Ministri i Jashtëm grek pritet me protesta në Tiranë, Idrizi: Turp! Rama po çon para axhendën greke

Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë është shoqëruar me protesta. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar sot një tubim para Ministrisë së Jashtme.Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe përkrahësit e PDIU-së janë përplasur me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme.Ndërkohë që Dendias arriti të futej nga dera e përparme e ministrisë , Idrizi tha se ata arritën ta ruanin ministrin grek.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”, “Mos harro Çamërinë”’


Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.

IDRIZI:Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”

Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dh e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit. Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve”,- tha ai.

Shpëtim Idrizi bëri të ditur se sipas të dhënave të tij, policia e shtetit ka shoqëruar 22 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.