Salvini para gjykatës, rrezikon dënim deri në 15 vjet burg

Udhëheqësi i opozitës italiane të ekstremit të djathtë Matteo Salvini, doli para gjykatës të shtunën në mëngjes për akuzat e ngritura ndaj tij.Salvini ndeshet me akuzën e pengmarrjes dhe shpërdorimit të detyrës për veprime të kryera gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm. Ai vonoi zbarkimin në tokën italiane të 131 imigrantëve në gusht të vitit 2019.

“Jam i qetë dhe gjakftohtë. Nuk besoj se kam shkelur ndonjë ligj, por kam bërë vetëm atë që italianët më kanë kërkuar,” shkroi të premten Salvini në Twitter.


Gjykatësi i hetimeve paraprake në Katanja duhet të vendosë nëse çështja e Salvinit do të kalojë apo jo për gjykim. Mediat italiane raportuan se nuk pritet një vendim i menjëhershëm.

Në korrik, Senati italian vendosi t’i heqë Salvnit imunitetin. Nëse Salvini dënohet, ai rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.