E rëndë në Korçë/ 18-vjeçari nuk ia doli, ndërron jetë pas aksidentit

Një aksident i rëndë rrugor ka marrë jetën e 18-vjeçarit Florian Matraku në Korçë. Ngjarja ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec. Sipas burimeve, i riu po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas nga një automjet që po lëvizte në drejtim të Maliqit.

Përplasja ishte e fortë dhe 18-vjeçari pësoi dëmtime të rënda trupore.

Ai u transportua në Spitalin e Korçës, ku u fut në reanimacion dhe iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, Florian Matraku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët po punojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes, shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Njoftim i policisë:

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

s

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.