Formacioni i mundshem/Asnjë kuqezi me koronavirus,Kombëtarja niset drejt Kazakistanit

Kombëtarja Shqiptare është nisur mëngjesin e sotëm drejt Kazakistanit, ekip me të cilin do të përballet më 11 tetor, në kuadër të ndeshjeve të Nations League.Nuk ka asnjë ndryshim në organikë duke marrë për referencë ndryshimet e fundit, që ndodhet të enjten.Lajmi i mirë fakti që rezultatet e tamponëve të marrë një ditë para nisjes janë të gjitha negative.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, pas përballjes te Kazakistanit, do të udhëtojë drejt Lituanisë, me të cilën do të luajë më 14 tetor.

Një ditë më parë FSHF njoftoi se Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjekësor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.

Që nga e mërkura me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të siguronte lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa mesditën e së enjtes me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.

Sa i përket sulmuesit të Kombëtares U-21, Emiljano Bullari, ai kthye te skuadra e Shpresave.

FORMACIONI – Etrit Berisha pritet që jo vetëm të jetë titullar, por edhe kapiten i Kombëtares. Përpara portierit të SPAL-it, ka vetëm një dilemë për trajnerin Reja. T’i japë edhe një shans Enea Mihajt apo të testojë treshen Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla. Kjo, në bazë të testeve që ai ka bërë gjatë stërvitjeve në Durrës. Nga krahët, dilema është në të djathtë. Mungesa e Hysajt dhe tashmë edhe e Uzunit ka bërë që trajneri të mendojë për një strategji taktike. Frederik Veseli dhe Albi Doka janë testuar si dy të mundshëm më të përshtatshëm për linjën e djathtë. Gjithashtu, trajneri ka testuar edhe Ermir Lenjanin, një anësor të majtë në rolin e tij, por me strategjinë që të jetë një lojtar që futet brenda në zonë për të gjuajtur me të majtën. Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Trashin. Në mesfushë, Keidi Bare dhe Amir Abrashi pritet që të kenë në mes Kallakun, më i favorizuar në krahasim me Çekiçin dhe Laçin. Mesfushori i Lokomotivës duket se ka bindur trajnerin që t’i japë besim. Me të në fushë, krahas 3-5-2-shit klasik, mund të bëhet edhe spostimi taktik 3-4-1-2. Krahas Kallakut, debutues pritet të jetë edhe Broja, i cili vendoset në majë të sulmit me Manajn. Vrioni vjen pasi ka marrë leje nga Juve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: