Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se ndodhet përpara një prej zgjedhjeve më të vështira të karrierës së tij politike, pas debatit për Reformën Territoriale. Braçe tha se në mbledhjen e grupit parlamentar iu kërkua të largohej nëse nuk voton reformën.
“Mu tha nominalisht në mbledhje grupi: po nuk e votove, largohu. Ose do rri, ose do iki”, u shpreh ai.
Megjithatë, Braçe theksoi se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, duke deklaruar se PS është partia e tij dhe duke iu referuar edhe rreth 25 mijë votave që ka marrë në zgjedhje.
Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, tha ai.
Braçe pranoi se në mbledhjen e grupit parlamentar i është thënë nominalisht se, nëse nuk e voton Reformën Territoriale, do të largohet nga grupi i PS-së.
Braçe: “Kështu, sikur u tha sot dhe ishte nominale dhe m’u adresua nominalisht. Unë s’jam i listës së mbyllur, do e kisha moralin ta lija. Sa kohë janë ato 25 mijë vota, natyrisht, u takon atyre ta thonë. Unë nuk iki nga PS. Si mundet të pranoj që ca njerëz që më gjetën, do ikësh nga PS-ja? Po përfshirë të gjithë.”
