COVID-19, Katalonja mbyll baret e restorantet për 15 ditë

Shumë shtete po rikthejnë masat e kufizimit si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.Ndersa edhe Katalonja nga nesër në mbrëmje do të mbyllë për 15 ditë baret dhe restorantet.

Njoftimi vjen pas bllokimit të pjesshëm të Madridit dhe kufizimeve të tjera të vendosura në rajonet e Andaluzisë, Navarre dhe Galicia për të adresuar rritjen e infeksioneve në Spanjë, ku pandemia ka shkaktuar të paktën 33,000 viktima.

Një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi edhe në France .Presidenti Macron njoftoi se 9 qytete të vendit do të vendosen në shtetrrethim gjatë natës nga ora 21:00 deri në 06:00.Kujtojme qe një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi edhe në Holandë ku pas orës 22:00 kafenetë dhe restorantet do të mbyllen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.