Besa Shahini është larguar nga detyra e Ministres së Arsimit rreth 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.Ajo e kishte paralajmëruar prej ditësh se nuk do të ishte më pjesë e politikës shqiptare dhe nuk do të merrte pjesë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por largimi i saj kaq herët ka qenë i papritur.Në vend të Ministres Shahini do të emërohet deputetja Evis Kushi.
Ajo vjen nga qyteti i Elbasanit dhe në fillim të këtij viti është zgjedhur edhe kryetare e Partisë Socialiste në këtë qytet.
Sikunder në të gjithë vendin, edhe në Korce këtë të hënë ka startuar zyrtarisht viti i ri mësimor 2020-2021, një vit i pazakontë për shkak të Covid-19.Për 6 mësues në Korçë nuk paska qënë e shkruajtur ti rikthehen auditoreve pasi 2 prej tyre u konfirmuan se ishin pozitiv me kovid ndërsa për 4 mësues të tjerë, që janë kontakte të tyre, janë karantinuar dhe presin përgjigjen e tamponëve.
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë dhë mësuesit nuk janë paraqitur sot në ditën e parë të shkollës.Sikundër mësohet mësuesit janë një 40 vjeçare dhe një 60 vjeçare.Dy mësuesit mësohet se janë njëri në shkollë të mesme dhe tjetri në 9-vjeçare.
Në qytetin e Korçës janë identifikuar 7 qytetarë të prekur nga koronavirusi.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 862 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 167 raste pozitive,te shperndara:88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :
Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskën
Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.
Moti këtë javë do jetë me temperatura të larta, por deri ditën e enjte. Në parashikimin e motit për javën, meteorologia Adiola Bani tha se duke nisur nga dita e enjte do të bien vlerat termike, do ketë vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Kjo situatë tha meteorologia do të vijojë deri me datë 20 shtator, që konsiderohet dhe dita e rikthimit të vlerave tipike të shtatorit. Deri në mesin e javës do kemi temperatura të larta, do kemi mot të kthjellët përveç pasdites ku do ketë vranësira. Deri të mërkurën s’ka reshje dhe do bëjë që moti të mbetet me temperatura të larta. Vlerat termike do jenë 35 gradë, deri të mërkurën me temperatura të larta, ndërsa me vlera 15 -16 gradë në zonat malore në mëngjes ndëra gjatë ditës deri në 36 gradë.
E enjta do sjellë ndryshim të kushteve të motit, do kemi një thyerje me sistem vranësirash të shpeshta me rrebeshe shiu kryesisht në veri dhe me rënie temepraturash duke zbritur vlerat maksimale me 31 dhe 32 gradë. Dita e shtunë do mbetet me vranësira, reshjet në zonat malore që do jenë afatshkrutra. Vlerat termike në fundjavë do jene 32 dhe 33 gradë. Mesjava do na sjellë freskim të motit dhe rënie graduale të temperaturave. Deri kur do vijojnë këto vlera termike? Deri në datën 20 shtator, më pas presim që 10 ditëshi i fundit të shtatori të sjellë freskim dhe rikthim të temperaturave normale të shtatorit. Për reshjet, shtatori do vijojë të mbetet muaj pak a shumë pa reshje.
Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg 40 ditë” për Blerim Bizgjonin, i akuzuar për përdhunimin e 14-vjeçares në Pogradec.Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës arrest me burg 40 ditë,për Blerim Bizgjonin, me argumentit se aq kohë duhet për paraqitur dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.Bizgjoni u paraqit sot në seancën gjyqësore në ngarkim të tij me kokën ulur, ndërsa ka mohuar akuzat.
E gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 14-vjeçares”, ka thënë ai para trupës gjyqësore.
Ngjarja ndodhi në fshatin Vërdovë, ku Bizgjoni akuzohet se e ka marrë të miturën me mirëbesimin e familjes në shtëpinë e tij, por edhe prej pamundësisë ekonomike të familjes së saj,me të cilën më pas ka abuzuar në mënyrë të përsëritur.Bizgjoni u kishte thënë prindërve të vajzës se do të kujdesej për të miturën si të ishte vajza e tij…
Abuzimi u denoncua nga vetë e mitura me akuzën e përdhunimit prej muajit korrik.
Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Korce këtë të hënë ka startuar zyrtarisht viti i ri mësimor 2020-2021, një vit i pazakontë për shkak të Covid-19.Me çanta mbi shpinë e lule në duar për mësuesen, mëngjesin e sotëm nxënësit janë rikthyer në bankat e shkollës, nga të cilat ishin shkëputur që prej nisjes së pandemisë.Bashkë me fëmijët, jashtë ambienteve të shkollave në qytetin juglindor qëndronin të grumbulluar prindërit, ku duket edhe shkelja e protokollit të vendosur nga ministria e Shëndetësisë; vendosja e maskës dhe ruajtja e distancës.
Rikthimi i fëmijëve në shkolla sipas prindërve është gjëja e duhur pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve nga Covid. Ata shprehen se nëse respektohen masat anticovid, çdo gjë do të vijojë normalisht.
“Po u mbajtën rregullat, të mbajnë maskën, të ruhet distanca çdo gjë do të shkojë normal. I ruajt Zoti. Nëpër shpi ishte kot, (mësimi). Sa ju hanin kohën kot, vetëm boshlliqë kanë. Shkolla është ajo që plotëson gjithçka”, thotë një prind.
“Më mirë në shkollë, në shtëpi është e vështirë”, shprehet një tjetër.
58 shkolla në qytetin e Korçës kanë hapur dyert për 7900 nxënës.
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, njëherë lideri i Partisë Forza Italia është shëruar nga COVID-19.Ish-kryeministri italian ka qëndruar 12 ditë rresht në spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.“Tamponi i kryer pak orë më parë ka dhënë rezultat negativ e pas pak ditësh pritet të kryhet dhe një tampon i dytë.Lideri i Forza Italias ndodhet në rezidencën e tij në Arcore në gjendje izolimi derisa dhe tamponi i dytë të jap një përgjigje negative.
“Qe prova më e rëndë e jetës time, por dhe kësaj here ia hodha”, është shprehur ai sot, menjëherë sapo ka lënë spitalin San Raffaele.
“Secili prej nesh është i ekspozuar dhe mund të infektojë të tjerët, prandaj i bëj apel për një përgjegjësi maksimale sociale e personale”, ka thënë për mediat italiane Silvio Bersluconi.
Silvio Berkusconi qëndroi në spitalin e Milanos nga data 3 shtator deri më 14 shtator.