Dishnice,Korçë/ Bie nga zetori,humb jetën 60 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dishnicë të Korçës.Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga zetori .Mësohet se viktima është Kostika Nunka, 60 vjeç.

Sipas uniformave blu, viktima Kostika Nunka ka qenë duke lëvizur me një mjet tip zetor me drejtues shtetasin A.Sh, 53 vjeç, nga ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.