LSI ndez motoret Kryemadhi: Edi Rama do thyejë hundët

LSI ndez motorët e fushatës. Kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me kryesinë e LSI-së në Durrës, për të ndarë e përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.Kryemadhi ishte e bindur që LSI-ja jo vetëm do dale forcë e parë në Durrës, por do t’i “thyente” hundët kryeministrit Rama, duke çinstaluar krimin e rrënjosur prej tij.

Sot jemi mbledhur për të institucionalizuar strukturën drejtuese dhe shtabin drejtues së fushatës të zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës duke krijuar një hapësirë komplet të re. Mund të them edhe shumë ndriçuese për shkak të elementeve dhe përfshirjes së grave dhe vajzave dhe intelektualëve në strukturën e LSI, gjë që për hir të së vërtetës fshehja e personaliteteve, fshehja e kontribuuesve kryesor jetën politike dhe shoqërore të Durrësit ka ardhur duke u venitur në dekadat e fundit.

Doja ti uroja suksese Kontianës, si Kryetare e LSI-së për Bashkinë e Durrësit Eno Karapicit, kontabilist i cili është qytetar i vjetër i qytetit të Durrësit dhe Nënkryetar i LSI në Durrës, Bujar Dhimos, një prej themeluesve të LSI në Durrës, si Nënkryetar dhe Vis Vatës, për të qenë Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të drejtojë pjesën organizative dhe strukturore të të gjithë LSI-së në Bashkinë Durrës. Ndihem me thënë të drejtën edhe e vlerësuar për prezencën tuaj këtu por nga ana tjetër, ndihem mbi të gjitha më e motivuar për të kuptuar se sa shumë ka përkrahje dhe sa shumë LSI ndihet e vlerësuar për angazhimin e të gjithë juve duke pasur parasysh doktoreshën, duke pasur parasysh Elin, Rexhinën, Adriatikun e shumë angazhime të tjera të të gjithë personaliteteve të spikatura të qytetit të Durrësit, që i kanë munguar jo vetëm LSI-së, por i kanë munguar të gjithë politikës së Durrësit.

Detyra jonë dhe jo vetëm detyra, por edhe vizioni që LSI ka, nuk është thjesht angazhimi juaj, por është krijimi i një vizioni dhe i një plani konkret për t’i rikthyer Durrësin qytetarëve të Durrësit, për ta shkëputur dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi, nga baltosja e të gjithë misionit në qytetin e Durrësit, një nga qytetet që për hir të së vërtetës sot ka më shumë rëndësi se sa qyteti i Tiranës, për shkak të pozicionit të tij, për shkak të influencës që ka jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe për shkak të influencës që ka në ekonominë shqiptare e në krijimin e vendeve të reja të punës, i cili sot është uzurpuar, është grabitur nga një grup njerëzish që jo vetëm ka krijuar një situatë ekonomike dhe një situatë dhe ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët e qytetit të Durrësit. Kjo situatë tjetërsohet dhe zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë.

Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.