Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën nëna e 3 fëmijëve, rëndë burri dhe një nga vajzat

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në ishullin Naxos në Greqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë nëna e 3 fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01.30.Mësohet se gruaja ishte e ulur në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa të tre fëmijët, dy vajza të mitura dhe djali pak më i rritur, ishin ulur pas. Thuhet se nga aksidenti, më rëndë janë babai dhe një prej vajzave.Pas aksidentit tre fëmijët dhe burri u dërguan me helikopter në spital, teksa mësohet se më rëndë janë babai dhe një prej vajzave.

Sipas të dhënave të para, familja në mbrëmje ishte në restorant dhe burri kishte pirë alkool. Thuhet se shqiptari drejtonte makinën me shumë shpejtësi, ndërsa kaloi në anën tjetër të rrugës dhe u përplas duke u shkatërruar.


Zjarrfikësja deklaroi se aksidenti ishte i rëndë dhe familja ishte e izoluar mes hekurave të makinës. Familja jetonte shumë vite në ishull, ndërsa gëzonte respektin e banorëve të zonës, ndërsa merreshin me biznes. Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me emrat e personave të famijes shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.