Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se maska nuk të mbron nga Covid-19. I ftuar në studion e “Open”, teksa po diskutohej nëse duhet mbajtur apo jo me detyrim maska në publik, Pipero tha se maska vetëm parandalon përhapjen e stërklave, por nuk është 100% efektive për mostransmetimin e koronavirusit.
“Askush të mos mendojë se maska na mbron nga koronavirusi. Jo, absolutisht. Është vetëm një formë parandalimi për shpërndarjen e stërklave, kaq,”– tha Pipero.
Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se ai si mjek i qëndron versionit të tij të parë, se maska në ambientet publike nuk duhet vendosur, pasi njerëzit nuk infektohen nga ajri i jashtëm i pastër. I ftuar në “Open”, Pipero tha se maska, sipas tij, duhet vendosur në ambiente të mbyllura dhe në momentet që ka grumbull njerëzish.
Pjesë nga biseda :

Pëllumb Pipero: I qëndroj versionit tim të parë. Për mendimin tim, masak duhet vënë në momentin që je në grumbull njerzish, në ambiente të brendshem, etj. Virusi qarkullon me qytetarët, me ne, jo jashtë nesh. ajri i jashtëm është i shëndetshëm, përdorimi i maskës apo i të gjithë masave të tjera që kufizojnë virusin janë të mirëpritura dhe të mbështetura nga ana ime, por jam i pari specialist që kam deklaruar se maska nuk duhet mbajtur në ambiente të hapura. Më mbron kur kam përballë një person, disa persona, apo kur futem diku, në një ambient të brendshëm. Si specialist i shëndetit publik…në fakt mua mirë do ishte të më pyesnit për vetë sëmundjen…por më zuri
Eni Vasili: S’të kemi marrë mezor Pipero
Pëllumb Pipero: Jo, kam ardhur me dëshirë…
Eni Vasili: Por, na thoni pra, sipas jush pse duhet mbajtur masa…ju po thoni që maska duhet vënë kur jemi në një rreth me njerëz, por meqë e bënë me detyrim, le ta vëmë…
Pëllumb Pipero: Jo, s’po them atë, unë flas dhe si qytetar dhe si qytetar, e repsektoj ligjin…
Eni Vasili: Ne po ju pyesim si mjek.
Pëllumb Pipero: Si mjek, jua shpjegova.
Nga nesër, të gjithë shqiptarët janë të detyruar të vendosin maskat në vende publike. Kush nuk e bën këtë gjë, ndëshkohet me 3 mijë lekë gjobë dhe në raste përsëritje, gjoba është pesë mijë lekë.