Covid -19 /Infektohet kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu, në përgjigjet e tamponëve që janë kryer së fundmi, pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe shefi i Komisariatit të Policisë Gjirokastër Besnik Lila dhe një doganier.Gjendja shëndetësore e Golemit është e qëndrueshme. Për momentin ai qëndron i izoluar në shtëpi duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 19,729, ndërsa ai i viktimave në 487.Fatmirësisht betejën me virusin e kanë fituar 10,808 persona.

Covid-19 / Greqia regjistron rekord rastesh të reja

Greqia regjistron përsëri numër rekord rastesh me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1259 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 32752.Gjithashtu, numri i personave që kanë humbur jetën sot nga kornavirusi është 12 dhe në total, prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 593 vdekje. Ndërkohë është rritur edhe numri i personave që trajtohen në terapi intensive, duke shkuar në 102.

Vlen për t’u theksuar fakti që ndërsa në Athinë numri i të prekurve në 24 orët e fundit është 295 persona, në Selanik ku popullsia është katër here me e ulët, regjistrohet thuajse i njëjti numër 291.

Gjithashtu në gjendje alarmi ndodhen organet shëndetësore edhe ne Janine(21 raste sot) , Larisa (47 raste sot) Rodhopi(73 raste sot) , Serres(55 raste sot) dhe në ishullin Hios(61 raste sot). Gjithashtu 62 raste janë regjistruar në pikat e hyrjes së vendit ( porte, aeroporte dhe kufij tokësore).

Sipas specialistëve, sa me shumë që të ulen temperaturat dhe njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura publike, do të ketë rritje të rasteve me COVID-19.