Parisi në shtetrrethim, Europa shënon rritje të rasteve

Bota ka shënuar një rekord prej 400 mijë të infektuarish me kovid-19 brenda ditës, ndërkohë që po rikthehen masat kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes.Europa është bërë epiqendra e re e koronavirusit, duke raportuar mesatarisht 140 mijë raste në ditë gjatë javës së kaluar, më shumë sesa India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.

Vendet e mëdha europiane si Britania, Franca, Holanda dhe Spanja përbënë rreth gjysmën e rasteve të reja.

Parisi dhe 8 qytete franceze u shkretuan të shtunën teksa hyri në fuqi shtetrrethimi 1-mujor nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit pasi vatrat e infeksionit nuk po arrihen të kontrollohen ndryshe.

Masa të reja pritet të shpallë të dielën edhe Italia ku një ditë më parë u rrit me gati 11 mijë numri i bartësve të koronavirusit.

Në disa shtete mësimi po zhvillohet nga interneti, bar-restorantet janë mbyllur për disa javë dhe janë anuluar procedurat mjekësore pasi nuk po përballohet shpërthimi për së dyti i Covidit-19.

Në Gjermani, një sondazh i gazetës “Bild am Sonntag” tregoi të dielën se 68 për qind e publikut mendon se situata me pandeminë atje është administruar ashtu si duhet, 89 për qind janë pro vendimit për të detyruar mbajtjen e maskave në zonat publike me rrezik të lartë dhe mbi 70 për qind i mbështetin kufizimet për takimet shoqërore apo për mbylljen e bizneseve të kateringut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: