Bisedimet me qeverinë/ Mbledhje e jashtëzakonshme, klubet e Superiores përgatiten për…

Liga Profesioniste e Futbollit shqiptar do të mblidhet sërish nesër për të diskutuar rreth çështjes së plotësimit të 4 kërkesave të parashtruara për qeverinë, mosplotësimi i të cilave është bërë shkak për bojkotimin e sezonit të Kategorisë Superiore pa afat.Panorama Sport” ka publikuar axhendën e mbledhjes së nesërme të klubeve të elitës së futbollit shqiptar. Njëra prej 3 pikave të diskutimit është dhe përcaktimi i grupit negociator që do të ulet në bisedime me qeverinë.

Ndërkohë, në rendin e ditës është futur dhe opsioni i diskutimit të hapave të mëtejshëm në rast refuzimi të qeverisë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.