Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë,Sokol Cikalleshi rikthehet në elitën e futbollit turk, nënshkruan me Konyaspor

Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri në elitën e futbollit turk pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është larguar përfundimisht nga skuadra e deritanishme Akihsar.Cikalleshi është prezantuar nga Konyaspor, ku ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin që militon në Superligën e Turqisë.

30-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 17 te Konyaspor, teksa shihet si pikë referimi në repartin ofensivë.Konyaspor është klubi i pestë i Cikalleshit në Turqi, pasi ai më parë ka luajtur edhe për Istanbul Basaksehir, Akhisar Belediye, Osmanlispor dhe Goztepe.


Përveç klubeve turke, Cikalleshi ka veshur edhe fanellat e Besës së Kavajës, Skënderbeut, Tiranës, Kukësit, Incheon UTD në Kore dhe RNK Splitit në Kroaci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.