Me kë do të bashkohet? Rudina Hajdari ndahet me Murrizin për krijimin e partisë së re

Deputetja Rudina Hajdari paralajmëroi pak javë më parë krijimin e një partie të re politike, por pa dhënë shumë detaje.Pak ditë pas deklaratave të saj, dy deputetë të tjerë, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri publikuan logon e partisë së tyre të re, që quhet Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.Fillimisht u mendua se Hajdari do të ishte pjesë e kësaj partie, por duket se deputetja që nuk dorëzoi mandatin do të krijojë një tjetër subjekt. Raportohet se deputetja Hajdari do të bëhet pjesë e Nismës Thurje, për të krijuar një lëvizje të re.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Ditët në vazhdim presim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo për Report TV.

Ende nuk dihet se si do të quhet partia, pjesë e së cilës do të jetë Hajdari, sikundër nuk dihet nëse ajo do të mbështetet edhe nga deputetë të tjerë të asaj që njihet si “opozita parlamentare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: