Covid 19 /Ndalohen dhe gjobiten në Itali autobusët e nisur nga Shqipëria

Mbyllja e kufijve me Italinë për shkak të pandemisë mesa duket i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako e porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Itali, duke përdorur autobusët e linjës Shqipëri-Itali. Por kjo nuk lejohet më kohët e fundit në vendin fqinj, ku autoritetet italiane mëngjesin e sotëm kanë ndaluar e inspektuar dy autobusë nga Shqipëria plot me bagazhe të pajustifikuara.

Il quotidiano raporton se dy autobusët janë ndaluar në portin e Barit e në vend të pasagjerëve transportonin valixhe, pako e mallra.Policia doganore e Barit në bashkëpunim me policinë kufitare e me autoritetet e Policisë financiare kanë kryer kontrolle të automjeteve e pasagjerëve që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali.Gjatë kontrollit janë ndaluar 2 autobusë me targa shqiptarë e të drejtuar nga shoferë shqitparë. Në autobusin e parë nuk është gjetur asnjë pasagjer e shumë bagazhe të pajustifikuara për transport. Në autobusin e dytë po udhëtonin 10 pasegjerë e një numër i lartë thesësh e pakosh ishin jo në pronësi të udhëtarëve.


Autoritetet italiane kanë vendosur ndalimin administrativ për 3 muaj të qarkullimit të autobusëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.