VIDEO/ Pirlo e nis me fitore aventurën në Champions, shkëlqen Morata

Më disa javë vonesë se sa ishte planifikuar, fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2020/21 më në fund filloi sot.Bardhezinjtë mposhtën 2-0 në transfertë Dinamon e Kievit në ndeshjen e vlefshme për Grupin G.Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata shënoi të dy golat e sfidës duke i dhënë mundësinë trajnerit Andrea Pirlo të nisë me sukses aventurën europiane.

FT| Dinamo Kiev-Juventus 0-2
A.Morata 46′, 84′

Sulmuesi spanjoll gjatë golit të parë finalizoi bukur aksionin e Juventusit,

ndërsa në të dytin ai realizoi me kokë duke i siguruar në këtë mënyrë 3 pikë të arta “Zonjës së Vjetër”.

Ylli i ekipit Paulo Dibala u aktivizua në minutën e 56-të të takimit duke shuar përkohësisht zhurmën brenda kampit bardhezi.

Në sfidën tjetër të Ligës së Kampioneve Zenit Shën Petërburg-Klub Bryzh, fitues dolën kampionët belg në fundin e takimit. Sfida në Rusi përfundoi me rezultatin 1-2.

Kujtojmë që në stadium ishin rreth 10 mijë tifozë por duke rrespektuar rregullat anti-Covid.

Pasaportat/ Ambasada shqiptare në Athinë njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike.Sipas një njoftimi të publikuar në ‘Facebook’, ambasada ka bërë me dije se dokumentet do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës.

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.
Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.

Rriten rastet me Covid në arsim/ Katër mësues pozitiv në Korçë

Bashkia e Korçës, ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me Covid-19 dhe mbajtja e maskës,është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.

Në 24 orët e fundit, janë rritur rastet e mësuesve me Covid-19 në qarkun e Korcës.

Nga 30 rastet e raportuara ditën e sotme, mësohet se 4 prej tyre janë mësues.

Sipas informacioneve, 2 mesues kanë rezultuar pozitiv në Korçë, 1 mësues në Maliq dhe 1 pedagog në ‘Universitetin Fan Noli’.

Pipero ben apelin e rëndësishëm: Kujdes, nëse e bëni këtë veprim me maskat, rrezikoni shëndetin tuaj

Të gjithë qytetarët prej disa ditesh duhet të mbajnë maskë si në ambjente të mbyllura ashtu edhe në rrugë. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid 19 në vendin tonë.I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, mjeku infeksionist foli më gjatë rreth kësaj teme, ku u shpreh se rëndësia e maskave është maksimale dhe se ato nuk duhet të hiqen shpesh herë gjatë ditës sepse kjo i bën maskat më të rrezikshme.Përgjithësisht rekomandohet në varësi të llojit të maskës nëse maska hiqet nuk duhet të përdoret më.

Por bëhet fjalë për mjediset e kontaminuara. Nëse unë jam në spital, nëse në shtëpi kemi një të sëmurë i cili po trajtohet aty dhe ambienti i tij është i ndotur, ajo maskë hiqet, hidhet dhe vendoset një e re, ndërsa në rrugë apo mjedisin e jashtëm unë nuk besoj se është nevoja ta heqim dhe ta hedhim.

Por unë këshilloj që ta heqim sa më pak dhe ta përdorim sa më shumë. Sa më shumë ta përdorim aq më të sigurt jemi.Kur vjen puna për llojin e maskës, kohën që duhet mbajtur, vendet ku duhet dhe nuk duhet mbajtur, personat të cilët nuk duhet ta përdorin specialistët e kanë përshkruar jashtëzakonisht mirë.

Mjeku u shpreh se nëse maska hiqet shpeshherë gjatë ditës e humb efikasitetin e saj dhe më shumë do jetë e rrezikshme sesa e shëndetshme.

Covid-19 në Itali, rreth 11 mijë raste të reja dhe 89 viktima

Italia, sikurse pjesa më e madhe e Europës, ka pësuar një përkeqësim me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku numri i rasteve të reja është rritur ndjeshëm.Mediat italiane shkruajnë se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 10874 raste të reja, ndërsa u kryen 144.737 tampone. Ditën e djeshme u regjistruan 9338 raste të reja me COVID-19.Ndërkohë 89 persona humbën jetën, ndërsa 2046 persona u shëruan.

Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve të reja është Lombardia (2,023), e ndjekur nga Piemonte (1,396) dhe Campania (1,312).

Rajoni i Lombardisë i propozoi qeverisë të ndalohen nga 22 tetori aktivitetet ekonomike jo thelbësore dhe lëvizjet e njerëzve nga ora 23:00- deri në 05:00 të mëngjesit, duke shtuar se do t’u kërkohet gjithashtu të mbyllin të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare të shtunën dhe të dielën.

COVID 19/ Ç’PO NDODH NË GREQI,JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR SOT

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 8 viktima dhe 667 raste të reja me koronavirus.Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 26.469 të prekur.Gjithashtu 45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare.

Ndërkohë që 87 pacientë po trajtohen të intubuar, 260 të tjerë janë liruar nga ICU.
Sot janë publikuar edhe 8 vdekje të tjera duke shkuar numri në 528 vdekje gjithsej në vend. Dje u raportuan 438 raste me covid, çka tregon se numri i të prekurve është rritur ndjeshëm.

Zhdukja e vajzës shqiptare, mediat greke: Është parë në Athinë në gjendje të rënduar , dyshohet se…

Zhvillimet në rastin triller të zhdukjes së 19-vjeçares Artemis Vasili, gjurmët e të cilës u zhdukën nga zona e Koropit, në mesditën e së premtes, nuk duken aq premtuese. Sipas Life Line dhe konkretisht shërbimit Silver Alert, ka katër dëshmi që pretendojnë se ata e panë vajzën e re duke ecur në rrugët kryesore të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike, shkruajnë mediat greke.Konkretisht të shtunën në mëngjes, dëshmitë raportojnë se një grua e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë vetëm në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës së re dhe u përpoq ta ndihmonte, ndërsa Artemisi u largua.

Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes, duke zbritur në stacionin e autobusit “Universiteti”, ai pa 19-vjeçaren e trembur dhe me nxitim.Gjithashtu një informacion tjetër që vjen nga njerëz të EKAB është se ata u thirrën për të marrë një vajzë 20-vjeçare në zonën e Monastiraki, të cilës i kishte rënë të fikët në rrugë. Më pas u njoftuan autoritetet, por vajza deklaroi se ishte mirë dhe nuk i ndoqi ata. Të gjitha këto dëshmi i kaluan Departamentit të Sigurisë Koropi, i cili po heton çështjen dhe po bëhen hetime.

Familja dëshiron gjetjen e vajzës

Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert përmes Protothema.gr i bën thirrje gruas që të shtunën në mëngjes pa Artemisën në gjendje të keqe psikologjike dhe bisedoi me të për ta ndihmuar, të kontaktojë shërbimin, sepse dëshmia e saj mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës. Familja apelon për këdo që di diçka të kontaktojë policinë në 1065 dhe t’i kërkojë vajzës së tyre të kthehet përsëri tek ata.

Familja ka frikë se fati i fëmijës së tyre mund të jetë i keq, pasi është dita e pestë që vajza e re është larg shtëpisë, pa dhënë shenja jete. Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre në telefonin e saj celular dhe llogaritë e mediave sociale, ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në mesditë në një rrugë në Koropi.

Njohja me një djalë dhe mos-aprovimi i të atit

Thuhet se ajo kishte njohur një djalë 25 vjeç në rrjetet sociale, por babai i saj nuk kishte qenë dakord me këtë lidhje. Ndarja e mundshme me djaloshin që pëlqente mund të ketë sjellë përshtjellimin e së resë, që njihet edhe si natyrë e mbyllur.

Burimi :protothema

ALKETA VEJSIU RRËFEN EKSPERIENCËN E SAJ TË INFEKTIMIT ME COVID-19: NUK ËSHTË SHAKA

Vejsiu ka treguar se e ka kaluar më herët Covid-in, dhe fatmirësisht tani është në gjendje të mirë shëndetësore.Moderatorja Alketa Vejsiu ka këshilluar ndjekësit e saj në Instagram që të vendosin maskën ndërsa ka rrëfyer edhe eksperiencën e saj personale me Covid-19.Moderatorja i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes për veten, pasi Covid-19 nuk është shaka.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat.

Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!

Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”- ka shkruar moderatorja,

Një muaj pas prishjes së fejesës, zbulohet arsyeja pse Jon Gjebrea u nda nga e fejuara

Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Pas dy vitesh fejesë , marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës.

Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA.

Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë.Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë.E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo nuk jam në një lidhje”. Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab.

Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun. Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë.

“Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë. Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo.

Por duket se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihet e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimemeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi del të darkojë në restorantet e Nju Jorkut./korrieri/

Monika Kryemadhi: Do fitojmë 100 mandate, simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë për shtyp. Në fjalën e saj para gazetarëve, Kryemadhi ka thënë së Kryeministri Edi Rama nuk i shpëton dot përgjëgjësisë për dëmet që i ka shkaktuar vendin në dy mandate qeverisje ndersa tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se opozita e bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste.Ndersa deklaroi se fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme kundër pesë njerëzve, që po grabisin Shqipërinë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas.

Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Pyetje: A jeni e gatshme të pranoni në listat e LSI edhe aleatë të tjerë të opozitës? Nëse po, cilët janë?

Monika Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë.

Pyetje: Nëse fitoni, a do zënë të rinjtë poste politike, apo do vazhdohet me të njëjtat fytyra?

Monika Kryemadhi: Edhe në një familje stafeta është pjesë biologjike e kujtdo nga ne, e njëjta gjë është edhe në politikë. LSI është një nga partitë që ka mbijetuar më gjatë dhe është e vetmja që votat vijnë duke iu rritur me 20-30,%, që nga dita e krijimit të saj, dhe kjo falë të rinjve. Flet vetë zgjedhja e Kejdi Mehmetajt 20 vjeçe deputete, që kanë arritje në Parlament më shumë se ministrat tanë, por edhe Gjosha, Caka, Braimllari, që e kanë nisur karrierën politike që në bankat e shkollës. Një nga arsyet pse hungërin Rama sot është edhe rritja e LSI. Rama nuk ka asnjë ëndërr, sepse është peng. Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng, duhet të largohet. Ndaj dhe vetë politika e LSI sot është shtrirja, zgjerimi. Pasuria më e madhe e LSI sot janë të rinjtë.

Ilir Meta:Jam stërvitur për të qenë përherë në superformë, e për të ngritur vetëm pesha të rënda

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto të rrallë të tij, si peshëngritës. Bëhet fjalë për një foto të Metës të para 35 viteve, gjatë stërvitjes me dy miqtë e tij, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi.Teksa i shpreh mirënjohje profesor Berberit, presidenti shkruan në postimin e tij se është stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

Postimi i plotë i Presidentit në Facebook :

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.

Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive. E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.

Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

Nuk vendosin maskën anti-Covid, policia gjobit 522 qytetarë

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit. Për këto raste, shërbimet e Policisë së Rendit dhe ato të Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

I kërkoi rrogën prej 5000 eurosh pronarit grek, emigranti bëhet për spital nga djali i bosit

Një punëtor fushe, emigrant, e ka pësuar keq nga bosi i tij grek ndërsa ka shkuar për ti kërkuar 5000 euro që i detyrohej. Ngjarja e pasqyruar sot në mediat greke mësohet se ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ku sapo emigranti i kërkoi pronarit të tij ti shlyente detyrimet, djali i tij e nxori me forcë nga dyqani i tyre ku shesin patate dhe e rrajhu keq.Punëtori Bilal Odin po trajtohet në spital për goditje në kokë, fytyrë dhe trup.

Lëvizja “Të Bashkuar Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Fashist” e denoncoi ngjarjen dhe kërkoi reagimin e të gjithë shoqatave dhe sindikatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut të dënojnë racizmin dhe dhunën.

“Është koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së mijëra punëtorëve migrantë në tokë dhe për ti legalizuar të gjithë këtu dhe tani” thuhet në deklaratë.

COVID 19 /301 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,30 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 30 qytetarë janë në Korce 2 ne Devoll dhe 1 në Pogradec.Janë shëruar 58 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë.Një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Aktualisht, të shtruar në spitalet Covid janë 255 pacientë.Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
  • 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
  • 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
  • 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
  • 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
  • 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.
  • 1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

HUMBJE JETE

SITUATA NE SPITALET COVID

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nga 255 pacientë, 22 janë në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 301
  • Të shëruar ne 24 orë 58
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1407
  • Testime totale 1515782
  • Raste pozitive 17651
  • Raste të shëruara 10225
  • Raste Aktive 6968
  • Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3430
  • Durrës 700
  • Shkodër 473
  • Fier 444
  • Korçë 432
  • Lezhë 349
  • Elbasan 293
  • Vlorë 270
  • Berat 215
  • Kukës 176
  • Dibër 91
  • Gjirokastër 86

Ky është vendi i parë në Europë që rikthen karatinën dhe kufizimet më të forta!

Irlanda është bërë vendi i parë në Europë që ka rikthyer izolimin e vendit. Kryeminsitri u ka kërkuar qytetarëve të tij të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga mesnata e së mërkurës.Dyqanet me produkte ose shërbime jo-thelbësore do të mbyllen dhe njerëzve u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi, me një limit udhëtimi prej 5 km për t’u ushtruar apo për të lëvizur.Nga mesnata e së mërkurës, vendi do të zhvendoset në nivelin më të lartë të bllokimit për gjashtë javë. Po ashtu, vende si Belgjika, Holanda dhe Franca, kanë mbyllur baret e restorantet dhe kanë vendosur kufizimin e lëvizjeve gjatë natës.

Në një fjalim të zymtë për të njoftuar kufizimet, politikani Micheal Martin, tha se ai e kuptonte se do të kishte zhgënjim, vetmi dhe dëshpërim, por se kishte shpresë.Nëse bashkohemi gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të jemi në gjendje të festojmë Krishtlindjet në një mënyrë kuptimplote … udhëtimi nuk do të jetë i lehtë, por e ardhmja është në duart tona. Secili duhet të gërmojë thellë dhe të këmbëngulë. ”

TRANSPORTI PUBLIK DO TE FUNKSIONOJE ME KAPACITET 25%.Bashkë me dyqanet jo-thelbësorë të shitjeve me pakicë, do të mbyllen edhe sallonet e bukurisë, palestrat, qendra të kohës së lirë etj. Lokalet e natës, kafenetë dhe restorantet do të lejohen të shërbejnë vetëm vakte për t’u mrrë me vete apo për t’u dërguar.

SHKOLLAT DHE CERDHET DO TE MBETEN TE HAPURA por Martin Marjoram, presidenti i Unionit të Mësuesve të Irlandës, tha se anëtarët e tij ishin të shqetësuar dhe ishte i nevojshëm testimi më i shpejtë i koronavirusit që shkollat të mbeteshin të hapura.

Ndërtimi dhe shumica e fabrikave mund të vazhdojnë të veprojnë. Hotelet dhe bujtinat mund të qëndrojnë të hapura për të furnizuar shërbime thelbësore.

PAGESA E PAPUNESISE DO TE RIKTHEHET NE 350 EURO NE JAVE për ata që kanë patur të ardhura javore €400 e lart.Ditën e hënë, supermarketet dhe dyqanet ushqimore në gjithë Irlandën raportuan një rritje të madhe të shitjeve, edhe pse ato do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.Zyrtarët shëndetësorë raportuan 1,031 infeksione të reja të hënën, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 50,993. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 1,852.