Polici ndalon studenten në Maliq/zbuloi hundën gjobitet 20-vjeçarja

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.Në ecje kjo barrierë mbrojtëse duhet mbajtur me patjeter në të kundërt gjobitesh.Tashmë duam apo nuk duam, jemi të detyruar të mbajmë gjithë kohës maskën sapo dalim nga shtëpia në rrugë. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, për faktin se shkelja e një rregulli të tillë ndëshkohet me gjobë 30 mijë lekë të vjetra. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe një studenteje ne Universitetin e Korçës e cila me anë të një mesazhi të dërguar në redaksinë JOQ Albania, shkruan se policët e kanë gjobitur për mosmbajtjen e maskës, ndërkohë ajo shton se ishte vetëm një moment kur e kishte hequr, pasi kishte patur vështirësi në shikim.

Vajza shkruan se është miope dhe i duhet të mbajë syze, por avulli që krijohet nga mbajtja e maskës kishte bërë që syzet t’i visheshin dhe të mos shikonte normalisht. Ajo shton se kanë qenë dy efektivë, një burrë dhe një grua.

Ndërkohë që policja nuk ka dashur ta gjobisë duke parë arsyetimet e vajzës,ka qenë efektivi më i vjetër i cili ka insistruar për këtë gjë. Për më tepër studentja shkruan se as polici vetë nuk e mbante maskën dhe e kishte ulur nën hundë, pikërisht gjëja për të cilën po gjobiste një studente, e cila përveç tarifave të larta të librave dhe pagesave në universitet, do i duhet të paguajë edhe gjobën për maskën!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: