Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në Korçë.Raportohet se ka humbur jeten Romeo Zallemi, 80 vjeç.Ai ishte një farmacist i njohur në Korçë, ndërsa ka humbur jetën te Spitali Infektiv në Tiranë.80-vjeçari ishte i shtruar prej 20 ditësh, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.Burime nga spitali bëjnë me dije se Zallëmi ka ndërruar jetë rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Për dekada me radhë, Zallemi i shërbeu qytetit me përkushtim dhe profesionalizëm.
Faqja Korca Blog i shpreh ngushellime familjes !
