U mbyll për shkak të një rasti me covid-19, Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin

Ambasada shqiptare në Athinë ditën e djeshme kishte mbyllur të gjitha sportelet e saj për shkak se një punonjës rezultoi pozitiv me Covid-19.Ndërsa sot me anë të një postimi në Facebook ka dhënë njoftimin se do të kryhen normalisht të gjitha shërbimet për të gjithë qytetarët që kanë sot datën e takimin për pasaportë ose që dëshirojnë të marrin shërbime të tjera konsullore.

Njoftimi i Ambasadës:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Shërbimet në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë po kryhen normalisht. Qytetarët të cilët kanë sot datën e takimit për pasaportë ose ata që dëshirojnë të marrin shërbime të tjera konsullore mund të paraqiten në sportele.

Faleminderit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: