Ndahet nga jeta komponozitori i njohur Avni Mula

Pak minuta më parë, sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula përmes një statusi në rrjetin social Facebok njoftoi për ndarjen nga jeta te babait të saj.

Inva Mula :Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”- shkruan ajo.

Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje). Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton. Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula.Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit.Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”

COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR SOT

Greqia regjistron përsëri numër te larte rastesh me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1211 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 35.510.Gjithashtu, numri i personave që kanë humbur jetën sot nga kornavirusi është 12 dhe në total prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 615 vdekje.

Aktualisht në Greqi 114 pacientë po trajtohen të intubuar.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 91.2% kanë sëmundje të tjera ose janë mbi 70 vjeç.Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Greqine,284 persona janë shëruar pas terapisë intensive.35 raste janë regjistruar në pikat e hyrjes në Greqi, porte, aeroporte, kufij tokësorë. 335 raste janë regjistruar në Athinë, 275 në Selanik , qyteti që hyn zyrtarisht në karantine dhe ka në këto momente 1955 raste aktive me covid-19. Ndër qytetet e tjera me më shumë raste të prekurish në 24 orët e fundit veçohen:

24 raste Drama

23 raste Evros

18 raste Janina

19 raste Kavala

30 raste Kozani

51 raste Larisa

30 raste Messinia

30 raste Ksanthi

41 raste Rodhopi

51 raste Serres

Spanja në gjendje të jashtëzakonshme edhe gjashtë muaj

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë do të zgjasë deri në fillim të muajit maj 2021. Me këtë masë, rajonet e vendit kanë mbështetje ligjore për të vendosur kufizime të lëvizjeve në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me mbi 1 milionë të infektuar. Përgjigja e saj ndaj pandemisë shpesh është penguar nga grindjet politike, por qeveria këtë herë arriti të mbledhë vota të mjaftueshme në parlament, për të mbështetur zgjatjen e një dekreti për gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ka pasur shqetësime për pasojat e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi vendi tashmë po vuan recesionin e tij më të keq, që nga fundi i luftës civile të viteve 1930. Ndërkohë, Qeveria shprehet se gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet e lëvizjes ishin të pashmangshme.

“Ne jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të lodhur pas disa muajsh përpjekjesh dhe sakrificash, duke mos qenë në gjendje të bëjnë atë që bënin më parë. Por nuk është koha për të relaksuar masat, kemi përpara, javë dhe muaj shumë të vështirë”, tha ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa në parlament.

Ndeshje teke/Ndryshon formati i Kupës së Shqipërisë

Futbolli në Shqipëri rifillon aktivitetin normal.

Ndryshime radikale në Kupën e Shqipërisë. Turet e parashikuara për t’u luajtur me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen me ndeshje teke. Pra, turi i parë, turi i dytë, çerekfinalja dhe deri në finale, ky kompeticion do të jetë me ndeshje teke.

Kompeticioni i Kupes se Shqipërisë do të startoje të dielën në orën 13:30.

Liga Profesioniste u ra dakord që të fillojë ditën e mërkurë, 4 nëntor.

“Vatër rreziku e madhe”-Mbyllja e lokaleve? Ja skenarët që po vlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.
“Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës”, tha Rakacolli.

Rakacolli ka thënë se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.
“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne tirane. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.
Rakacolli ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.
“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

COVID 19 /275 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,30 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1422 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve janë konfirmuar 30 raste të reja ne Korçë ,11 raste ne Pogradec dhe 2 raste në Devoll.Janë shëruar 114 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 6 qytetarë ku eshte dhe një 61 vjeçar nga Korça dhe nje 67 vjecar nga Pogradeci thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422
Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91

COVID 19 /275 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,6 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë konfirmuar 275 raste të reja.

NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422
Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91

VIDEO/Ministria e Shëndetësisë mbyll universitetet: Mësimi vetëm online

Drejtuesja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se është vendosur që Universitetet do të zhvillojnë mësimin vetëm online, ndërkohë që konviktet do të mbahen të mbyllura.Rakacolli tha sot se kjo situatë do të vijojë përgjatë gjithë muajit me synimin për të frenuar përhapjen e infektimeve të reja.

Mira Rakacolli :

Është e nevojshme të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen e infeksionit në këtë kuadër Komiteti Teknik ka analizuar situatën rrisqet me të cilat po përballemi, situatën në rajon dhe Europe, ecurinë e epidemisë dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim në distancë pa prezencë fizike për të paktën një muaj duke vijuar të vlerësojmë situatën në dinamikë. Konviktet do jenë të mbyllura”, tha Rakacolli.

Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.

“Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht janë rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave janë përqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtës që sjell më shumë grumbullime në ambientet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

Liga vendos, ja kur do të startojë Kategoria Superiore

Futbolli në Shqipëri rifillon aktivitetin normal.

Liga Profesioniste zhvilloi sot një mbledhje me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Superiores, teksa u vendos t’i jepet fund bojkotit. Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë, 4 nëntor.

Një lajm shumë i mirë ky për futbollin në vend, me topin që më në fund do të nisë të rrotullohet që këtë fundjave për raundit e parë të Kupës së Shqipërisë e mesjavën e ardhshme edhe në Superiore.

Greqia drejt mbylljes së dytë nga Covid, ja cilat qytete hyjnë sot në karantinë

Selaniku, Larisa dhe Rodhopin do të hyjnë sot në karantinë pas rasteve të shtuara me Covid-19 me rrezikshmëri te larte te nivelit 4, pra ne atë te një karantine lokale.Kjo nënkupton qe mbyllen perkohesisht disa prej bizneseve dhe shërbimeve publike, me përjashtim te shkollave, supermarketeve dhe dyqaneve te shitjes me pakice.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga nesër kryeministri grek Mitsotakis do të shpallë masat e reja për të shmangur një mbyllje të dytë të përgjithshme të Greqisë.
Pamjet e radhëve kilometrike ne Selanik mëngjesin e se enjtes per një “rapid test” falas kane bere xhiron e mediave greke, ndërsa specialistet kujtojnë se ky qytet qe tashme hyn ne karantine ,ne fillim te tetorit ,kishte vetëm 7 raste ne dite, ndërsa orët e fundit gati 400.Kreu i qeverise greke ka deklaruar se nesër do të shpalle një plan të ri veprimi njëmujor, pa hyre ne detaje te hollësishme.Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të virusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”- ka thëne ai duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet ende, shmangia e një karantine kombëtare.

Sipas te dhënave te përditshme Greqia është ne një nivel me te kënaqshëm se vendet e BE. “Por ne baze te parashikimeve dhe shifrave jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyrueshme te marrim masa urgjente ,qe te shmangim presionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë, për të parandaluar më të keqen dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”– ka thëne kryeministri grek.

Vetëm në 24 orët e fundit Organizmi Kombëtar i Shëndetit bëri me dije se u regjistruan 1547 raste të reja me koronavirus.Prej tyre 52 janë regjistruar në pikat kufitare të hyrjes së vendit, portet, aeroportet dhe kufijtë tokësore. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 34299 vete, mosha mesatare e të cilëve është 38 vjeç.
Gjithashtu 108 persona vazhdojnë të trajtohen në terapi intensive, prej të cilëve 93.5% kanë historik të rënduar shëndetësor dhe janë mbi 70 vjeç.
Numri total i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 603, me moshë mesatare 79 vjeç.
Specialistët e shëndetësisë shohin me shqetësim shpërthimin e rasteve në Greqinë e veriut.

“Të administrohet komplet dosja”/Ja çfarë vendosi sot Gjykata e Korçës për Zani Çaushin

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.Avokati le të hapur mundësinë e lirimit me kusht për Zani Çaushin nëqoftëse gjykata në seancat e ardhshme aprovon kërkesën e avokatit se Zani Çaushit ka bërë 31 vite e 3 muaj burg.Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.Zani Çaushi ka dosje shumë komplekse për shkak të historikut të 97-ës të ,ligji në fakt ja sanksionon të drejtën e kërkesës dhe sigurisht që në fund vendos gjykata.”

MASA DISIPLINORE

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës ka shfuqizuar edhe masën disiplinore ndaj Myrteza Çaushit, i cili vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë. Në muajin prill, komisioni disiplinor në burgun e Drenovës vendosi një masë disiplinore ndaj Çaushit pas një sherri me tre të burgosur të tjerë. Në muajin maj, ai iu drejtua Gjykatës duke ankimuar këtë masë disiplinore, ndërsa Gjykata e ka mbyllur procesin të enjten e kaluar, duke vendosur shfuqizimin e saj.

Pas procesit që nisi të zhvillohej në muajin maj të këtij viti, disa seanca gjyqësore u shtynë si rrjedhojë e mungesës së juristit të burgut të Drenovës, ndërsa Gjykata pranoi ankimin e “të fortit të Vlorës”, duke e konsideruar masën ndëshkuese të vendosur ndaj tij në kundërshtim me ligjin. Përmes këtij vendimi është përmbyllur kështu edhe një prej tri kërkesave të Zani Çaushit, i cili kërkon të përfitojë lirinë me kusht, proces nga i cili u tërhoq. Heqja e masës disiplinore ishte një proces i nisur paralelisht me kërkesën e lirisë me kusht, ndërsa ai po përballet me gjykatën duke kërkuar rillogaritjen e viteve të dënimit të vuajtur. Heqja e masës disiplinore ndaj Zani Çaushit shënon përmbushjen e një prej kritereve që i nevojiten synimit të tij për të fituar lirinë me kusht.

Policia paralajmëron qytetarët për skemën “Mashtrimet Nigeriane”:Ja mesazhi që vjen në Whats App

Policia e Shtetit njofton se së fundmi ka rënë në gjurmët e një mashtrimi që iu shkon me mesazh qytetarëve në Whats App dhe i lajmëron se janë fitues të çmimi prej 700.000 dollarë, dhe në këmbim duhet të japin të dhënat e tyre personale dhe bankare, si dhe një pagesë kundrejt marrjes së çmimit.Sipas policie, organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane!

Policia e Shtetit ,njoftimi i plotë:

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre.Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë.

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: info@intldraws për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni info@intldraws për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: programintl.info@gmail.com dhe remittance@creditsunion.cc. Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim  të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”.Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “WhatsApp”.Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø  Mesazhi vjen nga një numër i huaj;

Ø  Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;

Ø  Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;

Ø  Kërkimi i të dhënave personale;

Ø  Kërkimi i të dhënave bankare;

Ø  Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Pandemia/ Paralajmërohet mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në Shqipëri

Kreu i Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë në Report Tv foli për situatën e Covid-19 në vendin tonë.Ai thekson se nëse nuk respektohen masat, mbyllja e lokaleve, bareve e restoranteve nuk do diskutohet.Ndersa shtoi se lidhur me mjekimin, nuk duhet të merren ilaçe nga kushëriri por nga mjeku.

Skënder Brataj :

“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon a do mbyllemi. Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kusheriri, nga mjeku. Tani që po vija lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afr njëri tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata. Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat“, tha Brataj.

Ish-kreu i ISHP Besnik Jakaj i ka bërë thirrje institucioneve dhe qeverisë që të marrin masa, në rast se situata përkeqësohet.

“Të respektohen të gjitha rregullat. Të ruhet higjiena, të përdoret maska. Doja ti bëjë një thirrje ministrisë dhe qeverisë. Të shtojnë fondet. Të rrisin numrin e gatshëm për skenarin më agresiv. Tapërballojnë me sukses“, tha Jakaj.