Greqia drejt mbylljes së dytë nga Covid, ja cilat qytete hyjnë sot në karantinë

Selaniku, Larisa dhe Rodhopin do të hyjnë sot në karantinë pas rasteve të shtuara me Covid-19 me rrezikshmëri te larte te nivelit 4, pra ne atë te një karantine lokale.Kjo nënkupton qe mbyllen perkohesisht disa prej bizneseve dhe shërbimeve publike, me përjashtim te shkollave, supermarketeve dhe dyqaneve te shitjes me pakice.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se nga nesër kryeministri grek Mitsotakis do të shpallë masat e reja për të shmangur një mbyllje të dytë të përgjithshme të Greqisë.
Pamjet e radhëve kilometrike ne Selanik mëngjesin e se enjtes per një “rapid test” falas kane bere xhiron e mediave greke, ndërsa specialistet kujtojnë se ky qytet qe tashme hyn ne karantine ,ne fillim te tetorit ,kishte vetëm 7 raste ne dite, ndërsa orët e fundit gati 400.Kreu i qeverise greke ka deklaruar se nesër do të shpalle një plan të ri veprimi njëmujor, pa hyre ne detaje te hollësishme.Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të virusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”- ka thëne ai duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet ende, shmangia e një karantine kombëtare.

Sipas te dhënave te përditshme Greqia është ne një nivel me te kënaqshëm se vendet e BE. “Por ne baze te parashikimeve dhe shifrave jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyrueshme te marrim masa urgjente ,qe te shmangim presionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë, për të parandaluar më të keqen dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”– ka thëne kryeministri grek.


Vetëm në 24 orët e fundit Organizmi Kombëtar i Shëndetit bëri me dije se u regjistruan 1547 raste të reja me koronavirus.Prej tyre 52 janë regjistruar në pikat kufitare të hyrjes së vendit, portet, aeroportet dhe kufijtë tokësore. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 34299 vete, mosha mesatare e të cilëve është 38 vjeç.
Gjithashtu 108 persona vazhdojnë të trajtohen në terapi intensive, prej të cilëve 93.5% kanë historik të rënduar shëndetësor dhe janë mbi 70 vjeç.
Numri total i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 603, me moshë mesatare 79 vjeç.
Specialistët e shëndetësisë shohin me shqetësim shpërthimin e rasteve në Greqinë e veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.