Covid-19 në Itali, rreth 11 mijë raste të reja dhe 89 viktima

Italia, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ka pësuar një përkeqësim me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm.Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10874 raste të reja, ndërsa u kryen 144.737 tampone. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja me COVID-19.Ndërkohë 89 persona humbën jetën, ndërsa 2046 persona u shëruan.

Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312).


Rajoni i Lombardisë i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare të shtunën dhe të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.