Greqia sërish në karantinë? Ja çfarë thotë kryeministri Mitsotakis

“Bllokime lokale, gjurmime dhe testime masive”! Kjo është strategjia që po përdor Greqia kundër përhapjes së koronavirusit.Në një intervistë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e cilësoi “pothuajse të paimagjinueshme” mundësinë e vendosjes së një karantine të dytë jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë.

“Kemi tre ose katër muaj të vështirë përpara. Por shpresoj dhe jam optimist se nuk do të duhet të marrim masa më drastike sesa po marrim tani. Por nëse dikush pyet nëse kjo mund të thuhet me siguri, përgjigja është “jo”.Mbajtja e maskës nuk është vetëm një akt vetëmbrojtjeje por edhe një akt solidariteti pasi mbroni njerëzit e tjerë, sidomos familjen tuaj. Sepse ne e dimë që transmetimi më i madh ndodh brenda familjes. Pra, është një veprim për të mbrojtur ata që i doni më shumë” deklaroi ai.

Salvini para gjykatës, rrezikon dënim deri në 15 vjet burg

Udhëheqësi i opozitës italiane të ekstremit të djathtë Matteo Salvini, doli para gjykatës të shtunën në mëngjes për akuzat e ngritura ndaj tij.Salvini ndeshet me akuzën e pengmarrjes dhe shpërdorimit të detyrës për veprime të kryera gjatë kohës kur shërbente si ministër i Brendshëm. Ai vonoi zbarkimin në tokën italiane të 131 imigrantëve në gusht të vitit 2019.

“Jam i qetë dhe gjakftohtë. Nuk besoj se kam shkelur ndonjë ligj, por kam bërë vetëm atë që italianët më kanë kërkuar,” shkroi të premten Salvini në Twitter.

Gjykatësi i hetimeve paraprake në Katanja duhet të vendosë nëse çështja e Salvinit do të kalojë apo jo për gjykim. Mediat italiane raportuan se nuk pritet një vendim i menjëhershëm.

Në korrik, Senati italian vendosi t’i heqë Salvnit imunitetin. Nëse Salvini dënohet, ai rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg.

152 TË PREKUR ME COVID-19,20 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1008 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 152 raste të reja pozitive, prej të cilëve 20 janë në Korçë, 8 raste te reja ne Pogradec dhe nga 1 rast ne Kolonje ,Devoll.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi”, njofton MSH.

Dr. Flutura Beqo
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 152
  • Të shëruar ne 24 orë194
  • Humbje jete në 24 orë3
  • Testime ditore1008
  • Testime totale 91146
  • Raste pozitive 14117
  • Raste të shëruara  8536
  • Raste Aktive  5189
  • Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë2638
  • Durrës 571
  • Shkodër 392
  • Elbasan 254
  • Lezhë 265
  • Korçë 242
  • Fier 224
  • Vlorë 189
  • Kukës 142
  • Berat 118
  • Dibër 94
  • Gjirokastër 60

“Perimetri”/ Trafikuan 12 emigrantë të paligjshëm, katër në pranga, i pesti braktis mjetin dhe …

Goditet një tjetër rast trafikimi klandestinësh në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri.”Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një të pestë për trafikimin e 12 emigrantëve të paligjshëm.Arrestimi i tyre u bë në tre operacione të ndryshme të uniformave blu.Policia arrestoi shtetasit A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Ata u kapën në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë në dalje të Pogradecit u kapën N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Mjeku Tritan Kalo: Anëtarët e SPAK janë bërë me kohë kaps

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, kritikon jo rrallë herë klasën politike në vend, për mënyrën e qeverisjes. Me një status të gjatë në facebook, ai thotë se “një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar”, ndërsa thekson se vendi është ende në udhëkryqin e tranzicionit “të një sistemi e shoqërie që vetëm demokratike nuk mundet të quhen”. Me ironi, ai jep dhe “recetën” për organet ligjbërëse e ligjzbatuese në vend, “për të shpëtuar nga kapsllëku funksional”.

Postimi i plotë:

Kohë Kovidiane…..3.10.2020….Ju uroj fundjavën e parë të muajit Tetor 2020 me plot mirësi, dashuri e mbarësi të gjithë miqve, të afërmve, kolegëve dhe bashkëkombasve të mi kudo që ata/ato sot frymojnë ……Për të gjithë ne që punojmë dhe përpiqemi për një DEMOKRACI reale dhe pa hone diferencash sociale, një DREJTËSI E VONUAR ËSHTË një DREJTËSI E MUNGUAR……Vetëm e vetëm SHTETI i së DREJTËS njihet e pranohet si Shtet funksional për të gjithë shtetasit e tij…..NË MOS GABOJ ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë me një mbiemër as qumësht dhe as kos, vite më parë FOLI për arrestime të bujëshme politiqenërish në muajin Shtator, dhe ish-Ambasadori i SHBA-së i asaj kohe na premtoj “kapjen e peshqëve të mëdhenj” po në atë Shtator……Për Shtatorin e cilit vit vallë bëhej fjalë kur ata u shprehën në këtë mënyrë, për Shtatorin e vitit 2017, 2018, 2019, 2020 apo ndoshta për Shtatotin e vitit “të afërt” 2096…..Anëtarëve të SPAK-ut të bërë me kohë KAPS përpara krerëve të vërtetë të krimeve socio-ekonomiko-politike të këtyre 30 viteve të fundit, si dhe të gjitha anëtarëve të (J)ORGANEVE Ligjbërëse dhe Ligjzbatuese, si mjek u këshilloj që përpara se të shtrihen në mbrëmje në shtrat të përdorin 2 tableta Senakot ose 1 gotë me çaj Folium senae, Duphalac dy lugë supe ose Vaj recini dy lugë gjelle, dy – tre kokra Kiwi të shoqëruara me dy – tre kokra Fiku të thatë, ose fundi-fundit edhe dy paketa me Psillium të tretura në një gotë uji të ftohtë në mëngjes, që të munden të shpëtojnë nga një “shqetsim i tillë fiziologjik” sikundër po rezulton të jetë prej shumë kohësh edhe “kapsllëku i tyre funksional”…..ME SHUMË BUJË u fol për vite me rrallë për REFORMËN në DREJTËSI, për SPAK-un, për KPL-ra, KPGJ-ra apo BKH-ra dhe të tjerë syresh organizmash të të njëjtit “STAN”, po ku jemi Ne si shoqëri Demon-kratike edhe sot e kësaj dite…..Jemi ende në udhëkryqin e TRANZICIONIT të një sistemi e shoqërie që vetëm DEMOKRATIKE nuku mundet të quhen, si dhe busullhumbur në të për ARDHMËRINË tonë…..Çfarë po pritet vallë për të REAGUAR, apo ndoshta mos po pritet vetëm e vetëm zbrazja përfundimtare nga vetë Shqiptarët etnikë e vendit dhe e Trojeve Arbërore “të pushtuara” tashmë dhe të komanduara nga arrivistë, karrieristë, korrupsionistë, hedonistë, kriminelë, drogaxhinj, kumarxhinj, gopistë e injorantë…..Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit???

Artan Hoxha publikon FOTO nga parcela me hashash, ja çmimi i tij

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mëngjesin e sotëm disa foto nga një parcelë me hashash dhe thotë se këtë vit si asnjëherë më parë çmimi ka shkuar në 1.600 euro.Fillimisht, Hoxha publikoi fotot e më pas videon.

Postimi i plote :

Mirëmëngjes Shqipëri…

Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..
Në pyjet me kanabis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC News një histori ekskluzive po bëhet gati…
A kemi zgjedhje përpara apo jo?!

Foto: North Albania 2 tetor 2020…”, shkruan Hoxha dhe ndan foto e mëposhtme.

Zbulohet lista për 3 ndeshjet e Kombëtares me Armeninë, Kazakistanin dhe Lituaninë

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka publikuar listën për 3 ndeshjet e Kombëtares me Armeninë, Kazakistanin dhe Lituaninë.Kombëtarja do të luajë ndeshjet e radhës më 7, 11, dhe 14 tetor.29 futbollistë ka thirrur trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor.

Gjatë fjalës së tij, Reja u shpreh se “jemi në një moment të vështirë dhe gjërat bëhen të vështira për skuadrën dhe për ne”. “Janë në kontakt me klubet, konsiderohemi si zonë e kuqe. Është e vështirë t’i lënë lojtarët e lirë.Sulmi është thuajse i gjithi i ri, me emra si Vrioni, Broja e Seferi, ndërkohë që mbeten pjesë e kombëtares Kamberi dhe Manaj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqiperise futbollistet Marko Mollo(Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.

Mungesat – Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam, Hysaj nuk është grumbulluar për shkak të situatës së Covid-19 te Napoli. Ma kërkuan këta të fundit të mos e merrja. Cikalleshi nuk është në formë. Sadiku nuk ka luajtur, ndërsa Balajn e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi.

Kapiteni? Kur mungon Hysaj, kapiteni i kombëtares do të jetë Berisha. Për të ardhmen mendoj se mund të jetë Cikalleshi, pasi e ka treguar që e meriton.

Në muajin tetor, kombëtarja jonë zhvillon 3 ndeshje; 1 miqësore me Armeninën (7 tetor) dhe dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve (me Kazakistanin në 11 tetor) dhe Lituaninë (14 tetor).

VIDEO virale në rrjet/ Drejtori i policisë së Ukrainës rreh ministrin që vodhi fondet. Komentet: Kur do kalojë nga Shqipëria?!

Po ben xhiron e rrjetit nje video e regjistruar ne Ukraine, ku policia e shtetit ka dore te lire madje dhe te trajtoje dhunshem ministrat hajdute!Drejtori i policisë së Ukrainës jepet me ze dhe figure duke share dhe rrahur një ministër që vodhi fonde! “Vjedhja është dhunë!!”, thote ai.Lajmi eshte publikuar ne portalin “Interlajmi”!

Komentet dhe ne shqip jane te shumta, teksa thone: sikur te kalonte ca dite nga Shqiperia!