Deputeti zhvishet në mes të parlamentit, ironizon kolegët: Keni turp të më shihni lakuriq, por…

Si formë proteste kundër korrupsionit në vend, një prej politikanëve meksikan u zhvesh në mes të parlamentit.Në foto shihet deputeti Antonio Garcia Conejo, i veshur vetëm me mbathjet e tij, duke qëndruar në një podium.

Ai deklaroi:

Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur pasi u keni vjedhur të gjitha paratë dhe pasurinë e tyre.

Postimi është parë më shumë se 7.4 milion herë brenda vetëm disa ditësh. Veprimi i tij kishte si qëllim për të turpëruar politikanë të tjerë për vjedhje dhe varfërimin e njerëzve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.