Lejleku rikthehet në Maliq/ Prej gjysmë shekulli ishte zhdukur nga kjo zonë

Rikthehet pas 50 vitesh në Shqipëri për të folezuar, lejleku i rrallë Ciconia Ciconia në fushën e Maliqit.Në Shqipëri shpendët e rrallë janë shtuar dhe tashmë po bëhen vizitorë të përhershëm pas memorandumit për ndalimin e gjuetisë.Kjo zonë që dikur ka qenë shumë e populluar nga ky shpend tashmë mbart dy fole ndërkohë që specialistët jamë duke punuar në terren për të identifikuar dhe gjetur fole të reja.

Lejleku Ciconia ciconia është një shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.

Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve.Në Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, por kësaj radhe është shfaqur në Maliq.Në këtë stinë, i larguar në shtegëtimin e tij për mbijetesë lejleku ka lënë pas foletë të cilat dëshmojnë prezencën e tij gjatë ditëve të ngrohta

ELI FARA BËHET NOSTALGJIKE KUJTON RININË DHE TREGON ÇFARË E SJELL NË KORÇË

Eli Fara është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar.
Eli është një nga këngëtaret që vështirë se plaket…e bukur, plot sharm e elegante mbetet gjithnjë. Rubrika “Tani mund të këndosh”,në tv Klan solli sot këngëtaren Eli Fara.
E ku tjetër veçse në Korçën e saj të bukur.
duke percjelle ,muzikë, nostalgji dhe atmosferë korçare.Eli Fara është kthyer shumë vite pas në kohë ku shfaqet duke kujtuar lidhjen dhe dashurinë që ka për Korçën.

Ardit Gjebrea :Te gjeta në Korçë ….ku tjeter mund te te gjeja….Çfarë te sjell në Korçë ?

Eli Fara :Në Korçë më sjellin prindërit ….kur hyj ne Korçë bëj edhe një xhiro në rrugët ku kam ecur kur shkoja për tek stacioni i autobuzit kur shkoja ne punë ,kur çoja vajzën në çerdhe kur shkoja për te pallati i kulturës për provat që organizoheshin.

Më merr malli për muzikantët …për artistët e Korçës.

Ardit Gjebrea :Në cilën lagje të Korçës ke banuar ?

Eli Fara :Lagjen më të bukur Drenova

Ardit Gjebrea :Për çfarë ke studiuar ?

Eli Fara :Per kanto në shkolla e muzikës Tefta Tashko Koço,Korçë

Ardit Gjebrea :Kur e kujton veten të vogël,çfare shikon tek Eli e vogël ?

Eli Fara :Më kujtohet vetja kur rrija afër radios dhe dëgjoja vetëm këngë .Mamaja kishte zë te bukur dhe me ndihmonte kryesisht me tekstet.Më tërhiqnin këngët popullore i kisha qef, e kisha të lindur dhe e kisha shpirtin atje.

Eli Fara tregon historinë e njohjes dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj

Këngëtarja e njohur korçare Eli Fara, në jetën e saj ka historinë e një martese jo jetëgjatë, nga e cila ka një vajzë. Pikërisht për këtë lidhje, Eli Fara është ‘rrëfyer’ para Ardit Gjebresë tek “E diela shqiptare’ në tv klan.Eli Fara ka pohuar se ‘ nuk është faj të gabosh, por është faj të qëndrosh në gabim’ duke e pranuar se ka qënë vetë ajo që ka kërkuar divorcin nga një martesë jo e lumtur për të.Në rubrikën “Tani mund të këndosh” Eli ka treguar historinë e njohjes dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. Vështirësitë e rritjes e vetme të vajzës së tyre Marina dhe jetesa për disa vite në Amerikë.

Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen.

Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh.

Nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat,në Dërsnik të Korçës ,vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.

Kandidati për President i SHBA bën pjesë të fushatës së tij Shqipërinë dhe Kosovën

Vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, e të atribuar kandidatit për presidenti të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ky I fundit I referohet shqiptarëve e lidhjeve më vendin tonë dhe Kosovën.
Në deklaratën e postuar në faqen e FB të gazetës në fjalë, theksohet se ish numri dy I Shtëpisë së Bardhë është një mik I hershëm I Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, nenvizohet aty, Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon.

Në deklaratë, ai angazhohet të:
Forcojë relatat SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat I fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo do të thotë të ndihmojë shqiptarët të realizojnë reformat ë vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Të ndihmojë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të goditura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt.

Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë.

Kandidati presidencial demokrat në SHBA deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, I cili e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë.

Policia gjobit 356 qytetarë që nuk mbanin maskë

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrugë dhe njofton se ka gjobitur disa qytetarë, të cilët janë kapur pa maskë.Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, efektivët kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Njoftimi i policise :

Policia bën me dije se “gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”.

Më tej bëhet me dije se vetëm 7 qytetarë nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për t’u identifikuar të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe pas procedurave janë gjobitur me 3 mijë Lekë dhe janë lënë të lirë.

COVID 19 /281 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,30 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1276 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 30 qytetarë janë në Korce 12 persona në Pogradec,3 ne Devoll dhe 1 ne Kolonjë,Maliq.Janë shëruar 70 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

  • 151 raste në Tiranë,
  • 30 raste në Korçë,
  • 18 raste në Fier,
  • 14 raste në Elbasan,
  • 12 raste në Pogradec,
  • 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
  • 5 raste në Kavajë, Kamëz,
  • 4 raste në Berat
  • 3 në Devoll
  • 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
  • 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 281
  • Të shëruar ne 24 orë 70
  • Humbje jete në 24 orë 3
  • Testime ditore 1,276
  • Testime totale 107,369
  • Raste pozitive 17,055
  • Raste të shëruara 10,071
  • Raste Aktive 6,533
  • Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3281
  • Durrës 653
  • Shkodër 452
  • Fier 383
  • Korçë 397
  • Lezhë 338
  • Elbasan 279
  • Vlorë 233
  • Berat 191
  • Kukës 165
  • Dibër 84
  • Gjirokastër 77

Studimi i ri, ja çfarë e favorizon më tepër Covid 19

Kequshqyerja, ndotja dhe burime të tjera të sëmundjeve kronike në rritje që prej 30 vitesh, të cilave u shtohet një koronavirus i ri, kushtet për një stuhi janë plotësuar për të arritur në një milionë të vdekur nga COVID-19, thuhet në një raport të publikuar sot nga revista “The Lancet”.

“Ndërveprimi i COVID-19 me rritjen e vazhdueshme globale këto 30 vitet e fundit të sëmundjeve kronike dhe të faktorëve të tjerë të rrezikut, si obeziteti, hiperglicemia (përqindja e lartë e sheqerit në gjak) dhe ndotja atmosferike, ka krijuar kushtet për një stuhi duke rritur numrin e të vdekurve nga COVID-19”, thekson revista mjekësore britanike në një kOmunikatë.

“Sëmundjet e patransmetueshme kanë luajtur një rol kritik në një milionë të vdekurit e shkaktuar nga COVID0-19 deri tani dhe do të vazhdojnë të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të përgjithshme në çdo vend, edhe kur pandemia të jetë qetësuar”, theksoi kryeredaktori, Richard Horton.

“The Lancet” paralajmëron rregullisht për plagën e sëmundjeve të patransmetueshme të lidhura me kushtet e jetesës (mbipesha, diabeti, duhani, alkooli, etj.)

Në këtë raport të ri, rishikimi bën lidhjen me COVID-19.

Për ”The Lancet”, bota po përballet jo vetëm me një pandemi, por me një sindemi, domethënë me një bashkim të disa urgjencave shëndetësore.

“Shumë faktorë të rreziqeve dhe sëmundjeve të patransmetueshme studiuar në këtë raport janë bashkuar me një rrezik në rritje të formave të rënda të COVID019”, theksoi “The Lancet”.

Vetingu lë pa gjyqtarë “Apelin e Korçës”, qindra dosje në pritje

Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës momentalisht shkallët e kësaj gjykate edhe ditën e sotme i ka ngjitur vetëm një gjyqtar. Ne kushte te tilla prej një viti janë pezulluar 200 dosje civile ndërkohë qe gjykata është ne vështirësi për te gjykuar edhe çështjet penale.Shkak për ngërçin e krijuar është bërë procesi i vettingut. Sipas juristëve situata është jonormale pasi në shumë çështje nuk po arrihet të kapen afatet ligjore.

ARBEN LENA

KREU I DHOMES SE AVOKATISE KORÇE
Situata ka qene kritike edhe me pare. Pasi ishin vetëm dy gjyqtare. Janë gjykuar vetëm çështjet penale. Çështjet civile dhe divorcet nuk janë shqyrtuar prej mese një viti. Situata ka qenë kritike. Dua te sjelle ne dijeni tuaj qe ka shumë të arrestuar që janë në limitet e çështjes dhe do jetë shumë e vështirë pasi kudo paraqitet e njëjta situate. Te mendosh gjykate apeli me një gjyqtar është jo normale.

Në Gjykatën e Apelit të Korçës çështjet e vetme që po shqyrtohen janë ato të dhënies së masave të sigurisë. Seanca këto që janë zhvilluar me gjyqtarë të komanduar nga gjykata të tjera të vendit. Pak ditë më parë si rrjedhojë e procesit të vettingut u shkarkua nga detyra gjyqtarja Etleva Temo, e cila mbante postin e kryetares së komanduar në këtë gjykatë.

Vizion Plus

Flet Klodiana Shala/Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0

Një nga të ftuarat në “Shiko Kush LUAN” ishte dhe Klodiana Shala. Një nga sfidat dedikuar për Shalën kishte të bënte me kthimin e përgjigjeve teksa Shala vraponte në një pistë vrapimi. Pyetjet u moderuan nga kapiteni i skuadrës së kuqe, Florian Binaj dhe përgjigjet e Klodianës ishin mjaft sportive.Njëra nga pyetjet mori një përgjigje tepër pikante nga Shala. Kur ajo u pyet lidhur me faktin se kohë më parë u ka thënë sportistëve të ikin nga Shqipëria, e vet përse vendosi të qëndronte…

përgjigjja e Shalës ishte kjo:

“Isha budallaqe. Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0.“

Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar

Korçë- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka transportuar 30 emigrantë të paligjshëm me automjetin e tij.I arrestuari është R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e “Frontex” dhe Komisariatin e Policisë nr. 3 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç., si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Parisi në shtetrrethim, Europa shënon rritje të rasteve

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me kovid-19 brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihen të kontrollohen ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i Covidit-19.

Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

Polici ndalon studenten në Maliq/zbuloi hundën gjobitet 20-vjeçarja

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.Në ecje kjo barrierë mbrojtëse duhet mbajtur me patjeter në të kundërt gjobitesh.Tashmë duam apo nuk duam, jemi të detyruar të mbajmë gjithë kohës maskën sapo dalim nga shtëpia në rrugë. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, për faktin se shkelja e një rregulli të tillë ndëshkohet me gjobë 30 mijë lekë të vjetra. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe një studenteje ne Universitetin e Korçës e cila me anë të një mesazhi të dërguar në redaksinë JOQ Albania, shkruan se policët e kanë gjobitur për mosmbajtjen e maskës, ndërkohë ajo shton se ishte vetëm një moment kur e kishte hequr, pasi kishte patur vështirësi në shikim.

Vajza shkruan se është miope dhe i duhet të mbajë syze, por avulli që krijohet nga mbajtja e maskës kishte bërë që syzet t’i visheshin dhe të mos shikonte normalisht. Ajo shton se kanë qenë dy efektivë, një burrë dhe një grua.

Ndërkohë që policja nuk ka dashur ta gjobisë duke parë arsyetimet e vajzës,ka qenë efektivi më i vjetër i cili ka insistruar për këtë gjë. Për më tepër studentja shkruan se as polici vetë nuk e mbante maskën dhe e kishte ulur nën hundë, pikërisht gjëja për të cilën po gjobiste një studente, e cila përveç tarifave të larta të librave dhe pagesave në universitet, do i duhet të paguajë edhe gjobën për maskën!

Ceferin: Ja çdo ndodhë me Europianin 2021

Kur shumë kampionate europiane janë në diskutim vazhdimi, pasi një numër i madh futbollistësh kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shkuar më tej, duke folur për Europianin që është parashikuar të zhvillohet në verën e vitin 2021, i cili u shty për këtë periudhë për shkak të pandemisë.

Ceferin është shprehur në një intervistë për “Movistar” se Europiani nuk do të shtyhet, por ndoshta mund të ketë një ndryshim të formulës, duke bërë që ndeshjet të zhvillohen vetëm në një shtet.
“Ne jemi të sigurt se do të luhet, por ndoshta vetëm në një vend”, u shpreh ai.

Ceferin foli edhe për “Final Four” një formulë e cila është përfolur se mund të praktikohet në Champions League. “Është një opsion, por pas vitit 2024. Formati i vitit të kaluar u favorizua nga Koronavirusi, por ishte interesant.
Një finale me tetë skuadra është e vështirë për shkak të kalendari, por një “Final Four”, me një javë futboll, do të ishte një ngjarje e shkëlqyeshme që mund të organizohej në qytete të mëdha.

VAR? Ndihmon futbollin, por gjithashtu mund ta dëmtojë atë. Nuk ka kthim prapa, por ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh Ceferin.