Pëllumbi firmos ne Kroaci: vendimi më i vështirë-krenar qe kam qene pjese e ekipit me te suksesshem ne histori

Ish-futbollisti i Skënderbeut Jorgo Pëllumbi përshëndeti klubin korçar dhe tifozët pasi ka veshur fanelen bardhekuqe prej vitit 2010 duke qene krenar qe ka qene pjese e ekipit me te suksesshem ne histori.Mbrojtësi 20-vjeçar, firmosi sot me kroatët e Varazhdinit së bashku me talentin premtues Agon Elezin.Marrëveshja do të jetë për një kontratë 3-vjeçare.Dy lojtarët do të vazhdojnë karrierën në Kroaci me skuadrën e Varazdin.Në një mesazh të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Pëllumbi shkruan se “fanela e Skënderbeut është kthyer në lëkurën e tij të dytë” dhe se largimi nga bardhekuqtë ka qenë “vendimi më i vështirë në karrierën e tij”.

Mesazhi i Jorgo Pëllumbit :

10 vjet kjo fanele me eshte bere si lekure e dyte dhe ndarja me te ka qene vendimi me i veshtire per mua. Futbolli eshte i tille por gjithmone mbart me vete emocione te paperseriteshme. Une jam krenar qe kam veshur fanelen bardhekuqe prej vitit 2010. Ku padyshim meriton nje falenderim te madh profesor Arben Beta. Me tej te gjithe trajneret e mi qe kane vendosur tullat e ritjes sime deri ne kete pike ku jam sot. Eshte skalitur si kujtimi me i madh i jetes time futbollistike debutimi me fanelen e Skenderbeut ne vitin 2016. Prej andej e ne vazhdim eshte e gjitha histori.

Jam krenar qe kam qene pjese e ekipit me te suksesshem ne histori. Per kete gjithcka ia dedikoj trajnerit Ilir Daja qe ishte nje profesor i vertete ne ritjen time si futbollist. Me tej te njejtat vleresime i shkojne edhe kapitenit Orges Shehi qe me besoi fanelen e titullarit ne sezonin me te veshtire te Skenderbeut. Mirenjohja ime do te jete e madhe per presidentin Ardjan Takaj dhe familjen e tij.

Presidenti besoi tek mua qe kur isha ende femije dhe kembenguli se Skenderbeu do te me conte ne kampionatet elitare. Rezultoi e vertete dhe sot jam ketu fale tij. Falenderoj dy menaxheret e mi, Qormemeti dhe Fakic qe kane bere te pamunduren qe te kisha nje klub elitar qe do te me conte ne nje tjeter nivel. Padyshim qe tifozet kane nje vend te vecante ne zemren time. Ate qe kurre nuk me kane kritikuar edhe kur kam ceduar ne ndonje rast por me kane dhene mbeshtetje duke me bere te jap me te miren. Falenderoj shoket e ekipit me leksionet e vazhdueshme dhe mbi te gjitha familjen qe per mua ka qene stimuli kryesor i punes. Mirenjohje perjete. Kjo nuk eshte lamtumire, eshte nje mirupafshim pasi ky Skenderbe shume shpejt do te kthehet ne elite. Do te beje historine ne europe dhe per ne do te jete destinacioni i pare i ktheses.
Faleminerit te gjitheve!
Jorgo Pellumbi

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: