Java nis me shi! Meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave

Pas stabilizimit të motit dhe një vikendi relaksues në aspektin meteorologjik java e ardhshme na sjellë reshje intensive shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.Një ciklon mjaft i pasur me lagështirë direkt nga Italia do të përfshijë fillimisht Shqipërinë dhe shumë shpejt pastaj do të përhapet edhe në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pasditen dhe mbrëmjen e së hënës.

Në Shqipëri, përpos reshjeve të dendura të shiut priten edhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe rrebeshet me vetëtima nuk përjashtohen edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet më të dendura priten natën mes së hënës dhe së martës si dhe mëngjesin e së martës. Ky ciklon do të sjellë edhe ulje të përkohshme të temperaturave si dhe reshje bore në viset e larta malore, por në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi në viset malore priten reshje të dendura bore dhe nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa ultësira p.sh. në Sarajevë. Reshje bore priten edhe në viset më të larta malore të Shqipërisë, Kosovës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë së Veriut. Pas ndërprerjes së reshjeve dhe kalimit të ciklonit pritet përmirësim i përkohshëm i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan

Greqia drejt mbylljes, maska me detyrim kudo

Një tjetër shtet është në prag të mbylljes si pasojë e valës së dytë të Covid-19.Situata konsiderohet mjaft alarmante sipas autoriteteve greke, të cilat e konsiderojnë vetëm një hap larg “mbylljes”. Mjaft zona në vend janë cilësuar me rrezik të lartë dhe janë listuar si “Niveli 4”.Ministria e Shëndetësisë në Greqi raporton se niveli i riskut përcaktohet nga numri i të prekurve për 100 000 banorë.

Zonat si ajo e Atikës, Karditsës, Janinës, Trikalas, Kozanit, Kosturit, Heraklionit, Thias, Samos, Mitilinist dhe Zakintos konsiderohen në nivelin 3, por me potencial të madh që të kalojnë në nivelin 4.

Këto zona kanë mesatarisht 94 të prekur për 100 000 banorë, situatë e cila mund të përkeqësohet në vijim sipas autoriteve greke.

Studimi/ Në 6 vende evropiane qytetarët shfaqën probleme mendore gjatë pandemisë

Të dhënat e një studimi të kryer së fundmi nga Instituti kërkimor, Elma, janë shqetësuese.Sipas tij, hulumtimi i realizuar në gjashtë vende europiane (Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Spanjë, Poloni), tregon se rreth 60% e qytetarëve kanë shfaqur simptoma të çrregullimeve psikologjike gjatë karantinës, të cilat zgjateshin në më shumë se 15 ditë.

Shtetet ku ndikimi i Covidit mbërrin majat janë Spanja me 69% dhe Italia e Britania, secila me nga 63%.

Në Gjermani, shifra ishte më e ulët, më pak se 50%. Simptomat kryesore të përmendura në studim janëe pagjumësia ose zgjimi gjatë natës, lodhja ose këputja dhe mungesa e energjisë, trishtimi apo dëshira për të qarë, mungesa e interesit ose kënaqësia për të bërë gjëra, momentet e ankthit dhe panikut.

Shumica e qytetarëve të intervistuar pranuan se kanë pasur të paktën dy prej këtyre shenjave. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologëve për të përballuar situatën që është krijuar.

165 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,11 TE PREKUR NE POGRADEC

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 960 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 11 janë në Pogradec dhe 3 ne Korçe.Tre persona kanë humbur jetën.Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 102 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 9406.

E plote:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19. Në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 165
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 960
Testime totale 97703
Raste pozitive 15231
Raste të shëruara 9406
Raste Aktive 5409
Humbje jete 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër 59

Korçë/ U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona

Goditet një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalimin e paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm dhe u arrestuan në flagrancë nga policia 4 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Korçë, Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

PANDEMIA/MASAT E REJA:NGA JAVA E ARDHSHME, MASKA E DETYRUESHME KUDO

Ne publikimin e vendimit të ri të qeverisë nga e enjtja e 15 tetorit, maska do jetë e detyrueshme në çdo ambient, përveç shtëpisë dhe lokalit ku konsumohet dreka.Maska do të kthehet në normalitetin e këtyre muajve të paktën deri në shkurt”.

Rama tha se ;Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavcolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në cdo mjedis, në cdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion asnjë individë që mund ti shmanget gjobës”.

Policia e shtetit dhe ajo bashkiake, në survejim

Implementimin e masave do ta bëjë policia e shtetit dhe policia bashkiake dhe jo inspektorët.

“Nuk do të përdorim inspektorë sepse jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë shërbimet dhe të gjithë bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cënojnë dinjitetin e njerëzve dhe shtetit. Por policia e shtetit dhe policia bashkiake do të survejojnë të gjithë territorin dhe do të jenë me tolerancë zero për maskat në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do të jetë në faturën e dritave” tha Rama.

Qafë Zezë Kolonje/Ishin të varfër por sëmundja e djalit i rrënoi

Ngado nëpër Shqipëri, ne çdo qytet e fshat gjen familje që e kanë nga një hall nen çati. Vështirësitë ekonomike e sëmundjet janë hallet që stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ndesh me shpesh, prandaj “Shqiptarët…” gjenden kudo, ne veri e jug, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni kudo ku ka shqiptarë.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkuan në fshatin Qafë Zezë të Kolonjës për të takuar familjen Çaushi. Emigrimi ka nisur ta tkurre prej vitesh, pak e nga pak këtë fshat. Të rinjtë ikin për mundësi të reja, por familjet kanë mbetur këtu. Janë 80 shtëpi, ne kemi ndalur tek njëra prej tyre. Këtu gjetëm një babanë këputur nga dhimbja dhe dy motra që dergjen në lot për vëllain e vogël, dritën e syrit të tyre.

Renaldi 11-vjeçar vuan nga leuçemia,“Unë jam Fiorela jam 18 vjeç, të jetosh këtu nuk është jetë. Situata ekonomike është shumë e rëndë, kemi ndihmën ekonomike 56 mijë leke të vjetra edhe ushqimi është i pakët, shikojmë datën derisa vjen data për të marrë ndihmën, babi punon shumë që të sigurojë drutë e dimrit. Ne përpiqemi të ndihmojmë prindërit me aq mundësi sa kemi. Ne kishim mamin dhe vëllain nuk është më këtu”,- thotë njëra nga vajzat e shtëpisë.

“Jam shumë e lidhur me vëllain, ai është shpresë për ne. Rrinim bashkë, kujdesesha për të, kur kisha shqetësim ma thoshte mua. Ai edhe pse i vogël i kuptonte kushtet, përpiqej të mos qahej. Edhe pse ishte 6 vjet më i vogël, thoshte do punoj. Na prishi planet tona, ëndrrat tona.

I ati i Renaldit nuk i mban dot lotët kur flet për të birin.

“Unë jam Benardi, jetoj në këtë banesë të ngritur me djersë me ndihmën e familjarëve. Rrobëtohem, kursej, tre fëmijë kam tre yje të pagëzuar, nuk di. Unë jam mësuar edhe më keq se kaq, po kam 5 muaj që po shkoj keq e më keq, më ka rënë halli i djalit, është me leuçemi. Mërzitem, shkoj në Tiranë e kam mendjen nga shtëpia”-thotë me lotët që i rrëshqasin faqeve babai I 11 vjeçarit.

Renaldoja ishte fëmija që solli gëzim të madh në shtëpi pas dy vajzave të para. Për aq kohë sa ka qene mirë, edhe ashtu i vogël e nuk i ishte shfaqur sëmundja, gjithmonë është përpjekur t’i bëhet krah babait në punet e fshatit.

E si të mos mjaftonin hallet ekonomike iu shfaq një sëmundje që i rrënoi të gjithë në shtëpinë e tyre. E kur sëmundja mbërrin në një shtëpi kaq të varfër, pesha bëhet edhe më e madhe. i ati Leonardi gjen punë nëpër fshat për të siguruar mbijetesën ndërsa e ëma Enkeleda është e papunë.ballkanweb