Mjeku Tritan Kalo: Anëtarët e SPAK janë bërë me kohë kaps

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, kritikon jo rrallë herë klasën politike në vend, për mënyrën e qeverisjes. Me një status të gjatë në facebook, ai thotë se “një drejtësi e vonuar, është një drejtësi e mohuar”, ndërsa thekson se vendi është ende në udhëkryqin e tranzicionit “të një sistemi e shoqërie që vetëm demokratike nuk mundet të quhen”. Me ironi, ai jep dhe “recetën” për organet ligjbërëse e ligjzbatuese në vend, “për të shpëtuar nga kapsllëku funksional”.

Postimi i plotë:

Kohë Kovidiane…..3.10.2020….Ju uroj fundjavën e parë të muajit Tetor 2020 me plot mirësi, dashuri e mbarësi të gjithë miqve, të afërmve, kolegëve dhe bashkëkombasve të mi kudo që ata/ato sot frymojnë ……Për të gjithë ne që punojmë dhe përpiqemi për një DEMOKRACI reale dhe pa hone diferencash sociale, një DREJTËSI E VONUAR ËSHTË një DREJTËSI E MUNGUAR……Vetëm e vetëm SHTETI i së DREJTËS njihet e pranohet si Shtet funksional për të gjithë shtetasit e tij…..NË MOS GABOJ ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë me një mbiemër as qumësht dhe as kos, vite më parë FOLI për arrestime të bujëshme politiqenërish në muajin Shtator, dhe ish-Ambasadori i SHBA-së i asaj kohe na premtoj “kapjen e peshqëve të mëdhenj” po në atë Shtator……Për Shtatorin e cilit vit vallë bëhej fjalë kur ata u shprehën në këtë mënyrë, për Shtatorin e vitit 2017, 2018, 2019, 2020 apo ndoshta për Shtatotin e vitit “të afërt” 2096…..Anëtarëve të SPAK-ut të bërë me kohë KAPS përpara krerëve të vërtetë të krimeve socio-ekonomiko-politike të këtyre 30 viteve të fundit, si dhe të gjitha anëtarëve të (J)ORGANEVE Ligjbërëse dhe Ligjzbatuese, si mjek u këshilloj që përpara se të shtrihen në mbrëmje në shtrat të përdorin 2 tableta Senakot ose 1 gotë me çaj Folium senae, Duphalac dy lugë supe ose Vaj recini dy lugë gjelle, dy – tre kokra Kiwi të shoqëruara me dy – tre kokra Fiku të thatë, ose fundi-fundit edhe dy paketa me Psillium të tretura në një gotë uji të ftohtë në mëngjes, që të munden të shpëtojnë nga një “shqetsim i tillë fiziologjik” sikundër po rezulton të jetë prej shumë kohësh edhe “kapsllëku i tyre funksional”…..ME SHUMË BUJË u fol për vite me rrallë për REFORMËN në DREJTËSI, për SPAK-un, për KPL-ra, KPGJ-ra apo BKH-ra dhe të tjerë syresh organizmash të të njëjtit “STAN”, po ku jemi Ne si shoqëri Demon-kratike edhe sot e kësaj dite…..Jemi ende në udhëkryqin e TRANZICIONIT të një sistemi e shoqërie që vetëm DEMOKRATIKE nuku mundet të quhen, si dhe busullhumbur në të për ARDHMËRINË tonë…..Çfarë po pritet vallë për të REAGUAR, apo ndoshta mos po pritet vetëm e vetëm zbrazja përfundimtare nga vetë Shqiptarët etnikë e vendit dhe e Trojeve Arbërore “të pushtuara” tashmë dhe të komanduara nga arrivistë, karrieristë, korrupsionistë, hedonistë, kriminelë, drogaxhinj, kumarxhinj, gopistë e injorantë…..Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit???

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: