COVID-19 / GREQIA REGJISTRON REKORD RASTESH TË REJA

Greqia regjistron përsëri numër rekord rastesh me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1547 raste prej të cilave 52 u identifikuan në pikat kufitare,duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 34.299.Gjithashtu, numri i personave që kanë humbur jetën sot nga kornavirusi është 10 dhe në total prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 603 vdekje.

Vlen për t’u theksuar fakti që ndërsa në Athinë numri i të prekurve në 24 orët e fundit është 419 persona, në Selanik ku popullsia është katër here me e ulët, regjistrohet thuajse i njëjti numër 384.

Katër muaj izolim, Australia del nga karantina e gjatë prej Covidit

Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe vende të tjera janë përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.Në një kohë që shumë vende po nisin mbylljen e dytë, një panoramë tjetër vjen nga Australia. Qeveria e këtij vendi ka vendosur lirimin e masave, pasi një periudhe të gjatë karantine.Qytetarët në Australi, veçanërisht në Melbourne, i janë gëzuar sot rikthimit të jetës dhe heqjes së masave kufizuese.Pas një periudhe të gjatë izolimi, qytetarët sot dolën nga shtëpitë e tyre dhe jetuan jetën të lirë duke shkuar në bare, restorante dhe dyqane.Melburni ishte vatra më e madhe e valës së dytë në Australi nga pandemia e koronavirusit dhe hyri në një bllokim të dytë për gati katër muaj, më i rrepti që kishte parë vendi.

Ok Qeveria e shtetit është akuzuar për shkaktimin e dëmeve të panevojshme ekonomike, duke mos i lehtësuar kufizimet më parë.Hera e fundit kur Viktoria ka regjistruar një periudhë 24-orëshe pa asnjë rast të vetëm me koronavirus, ka qenë 9 qershori, para se të fillonte vala e dytë e infeksioneve.Melburni, në verë, është bërë epiqendër e valës së dytë të koronavirusit, me raste ditore që arrinin në mbi 700 në muajin gusht.Në përgjithësi, Australia – me 25 milionë banorë – ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

Ajo ka regjistruar rreth 27,500 raste në total dhe 905 viktima.

E rëndë! 40-vjeçarja hidhet nga kati i 7-të, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.Një grua 40 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Him Kolli”, ndërsa priten më shumë detaje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

CR7 VESH FANELLËN DHE IU DËRGON MESAZH LOJTARËVE TË JUVENTUSIT PARA SFIDES ME BARCELONËN

Cristiano Ronaldo ka postuar një video mesazh për shokët e tij të skuadrës së Juventusit përpara ndeshjes me Barcelonën që zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.Pesë herë fituesit të “Topit të Artë” i është mohuar një përballje e ëndrrave me rivalin Lionel Messi pasi doli pozitiv për COVID-19 për herë të tretë.

CR7 postoi në You Tube një video të tij nga shtëpia, para se të bënte festën e njohur të tij “SIUUUU” dhe të bërtiste Juve.

134 vjet me pare mori jete simboli Amerikan :Statuja e lirisë

Ishte 134 vite më parë, atëherë kur më 28 tetor 1886 Statuja e Lirisë iu dedikua zyrtarisht qytetit të Nju Jorkut, gjatë një ceremonie të kryesuar nga Presidenti Grover Cleveland në ishullin Bedloe.Statuja e Lirisë e projektuar nga skulptori francez Frédéric Auguste Bartholdi dhe i frymëzuar nga profesori francez i drejtësisë Édouard René Lefèbvre de Laboulaye, u quajt fillimisht “Liberty Enlightening the World” (Liria duke ndriçuar botën) dhe ishte menduar si një dhuratë nga Franca në Shtetet e Bashkuara.

Statuja u prodhua në Francë, u paketua dhe u dërgua jashtë shtetit para se të mblidhej në piedestalin e Ishullit Bedloe, zyrtarisht u quajt ishulli “Liberty” në 1956 me vendim të Kongresit.

Statuja është një përfaqësim i lirisë, gjegjësisht të një perëndeshe romake. Madje në të majtë të saj është një pllakë e shkruar me 4 korrik 1776, me numra romakë. Një prangë dhe zinxhir i thyer i qëndrojnë në këmbë, të cilat janë të pozicionuara për të treguar hapin përpara.

Figura gjigande femërore u bë shpejt një ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara, një roje e heshtur për emigrantët që mbërrinin me anije në ishull. Është një nga 10 sinonimet e kombit amerikan, së bashku me Monumentin e Uashingtonit, Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesën e Kapitolit të SHBA, ndër të tjera.

Gjermania dhe Franca mbyllen sërish,Merkel: Nga e hëna rifutemi në karantinë!

Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë duke u përgatitur për rikthimin e karantinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel e mori vendimin vetëm pak më parë, në mbledhjen me drejtuesit e 16 qarqeve. Ajo ka deklaruar se nga e hëna, Gjermania do te rifutet në karantinë.Gjatë mbledhjes u diskutua për mbylljen e restoranteve dhe bareve, por shkollat dhe çerdhet do të mbahen të hapura. Njerëzit do të lejohen që të dalin në publik vetëm me familjarët e tyre.

Franca e cila ka parë më shumë se 50,000 raste të reja në ditë do të rikthehet sërish në karantinë, duke ndaluar lëvizjen e masave në rrugët e qytetit.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.
Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Por kostoja ekonomike ka të ngjarë të jetë e rëndë, duke zhdukur shenjat e brishta të rimëkëmbjes të vërejtura gjatë verës dhe duke rritur mundësinë e një recesioni të dyfishtë. Tregjet evropiane të aksioneve arritën të mërkurën nivelet e tyre më të ulëta që nga qershori, ndërsa euro ra kundër dollarit.Udhëheqësit kanë qenë të dëshpëruar për të shmangur koston dëmtuese të bllokimeve, masat e reja pasqyrojnë alarmin në rritje me ritmin galopant të pandemisë nga Spanja, Franca dhe Gjermania në Rusi, Poloni dhe Bullgari.

Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar ditën e sotme“Lëvizjen për Ndryshim”.Ajo u shpreh se në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë.Ndersa thekson se nuk do të qëndrojë anash dhe të heshtë, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë, që sipas saj është në buzë të greminës.

Jozefina Topalli :

Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Çdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen. Qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve.Ne vazhdojmë të jemi në një vend ku ka pensione 100 euro. Në një vend ku nuk rriten rrogat po rriten çmimet. Në vendin tonë askush nuk i del për zot një individi në vështirësi. Nuk kemi kohë që të presim. Fushata ka filluar me foto.Unë dua të falenderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që po kalon vendi.E trishtë kur shoh se si vendi po boishatiset, si po shkretohen vlerat.Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash për të mos heshtur dhe për të mos patur frikë. Do ti mbështes këta të rinj në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri u shpreh ish deputetja.

Agron Llakaj preket nga Covid bashkë me bashkëshorten “Pas 20 ditësh morëm përgjigjen negativ”

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar betejën me Covid-19, pas 20 ditësh.Në postimin e gjatë në Instagram ku ka zgjedhur dhe një foto domethënëse me zemër, moderatori dhe humoristi i dashur për shqiptarët tregon për vajzën Alkida që u ka qëndruar prindërve pranë deri në momentin e shërimit.Ai shprehet se së shpejti do rikthehet në dy emisionet e tij, Al Pazar dhe Fake Off me shumë dëshirë dhe pasion, ndërsa ka një thirrje për të gjithë qytetarët për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.

Postimi i Plote :

Te dashur Miq! Me ne fund, pas nje beteje relativisht te moderuar me kovid 19, pas rreth 20 ditesh, ime shoqe Kostandina dhe une morem pergjigjen ‘negativ’ te tamponit. Ne ja dolem, me qetesi dhe pa panik…, ne mbeshtetje te njeri-tjetrit por me kujdesin absolut dhe te vajzes tone Alkida, qe nuk mori parasysh rriskun per vete por na sherbeu deri ne momentin e kapercimit te situates. ”Kush ka vajza, boten ka“ thote kenga. Falenderojme dhe shprehim mirenjohjen e thelle ndaj “Intermedica”, mikut tone, dr Vasil Llajo dhe gjithe personelit te sherbimit qe ne dy jave ne menyre profesionale dhe njerezore na qendruan ne krye per cdo analize te nevojshme si pjese e protokollit. Ne menyre te vecante Dr Arian Mezini, edhe pse mik, njeriu qe na ndoqi ore pas ore deri ne rikthimin ne normalitet tonin…, mirenjohje pafund! Une rikthehem ne dashurine time Al Pazar dhe Fake Off me me shume deshire dhe pasion! Dhe ne fund dy fjale per te gjithe. Jeta e cdo njerit prej nesh eshte dhurata me e bukur qe Zoti na ka fal! Zoti ju ruajt dhe paci shendet ne familjet tuaja! Le te gezojme me njeri tjetrin per cdo dite qe Zoti na fal! Koha te duam dhe te mbeshtesim me shume njeri tjetrin ne kete lufte duke zbatuar protokollin e ISHP. Mos e neglizhoni masken, distancimin fizik dhe social, te cilat sjellin me pak njerez te infektuar! Zoti qoft me te gjithe Ne! Nje dite do jemi ne nje perqafim te madh!”, shkruan Llakaj.

Tensionet ne kulm/ Turqia merr ishullin e Greqisë, ngrihet xhamia

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë të nxehta.Së fundmi mediat greke kanë raportuar sipas tyre, provokimin e radhës nga pala turke.Turqia ka ndërhyrë në Google Maps për të caktuar ishullin grek të Amorgos si turk, i cili, sipas “Google Maps”, ka gjithashtu një xhami.Sipas asaj që raportoi Open TV, Turqia i dha ishullit emrin “Turk Adasi” që në greqisht do të thotë “ishull turk”./korrieri/

COVID 19 /311 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,6 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1397 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve janë konfirmuar 10 raste të reja ne Pogradec,2 ne Korçë dhe 1 në Maliq,Devoll.Janë shëruar 85 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 6 qytetarë ku eshte dhe një 61 vjeçar nga Korça thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTE :

Ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 20,004. Aktualisht janë aktivë 8,618 raste.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,654
Humbje jete 493
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90

“Nuk mbanin maskë” – Policia vendos 706 gjoba

Ditën e sotme Policia e Shtetit bën të ditur se ka ndëshkuar me gjobë 706 qytetarë, të cilët janë gjetur pa barrierën mbrojtëse në rruge.

Njoftimi i Policise :

https://fb.watch/1pewJLscsp/

Kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.U konstatuan duke lëvizur pa maska, ndëshkohen me masë administrative 706 qytetarë.Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19

Drejtori dhe mësuesit me Covid/ Ndërpritet mësimi në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë

7 mësues përfshirë edhe drejtorin e shkollës Sotir Gura në Korçë kanë rezultuar të prekur nga Covid 19 apo persona kontakti me ata që kanë rezultuar të prekur çka ka bërë që këtu mësimi të pezullohet.Është ndërprerë mësimi për të bërë të mundur dezinfektimin e shkollës ndërkohë që këtu ndjekin procesin mësimor 620 nxënës nga të cilët 330 në ciklin 9 – vjeçar.Siç mund të shihet shkolla është e zbrazët ndërsa nga autoritetet përgjegjëse janë marrë masat për t’ju rikthyer normalitetit gjatë ditëve në vazhdim.

Testit të tamponit i janë nënshtruar edhe anëtarë të tjerë të stafit të kësaj shkolle, përgjigjja e tyre pritet të dalë në ditët në vijim. Ditët e fundit rastet në juglindje të vendit janë rritur së tepërmi duke kapur shifrën 506. Rastet më të shumta janë shënuar në qytetin e Korçës.Top channel

Greqia tregon “muskujt”, Mitsotakis merr timonin e nëndetëses: Do dalim fitimtarë!

Në Festën Kombëtare të Greqisë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar një prej nëndetëseve të shtetit helen, duke dhënë edhe mesazhe “force”.

Mitsotakis, ndër të tjera, në mesazhin e tij theksoi se ai është “absolutisht i sigurt se me një ndjenjë uniteti, përgjegjësie të lartë individuale dhe shoqërore, ne do të jemi në gjendje të përballemi me këtë krizë dhe të dalim përsëri fitimtarë”, ndërsa vlerësoi “shkallën e madhe të gatishmërisë operacionale, të cilën ata e kanë provuar në praktikë gjatë dy muajve të fundit”.

Prej disa muajsh, Greqia dhe Turqia kanë ashpërsuar tonet, ndërsa nuk kanë munguar as stërvitjet ushtarake si teste force.

Përplasja në Egje, bëhet për pasurite e shumta të gazit.

KOVID-19/E rëndë,ndrojne jetë moter e vëlla, pak orë larg njëri-tjetrit në spital

Tragjedi në familjen Bajlozi nga Prrenjasi, ku 6 orë pas mësueses së muzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj.Mesohet se motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërsa kishin dy javë që ishin shtruar në spital, pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar. Nga koronavirusi është e infektuar edhe bashkëshortja e Agron Balozit, e cila po trajtohet në shtëpi. Vdekja e mësueses, është e para në radhët e arsimtarëve në vend.Nuk dihet nëse mësuesja ishte infektuar në shkollë nga kolegët ose nxënësit, apo jashtë saj. Kujtojmë që mësuesja Irena Bajlozi kishte përjetuar një fatkeqësi disa vite më parë, ku djali i saj i vetëm, Skerdi,mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013, në Vlorë, ku ishte me pushime tek halla e tij.Nje ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, mbetën të vrarë edhe dy shtetas të tjerë.

Ndersa se fundi mësohet se Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.

POSTIMI

Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.

Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.

Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!

Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.

U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!

U kapën duke transportuar 7 emigrantë, 3 të arrestuar,tension gjatë shoqërimit në Komisariat

Tre të rinj ranë në prangat e Policisë së Korçës, në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ndërsa gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat ka pasur dhe momente tensioni.Sipas policisë, tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Njoftimi i Policise :

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, në pranga 3 shtetas.

Tre të ndaluarit nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe njëri prej tyre i kundërshtoi ata me dhunë, gjatë shoqërimit për në Komisariat.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Forcat Operacionale “Shqiponja”, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. L., 28 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

• E. M., 29 vjeç, banues në Durrës.

• R. H., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se disa shtetas do të transportonin me dy mjete në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe bënë të mundur lokalizimin e mjetit tip “ML” me drejtues shtetasin E. M. dhe mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonin dy shtetasit R. H. dhe E. L., të cilëve punonjësit e Policisë iu kanë bërë me shenjë të ndalonin, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të dy mjeteve dhe bëri të mundur ndalimin e tyre dhe prangosjen e 3 shtetasve. Gjatë kontrollit, në mjetin tip “ML” u gjetën 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, shtetasi E. L. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme