“Benzi”përplaset me shtyllën e pastaj me murin e një banese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Drilon mbrëmjen e sotme.Një mjet tip benz i cili ka qene duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me murin e një banese. Për pasojë është plagosur 1 person, pasagjeri i mjetit ndërsa ka dëme të shumta materiale. Raportohet se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë që po vijojnë hetimet.

NJË TERMET I FORTË ME MAGNITUDË 5.3 “SHKUND GREQINË JA KU ISHTE EPIQENDRA E TIJ…

Një tërmet i fortë me magnitutë 5.3 të shkallës Rihter, ka tronditur këtë mbrëmje ishullin e Kretës, në Greqi.Termeti u ndje sot rreth orës 18:28 në kohën lokale, në jug të Kretës, në Greqi, konkretisht në jug të Heraklion.Shkalla e dëmtimit nuk është ende e qartë, por zonat më të prekura nga tërmeti janë ato të bregdetit jugor të Kretës.Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.

Duket se erdhi vjeshta/ Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni më parë si parashikohet moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën.Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Cikloni në Greqi/ Drejtoria Detare: 8 orët e ardhshme janë të rëndësishme për bregun shqiptar

Shqipëria deri tani nuk është e rrezikuar nga cikloni “Ianos” që ka goditur Greqinë. Drejtoria e Përgjithshme Detare në vendin tonë dha informacion të detajuar sesi parqitet situata në bregdetin shqiptar.Sipas njoftimit në “Facebook”, 8 orët e ardhshme janë të rëndësishme për të parë lëvizjen e ciklonit dhe të kuptuar rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

“Ishujt grekë të Jonit Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë goditur nga cikloni me forcën e një uragani dhe ka lënë shumë dëme në varka, mole dhe përmbytje rrugësh. Bregu shqiptar nuk eshtë prekur deri në këto çaste dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare po monitoron dhe është në kontakt me autoritetet greke dhe kapitenerinë e Korfuzit për situatën dhe po merr indormacione për forcën dhe lëvizjen e ciklonit. Drejoria e Përgjithshme Detare bën me dije se 6-8 orët e ardhshme janë të rëndësishme dhe ka kërkuar nga Kapiteneritë e Porteve dhe Autoritetet Portuale të Sarandës, Himarës dhe Vlorës që të japin informacion të detajuar çdo moment dhe të monitorojnë mjetet lundruese që do kërkojnë të dalin në det.”

Në ishujt grekë deri tani ka dëme të shumta materiale për shkak të shirave të rrëmbyer. Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa deti është egërsuar.

125 TË PREKUR NE VEND,JA HARTA E SHPËRNDARJES

1 person ne Pogradec rezulton pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 833 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 125 raste pozitive,te shperndara 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.Ministria njofton se fatkeqësisht 5 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin,një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në fillim të ketij komunikimi ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni, ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik, dezifektoni objektet që prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të

shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)

  • Testime totale 78050
  • Raste pozitive 12073
  • Raste të shëruara 6831
  • Raste Aktive 4889

Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 2418
  • Durrës 549
  • Shkodër 373
  • Lezhë 286
  • Elbasan 266
  • Korçë 221
  • Fier 209
  • Vlorë 185
  • Kukës 143
  • Berat 105
  • Gjirokastër 67
  • Dibër 67

Shorti vendos Tiranën perballe Young Boys

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off” të Ligës së Europës.Tirana do të përballet me zviceranët e Jang Bojs, kundershtarin e Skenderbeut ne fazen e grupeve te vitit 2017.Ndeshje do të zhvillohet në transfertë për bardheblutë e Egbosë ne datën 1 tetor.

Klubi i Jang Bojs është kampion në fuqi i Zvicrës për sezonin 2019-2020. Pjesë e skuadrës zvicerane është edhe mesfushori shqiptar Taulant Seferi. Jang Bojs u eliminua nga turi i tretë i Ligës së Kampioneve pas humbjes 3-0 ndaj danezëve të Midytjland.Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës dhe e dyta në historine e klubeve Shqiptare pas 2 kualifikimeve të Skenderbeut.

Në fund të vitit 2017, zviceranët kanë luajtur dy ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës ndaj Skënderbeut, 1-1në “Elbasan Arena” dhe 2-1 për Jang Bojs në Bernë më 7 dhjetor 2017 ku vlen te theksohet qe Korçaret kaluan te paret ne epersi ne fillim te pjesës se dyte dhe me pas ndodhi përbysja ne minutat shtese.

Jang Bojs- Tirana më 1 tetor

“Cikloni do të përkeqësohet, evitoni lëvizjet”, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga një stuhia e fuqishme “Ianos’’. Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme. Stuhia që kishte një forcë të ngjashme me atë të një uragani, ka shkaktuar përmbytje rrugësh, shkattërrim të varkave në mole si dhe dëme të mëdha. Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmi i mirë është se grekët kanë marrë masat në kohë dhe asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni.

Jugu i Greqisë pritet të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu do të arrijnë rajonin e Atikës, aty ku ndodhet dhe kryeqyteti Athina.

Zonat që janë vënë në vijën e ” kuqe” për orët e ardhshme janë Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca. Vlerësimet e reja të specialistëve, flasin për një zhvendosje të pjesshme në rrjedhën e Ianos, pasi ai nuk pritet të hyjë në brendësi të Peloponezit.

Nga e premtja dhe deri në orët e para të së shtunës, parashikohet të jetë periudha më e vështirë dhe e rrezikshme e motit të keq për Atikën.

Ne mbetemi në gatishmëri absolute,” tha nënsekretari i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, duke paralajmëruar momentin kritik dhe duke deklaruar se orët e ardhshme do të jenë shumë kritike, shkruan Kathimerini,.Cikloni do të qëndrojë në perëndim për 6-9 orë dhe më pas do të lëvizë në jug“, shtoi ai.

Do lërë Presidencën për poste në Qeveri? Meta:presidenca këshjellë e pamposhtur deri 24 korrik 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën javore me gazetarët, ku pjesë e diskutimit janë temat më të nxehta të politikës.Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë aludimet se ai pas zgjedhjeve të 25 prillit do japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar .Meta tha se do i qëndroj premtimit që ka dhënë se do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit të tij, që përfundon deri në 24 korrik të vitit 2022.

Dua t’ju siguroj, pa hyrë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen, nga garantimi i zgjedhjeve të lira, ju them se në të gjitha rastet, unë premtimin që kam bërë deri në 24 korrik 2022 do të jetë këshjellë e pamposhtur, këtë do ta mbaj dhe në të gjitha mënyrat. Për këtë institucion duhet jenë të qetë. Por ky nuk është problem i vetë. Gjatë këtyre viteve ka mbrojtur kushtetutën”, tha Meta.

Meta u shpreh se ishte pro listave të hapura në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa i kujtoi qeverisë të mos pengonte forcat e tjera politike të hapnin listat. Në rast se një gjë e tillë ndodh, tha Kreu i Shtetit, vendi është para veprimeve antikushtetuese, siç i quajti ai ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës për reformën zgjedhore. Kjo situatë është e ngjashme me një grusht shteti, duke shtuar se sipër saj qëndron grushti i popullit.

Marash Kumbulla – djali i një muratori shqiptar, që bëri Italinë të flasë për të

Një mur i lartë dhe i fortë përpara derës së Marco Silvestri.Mbrojtja e Hellas Verona,renditet e gjashta e ndëshkuar më pak në Serie A për edicionin 2019-2020.Po kush eshtë Marash Kumbulla ? Ai lindi më 8 shkurt 2000 në Peschiera del Garda,nga prindër shqiptarë, por me nënshtetësi italiane. Ai nuk mund ta veshë fanellën axurre, sepse vitin e kaluar zgjodhi kombëtaren shqiptare. Karriera e tij në futboll u zhvillua te Hellas Verona, një ekip me të cilin është gjithashtu tifoz. Duke filluar nga viti 2015, Kumbulla u grumbullua në sektorin e të rinjve të klubit veronez dhe më pas arriti në ekipin e pare, saktësisht në pranverë 2017. Në Serie B luajti vetëm 16 minuta, mjaftueshëm sa për t’i rënë në sy trajnerit Juric.
Në sezonin e tij të parë në Serie A, ai luajti 25 ndeshje në kampionat (1958 minuta), në të cilën shënoi edhe golin e parë.

Ndeshje pas ndeshjeje, Marash e vuri veten në qendër të vëmendjes si një nga të rinjtë me perspektivën më të mirë në ligën italiane. Nga shtylla mbrojtëse e Hellas Verona, Kumbulla tregoi të gjitha aftësitë e tij difensive, ndërsa luante në vijën treshe të prapavijës. Me Verona, në fakt luajti 13 herë në qendër të mbrojtjes me tre, 11 herë në të majtë dhe 2 herë në të djathtë. Ai shquhet për shpirtin konkurrues, leximin e lojës dhe një agresivitet të caktuar, me të cilin i trajton ndeshjet.

Kumbulla gjithashtu gëzon kontroll të shkëlqyeshëm të topit dhe një rregullim të mirë loje. Këmba e djathtë është e preferuara, me të cilën ka saktësi të lartë në pasim (qoftë i shkurtër apo i gjatë).
Sa i përket integritetit të tij fizik, djaloshi shqiptar ka humbur vetëm 5 javët e fundit të kampionatit Italian për shkak të dëmtimit në muskuj.

Kartoni i tij do t’i kushtojë Romës 20 milionë euro. Vetë Kumbulla do te nënshkruajë një kontratë për 5 sezone.

Në Angli, lojtarët si ai i quajnë “hero vendas”. Edhe Edoardo Reja e vuri re, duke e thirrur me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020”.

Babai i talentit verdheblu, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, nuk foli vetëm për mbrojtësin e datëlindjes 2000, por edhe familjen e tij.

Deklaratat e tij :

“Ne kemi shtatë fëmijë, pothuajse të gjithë jetojnë në Itali, vetëm një vajza ka mbetur në Shkodër. Kam mbërritur në Itali në vitin 1996, duke i paguar 1 milion lira kontrabandistit dhe duke rrezikuar jetën. Djali im as nuk e imagjinon dot atë që kalova. Unë dhe vëllai im, pasi mbërritëm këtu, filluam të punojmë si muratorë. Sot kemi kompani ndërtimi, në të cilën punojnë rreth 20 njerëz. Ne jemi të huaj në këtë vend, por punojmë me ndershmëri.

Këshilli i Europës i bën thirrje Parlamentit shqiptar të mos votojë ligjin për mediat online “Qeveria merr të drejtën të urdhërojë fshirjen e lajmeve”

Stefan Schennach (Austri, SOC), raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, ka shprehur sot shqetësimin e tij serioz në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një nismë ligjore e cilësuar si paketa antishpifje.Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryeministri Edi Rama kërkoi nga deputetët të shqyrtojnë me prioritet paketën. Nisma është kritikuar gjerësisht më herët nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa paketa është hedhur poshtë nga Komisioni i Venecias.

“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një paketë anti-shpifje synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet me të drejtën për të urdhëruar mediat të heqin raportet e lajmeve. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medias për shkak të kushteve të tij të gjera”, thotë Schennach.

“Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të 19 qershorit 2020, i cili shprehet qartë se ligji është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë efekt në shtypjen e fjalës së lirë. Nëse nisma nuk rishikohet,rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave në internet“, shtoi Schennach.

“Prandaj, unë nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin”, përfundoi raportuesi.