Midis të plagosurve të tërmetit tronditës që goditi brigjet e Turqisë dhe të ishujve grekë, ndodhet edhe një i mitur me kombësi shqiptare,14-vjeçari shqiptar me iniciale E.M nga Lezha.Djali ishte duke u kthyer nga shkolla kur një mur që u shemb nga tronditjet e tërmetit e zuri poshtë.14-vjeçari ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë. Burime nga mediat greke bëjnë me dije se është transportuar me helikopter drejt Athinës. Ndërkohë në këtë ishull 19 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa fatkeqësisht 2 adoleshentë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar kanë ndërruar jetë. Po ashtu raportohet se në Athinë për mjekim të specializuar është transportuar dhe një 63-vjeçare.
Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 215 mijë testime të kryera, 31.084 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa viktimat janë 199.Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.
Pas një bojkoti prej rreth një muaji e gjysmë, Kategoria Superiore do të startojë ne mesjavë, të mërkurën në orën 13:45, me tre përballjet e para,ky spikat supersfida Tirana-Kukesi.Më pas dy sfidat e tjera,Teuta-Skënderbeu, Vllaznia-Apolonia do të startojnë në orën 16:45.
Urojme një sezon të mbare dhe te suksesshem për Skenderbeun.
Kategoria Superiore
Java 1 (04.11.2020)
TIRANA-KUKËSI 13:45 (stadiumi i papërcaktuar ende)
KASTRIOTI-PARTIZANI 13:45 (luhet në stadiumin e Kamzës)
Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.Mësohet se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë konstatuar 727 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili.
NJOFTIMI I POLICISË
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 727 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.
Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.Mediat greke bëjnë me dije se fëmijët, një vajzë dhe një djalë të moshës 15 dhe 17-vjeç, po ktheheshin nga shkolla kur i ka zënë poshtë një mur që është shembur nga lëkundjet e forta.Djali u nxorr i vdekur nga rrënojat, ndërsa pak më vonë gjeti vdekjen edhe vajza, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga mjekët.Në të njëjtën kohë, një aeroplan i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar me urgjencë një fëmijë 14 vjeçar, me fraktura të rënda. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit të Athinës.Fëmija i tretë u plagos gjetkë dhe nuk kishte lidhje me tragjedinë dy fëmijëve të tjerë të vdekur.Kryebashkiaku i Samos tha se shumë ndërtesa janë shembur dhe të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur.Sakaq, në Izmir të Turqisë është shënuar numri më i lartë i viktimave, deri tani 6 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 202 kanë mbetur të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja ne Pogradec ,11 raste ne Korce dhe 2 raste në Devoll.Janë shëruar 90 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 3 qytetarë thuhet në njoftimin e MSH.
NJOFTIMI I PLOTË : Në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur jetën në spital, ndërsa situata është përkeqësuar me pacientët e shtruar, ku në dy spitalet Covid janë aktualisht 301 pacientë që kanë nevojë për shërbim mjekësor.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020) Raste të reja ditore 319 Të shëruar ne 24 orë 90 Të shtruar në spitale 301 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1534Testime totale 123,960 Raste pozitive 20,634 Raste të shëruara 11,097 Raste Aktive 9,035 Humbje jete 502
Shifrat e të infektuarve kanë kapur këtë të premte një tjetër rekord prej 319 personash pozitivë me Covid-19.Në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur jetën në spital.
Postimi i ministres Manastirliu:
Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri: 🔴319 të prekur 🟢90 të shëruar ⚫3 humbje jete ⚪301 të shtruar në spitalet COVID
Rajoni mes Turqisë dhe Greqisë, pranë qytetit të Izmirit u godit sot nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë i shkallës rihter. Pasojat e këtij tërmeti janë tragjike si në dëme materiale ashtu edhe në jetë njerëzore. Nga lëkundjet e fuqishme janë shembur 6 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.Mediat turke flasin paraprakisht 4 viktima dhe 120 të plagosur.Mendohet se shumë qytetarë ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5.
Fotot dhe pamjet që po qarkullojnë në mediat turke tregojnë për pasoja të rënda katastrofike.Njerëz të shtrirë në rrugë dhe ndërtesa të shembur. Kjo është panorama që ofron sot qyteti i Izmirit.
Lëkundjet ishin aq të fuqishme sa janë ndjerë deri në Athinë.
Një radhë e gjatë u krijua në shëtitoren e Selanikut të enjten. Qindra njerëz u vunë në rresht në pritje për t’u testuar për Covid-19, në një kohë kur pritet vendimi për mbylljen e qytetit në veri të Greqisë.Rreth 50 nga rreth 1 100 teste të shpejta antigjeni të kryera në mënyrë rastësore në qytetin-port dolën pozitive, tha kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), Panagiotis Arkoumaneas, pas takimit me kryebashkiakun e qytetit, Konstantinos Zervas.
Testet janë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetet e mëdha.
“Ne do ta vazhdojmë testimin për të pasur një pasqyrë më të mirë të situatës epidemiologjike në Selanik“, tha Arkoumaneas.
Një tërmet i fortë ka tronditur Greqinë.EMSC raporton se tërmeti ishte me magnitudë 6.6 i shkallës rihter dhe u regjistruar ne orën 12:51.
Epiqendra e termetit ishte në detin Egje.
Epiqendra ishte 19 km ne veriperendim të Samos. U ndje ne gjithe periferine e Atikes, ne Rodos, Siros, Krete dhe ne zona te tjera te vendit.Gjithashtu Ne ishullin Samo shumica e shtepive nuk kane pesuar deme, por ka te tjera te krisura me shembje te pjesshme- deklaron kryetari i bashkise .
Në muajt e fundit, në ishujt grekë, e po ashtu edhe në Turqi kanë qenë të shpeshta lëkundjet për shkak të tërmetit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i mahniti të gjithë kur në klipin e fundit me Doja Cat, u shfaq me një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.Ajo i ngjyrosi flokët e saj në të kuqe me rrënjët e saj të zeza, duke bërë kështu një ndryshim drastik në dukjen e saj.Jo si pa qëllim, këto ngjyra përkojnë edhe me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.
Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se një bllokim i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.Siç raporton BBC, trafiku të enjtën në mbrëmje u shtri në rreth 700 km në rajonin e Ile de France.Masat e bllokimit në Francë hynë në fuqi në mesnatën e së Premtes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid.Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi përveç rasteve për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që nga Prilli, dhe të enjten, autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje të reja.Mediat franceze raportojnë se shumë qytetarë të Parisit janë larguar nga qyteti dhe kanë shkuar në fshat.