Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, 7 tetor, në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 18-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i riu ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave. Në vendngjarje ndodhet edhe drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

