarët në emisionin “Open”:

LSI shkon për herë të parë me Monika Kryemadhin si kryetare në zgjedhje, çfarë do ndryshojë nga Ilir Meta?

Do jetë më demokratike në zgjedhjet e kandidatëve të saj.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Që ata që do të përfaqësojnë LSI-në do të jenë të rinj dhe të reja, djem dhe vajza të cilët kanë një histori të lidhur jo vetëm me LSI-në, që në vitet e para të shkollës së tyre, por do të jenë të lidhur me komunitetin. Do të jenë njerëz të cilët do të kenë përfaqësimin e drejtpërdrejtë me qytetarët që përfaqësojnë dhe mbi të gjitha do të jetë një strukturë që kandidatët e saj do të jenë jo vetëm më të zgjedhurit ose më përfaqësuesit e LSI-së, por do të jenë edhe më përfaqësuesit e atij komuniteti apo distrikti, ku ato do të garojnë.

Kryemadhi: Rama 47 (mandate) do marrë

Po ju sa do merrni?

Kryemadhi: Ne e diskutojmë, shkojmë forcë e dytë, mendoj që raportet tona nuk janë veç numra, por prezantimi dhe alternative çka përfaqësohet. Unë dyshemenë e kam 34.

Pse 34, pse jo një numër tjetër?

Po pse Rama tha 74?

Po se ka 74, 34 nuk ka ndodnjë kuptim, çfarë kuptimi ka?

Kryemadhi: Po nuk do ta them ty tani se çfarë kuptimi ka.

Por LSI, tha Kryemadhi do të ketë më pak biznesmenë në listë për shkak të interesave që ata mund të kenë në hartimin e ligjeve.

Ku do të kandidoni?-e pyeti Eni Vasili.

Nuk e kam vendosur akoma, por do të kandidoj aty ku kanë më shumë nevojë socialistët. Po konsideroj alternativat mes Fierit, Durrësit apo Tiranës’- tha Kryemadhi.

Po nëse në Durrës kandidon Lulzim Basha, do të kandidoni edhe ju?- e pyeti Arjon Sulo.

‘Nëse Basha zgjedh të kandidojë në Durrës atëherë unë nuk kandidoj aty. Kemi edhe 6 muaj për të përcaktuar zonat’- u përgjigj kryetarja e LSI-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.