Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar

Korçë- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka transportuar 30 emigrantë të paligjshëm me automjetin e tij.I arrestuari është R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e “Frontex” dhe Komisariatin e Policisë nr. 3 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm.

Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç., si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: