Shqipëria kalon ne epersi Bjellorusi 0-1 Shqiperi

Perfundon pjesa e pare ,ShqipëriaP ka kaluar në avantash 1-0 falë golit të Sokol Cikalleshit ndaj Bjellorusisë.Kuqezinjtë e Edi Rejës zbresin në fushë pas plot 10 muajsh! Sfida mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë ka startuar në orën 20:45,dhe eshte e vlefshme për Ligën e Kombeve.

LIVE: BJELLORUSI – SHQIPËRI 0-1

Cikalleshi 23′

FORMACIONET ZYRTARE:

BJELLORUSIA: Gutor, Zolotov, Martinoviç, Naumov, Bordaçev, Nekhaiçik, Jablonski, Seliava, Staseviç, Dragun, Lisakovic. Trajner: M. Markhel.

SHQIPËRIA: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Hysaj, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

Tushemisht/ Punëtori bie nga skela, detajet e para

Një 46-vjeçar është plagosur rëndë, pas aksidentit teksa ishte duke punuar.Ai po punonte në një pallat pranë Tushemishtit, Pogradec, kur ra nga skela, nga një lartësi e konsiderueshme.I plagosuri me iniciale E.D është transportuar me urgjencë, fillimisht në spitalin e Pogradecit e më pas në atë të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Aksidentet në punë, madje edhe me pasoja tragjike kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, në vendin tonë. Kjo edhe si shkak i mungesës së kushteve të sigurisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë,aleati i fuqishëm i SHBA-së pritet të njohë Kosovën sot

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.Lajmin e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.”Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. “Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Izraeli, është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.Kryeministri Hoti, pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuciqin, do të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai pritet t’ia konfirmojë njohjen Hotit. Në këto çaste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhent marrëveshje, në ceremoninë e së cilës merr pjesë edhe Trumpi.Ndersa presidenti Trump paralajmëron vizitë në Kosovë.“Unë pres të shkoj në të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan.

123 TË PREKUR NE VEND,11 RASTE TE REJA NE KORÇË

Ka shkuar në 9967 numri i personave të prekur nga kovid -19.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 857 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 123 raste pozitive,te shperndara:40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. Në vendin tonë janë 3779 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit tashmë ka 135 persona pozitiv me Covid-19 ndersa sot ka pasur 11 raste te reja ne Korçe dhe 4 ne Pogradec.

Dr.Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)
Testime totale 66197
Raste pozitive 9967
Raste të shëruara 5882
Raste Aktive 3779
Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër 293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan 127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 34

Lionel Messi qëndron në Barcelona

Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë. Media argjentinase “TyC Sports” argumentoi zgjedhjen e sulmuesit 33 vjeçar për të vijuar karrirën e tij në katalonja.Edhe pse dërgoi një burofax dhe kërkoi prishjen e njëanëshme të kontratës, “Pleshti” në fund ka vendosur të shmangë betejën ligjore me klubin e jetës së tij.Ndeshja e fundit e Messit me fanellën e Barçës nuk do të jetë ajo ndaj Bayern Munich që përfundoi me rezultatin poshtërsues 2-8.Sulmuesi argjentinas ka zgjedhur të mos largohet nga dera e pasme dhe mbi të gjitha midis polemikave, në mënyrë që ta mbyll me blaugranët në mënyrën më të mirë të mundshme. Historia etij në Katalonjë do të vazhdojë…

View this post on Instagram

Así lo contamos en Sportia.

A post shared by TyC Sports (@tycsports) on

 

Ministri i Jashtëm turk zbardh detajet për planin e NATO-s:”Greqia po gënjen”,Franca t’i japë fund akteve histerike

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot deklaroi se homologu i tij grek mohoi të pranonte propozimin e NATO-s për një takim të pakushtëzuar mbi tensionet në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).”Vlen të përmendet se Greqia gënjeu për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s (Jens Stoltenberg). Ata (Athina) fillimisht ranë dakord, më pas thanë se nuk u pajtuan. Në fakt është Greqia ajo që gënjen dhe jo sekretari i përgjithshëm”, tha Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë për media në kryeqytetin Ankara.

Të enjten, shefi i NATO-s Stoltenberg njoftoi se Turqia dhe Greqia ranë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të ulur rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor.

“Greqia edhe njëherë tregoi se nuk është pro dialogut”, tha Çavuşoğlu.

Ai gjithashtu kritikoi Francën për nxitjen e Greqisë kundër Turqisë dhe i bëri thirrje Francës që t’i japë fund “akteve të saj histerike” pasi “e bën veten të duket qesharake”.Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.

Me kë do të bashkohet? Rudina Hajdari ndahet me Murrizin për krijimin e partisë së re

Deputetja Rudina Hajdari paralajmëroi pak javë më parë krijimin e një partie të re politike, por pa dhënë shumë detaje.Pak ditë pas deklaratave të saj, dy deputetë të tjerë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri publikuan logon e partisë së tyre të re, që quhet Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.Fillimisht u mendua se Hajdari do të ishte pjesë e kësaj partie, por duket se deputetja që nuk dorëzoi mandatin do të krijojë një tjetër subjekt. Raportohet se deputetja Hajdari do të bëhet pjesë e Nismës Thurje, për të krijuar një lëvizje të re.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim presim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo për Report TV.

Ende nuk dihet se si do të quhet partia, pjesë e së cilës do të jetë Hajdari, sikundër nuk dihet nëse ajo do të mbështetet edhe nga deputetë të tjerë të asaj që njihet si “opozita parlamentare”.

Data e zgjedhjeve Rama i shkon në zyrë Metës

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar pamjet e takimit të shkurtër në Presidencë me kryeministrin Edi Rama për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Rama shoqërohej në takim nga Taulant Balla. Me të hyrë në zyrën e kreut të shtetit, ky i fundit nisi të shpjegonte përse i kishte thirrur konsultimet me përfaqësuesit e partive. Takimi zgjati dicka tek rreth 10 minuta.

Në fund të fjalës së tij para kamerave, Meta ka pyetur Ramën dhe Ballën nëse duan caj apo kafe.

Basha takim me Presidentin: Zgjedhjet sa më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar këtë mesditë takimin me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, ku kanë folur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Në fund të takimit me Metën, Basha deklaroi se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, pasi sipas tij, janë lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.

“Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë. Biznesi ka nevojë urgjente për mbështetje. Mjekët, infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin e sistemit shëndetësor i cili është bërë edhe më i dukshëm prej pandemisë. Fermerët kanë nevojë për subvencione, kanë nevojë për treg shitje.

Të rinjtë kanë nevojë për mundësi për arsimim dhe punësim që të qëndrojnë, dhe të jetojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu në Shqipëri. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale, jo elektorale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Dhe për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës meqë nesër ka edhe ditën e Shenjtërimit, “E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur akoma. Prandaj le të fillojmë të punojmë menjëherë për të sotmen dhe për të nesërmen, duke filluar sot të punojmë për ndryshimin”, tha Basha.

Ndërkohë, më siper po ju sjellim pamjet e para të takimit që nisi në orën 12:00, ku shihet Basha që hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.

Prag lufte Greqi-Turqi, Mitsotakis i dërgon një mesazh Erdogan

Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh Turqisë dhe Rexhep Tajip Erdogan disa orë pas deklaratave të NATO-s rreth të ashtuquajturës marrëveshje për një dialog Greko-Turk.“Ata të ndalojnë sfidat, të fillojnë diskutimet,” tha ai “gjashtë fjalë të pastra” Kryeministri grek duke paraqitur situatën në rajonin e Mesdheut lindor.“Nga neveritë e shumta dhe të tepërta të zotit Erdogan, unë mbaj vetëm një për dialogun dhe unë përgjigjem me gjashtë fjalë të qarta: Sfidat ndalen, diskutimet fillojnë,” tha kryeministri.

“Vendi ynë mund dhe dëshiron të diskutojë përkufizimin e zonave detare në Egje bazuar në të drejtën ndërkombëtare pa u shantazhuar dhe pa cenuar logjikën. Lërini kërcënimet të zhduken në mënyrë që kontaktet të fillojnë “, shtoi Mitsotakis.Në deklaratën e tij,Mitsotakis tha se “vendi ynë, përveç agresionit të Turqisë, përballet edhe me veprime që sfidojnë çdo rregull të hartës së KB. “Me një retorikë që shtrembëron historinë dhe shtrembëron gjeografinë, duke minuar legjitimitetin dhe lëvizjet që rrezikojnë sigurinë në të gjithë Mesdheun.”

“Kjo është arsyeja pse unë dua t’ju them se sot Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias , do t’i dërgojë letrën time Sekretarit të Përgjithshëm të KB, ku paraqitet veprimtaria e paligjshme e Ankarasë. “Ashtu si kërcënimet që paraqet ndaj stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për tregtinë ndërkombëtare,” shtoi  Mitsotakis.“Në ditët e vështira që po kalojmë, çdo tension kudo në hartën botërore është një sfidë për paqeruajtësit dhe aq më tepër kur ajo shfaqet në kufirin lindor të Greqisë, i cili është gjithashtu kufiri lindor i Evropës,” tha ai.

“Veprimi i paligjshëm i Turqisë është një sfidë ndërkombëtare që kërkon një përgjigje ndërkombëtare dhe busulla e vetme mund të jetë ligji ndërkombëtar. “Greqia nuk e ka fshehur kurrë se në të njëjtën kohë me të drejtat që mbron fqinjësinë e mirë, diplomacia është një aspekt tjetër i fuqisë së vendit,” shtoi ai .

KAMPIONATI NUK FILLON ME 12 SHTATOR”,BOJKOTI DO TË PËRSHKALLËZOHET…

9 presidentet e Superliges janë në Bjellorusi së bashku me presidentin e FSHF-së ku kanë zhvilluar një takim në lidhje me sezonin e ardhshëm.Ata vijojnë të qëndrojnë stoik në lidhje me kërkesat e tyre ndaj qeverisë për vazhdimin e sezonit të ri. Në rast se nuk përmbushen ata thonë se kampionati nuk fillon me 12 shtator dhe bojkoti do përshkallëzohet shkruan klubi i Skëmderbeut.

Njoftimi nga Kf Skenderbeu :

Liga e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore.Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1. Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a. Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

d. Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjëshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare.

U prek nga koronavirusi, Berlusconi shtrohet me urgjence në spital,ka vështirësi në frymëmarrje

Rendohet gjendja shendetesore e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, dy dite pasi u konfirmua me koronavirus.Ai eshte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano dhe lajmin e kane bere me dije burime nga stafi i tij, raportojne mediat italiane.Ish-kryeministri 83-vjeçar nuk është në kujdes intensiv, por thuhet se ka pasur vështirësi në frymëmarrje.Pas disa orësh ekzaminimesh ka pasur një komunikate të shkurtër nga stafi i Presidentit të Forza Italia ku thuhet se “kuadri klinik nuk paraqet shqetësime të ndjeshme”

Për momentin gjithsese Berlusconi do të vazhdoje te qëndroje i shtruar në spital.Sipas mjekeve kjo ishte e nevojshme duke pasur parasysh moshen e tij dhe patologjite e meparshme, si edhe faktin qe ka bere disa nderhyrje delikate.

Berlusconi ka qenë presidenti i skuadrës së Milan për më shumë se 30 vjet ndërsa tani drejton skuadrën e Monza, e cila sapo u ngrit në kategorinë e dytë italiane Serie B.