Si do jetë moti në fundjavë/ Meteorologia parashikon ulje të temperaturave, por a do ketë shi?

Si do jetë moti këtë fundjavë? Meteorologia e “Meteoalb”, Adiola Bani parashikon reshje të pakta në veri dhe kryesisht në zonat qendrore të shtunën, ndërsa e diela do jetë me mot të kthjellët, përveç zonave malore ku pasdite do ketë reshje të pakta të izoluara.

Meteorologia Bani:

“Dita ka nisur me vranësira të dendura rrebeshe shiu me intensitet mesatar dhe intensiv në territorin shqiptar por ka filluar përmirësimi gradual duke zhvendosur reshjet drejt zonave juglindore të territorit ndërsa pjesa tjetër mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme duke sjellë gjatë pasdites dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Presim përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit nga dita e shtuna e në vijim, edhe pse e shtuna na sjell reshje të pakta në territor në veri dhe pjesërisht në zonën qendrore.

E diela do jetë me mot të kthjellët, përjashtuar zonat malore, ku gjatë pasdites do ketë reshje të pakta të izoluara .Sot temperaturat kanë mbetur konstante gjatë mëngjesit.

Presim rënie të lehtë të temperaturave gjatë mesditës duke bërë që vlerat të luhaten nga 5-21 gradë Celsius.

Fundjava do na sjellë rënie te temperaturave gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do jetë thuajse në të njëjtat vlera termike, duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 3-4 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumi rreth vlerës 20 apo 21 gradë”.

FOTOT/ Gazetarja shqiptare: Ka shumë ku*va në qarkullim, ma kanë thënë edhe mua kur kam ekspozuar dekoltenë

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon sot ishte edhe Antoneta Koçi e sezonit të parë të “Përputhen”.
26 vjeçarja u shpreh e indinjuar nga të gjitha komentet negative që i kanë ardhur asaj, njëjtë si edhe shumë vajzave të tjera që kanë vizibilitet të lartë në rrjetet sociale.
Thënë këtë, Antoneta gjeti rastin të sqaronte përdorimin e fjalës “k”, që sipas saj, sot po përdoret vend e pavend. “E vërteta është që edhe ka k në qarkullim. Çështja është që njerëzit këtë si term po e përdorin me çdo vajzë që eksopozhet pak. E përdorin shpesh sikur është një fjalë e thjeshtë. Edhe tek unë e kanë përdorur. Pse? Sepse mund të kem pas një veshje ku ka qenë e ekspozuar dekolteja, u shpreh ndër të tjera ajo.

Vajzat e harqeve dhurojnë spektakël

Aiola Laska, Xhejsi Mera dhe Xhanina Çela, tre vjazat e mrekullueshme të harqeve ishin të ftuara në emisionin “zone e lire ”. “ ne tvklan”.Grupi që kanë krijuar, ka performuar muzikë klasike në evente të ndryshme por me kalimin e kohës ata e kanë zgjeruar repertorin e tyre edhe në zhanre të tjera.Stin Girls tashmë është shumë i njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Maqedoni, madje kanë bashkëpunuar me këngëtarë të ndryshëm, mes të cilëve Anxhela Peristeri dhe Fifi.

Ata vijnë me dy krijime të tyre, por gjithashtu kanë realizuar një sërë coverash të ndryshëm.

Fotoja e të porsalindurit që përpiqet t’i heq maskën mjekut bëhet virale: ‘Na duhej një shenjë’

Pandemia, prej thuajse një viti ka detyruar njerëzit në mbarë globin të shfaqen kudo me maskë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19, ndërkohë që njerëzit presin me padurim ditën kur do të mund të dalin pa to. Fotoja e një bebushi të porsalindur, që përpiqet t’i heqë maskën mjekut që asistoi në lindjen e tij është bërë virale në internet dhe jo më kot! Shkrepja e duhur në momentin e duhur është marrë si një “shenjë shprese” në një moment të tillë, kur bota po jeton në mes të një pandemie.

Bebushi që përpiqet të heqë maskën nga fytyra e mjekut, ngjall optimizëm vetëm duke e parë, si simbol shprese që i kujton njerëzimit që edhe kjo periudhë do të përfundojë!

Fotoja e vogëlushes është postuar nga një gjinekolog në Dubai dhe menjëherë është bërë virale në internet.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”- shkruan ai.

Burimi: Business Today

Greqia kundër refugjatëve-vendos pajisje shurdhuese kundër refugjatëve në kufi

Autoritetet greke kanë vendosur dy pajisje elektronike që mund të lëshojnë valë të fuqishme zanore dhe t’i bëjnë njerëzit të shurdhër, për t’u përdorur kundër refugjatëve në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).Dy pajisje akustike me rreze të gjatë të njohura ndryshe si LRAD, prodhojnë shpërthim zanor dhe kanë fuqinë për t’i bërë njerëzit të shurdhër.Të përdorura si në zona civile gjatë protestave apo dhe ushtarake në botë, sistemet LRAD, kur përdoren tek njerëzit, mund të shkaktojnë disorientim, shurdhim, dhimbje të padurueshme dhe probleme shëndetësore me pasoja të panjohura.

Perdorimi i tyre eshte i ndaluar ne shume vende te botes.Siç raportohet, në kuadër të vendimeve të Greqisë për forcimin e njësive kufitare, katër drone ajrorë pa pilot, 15 kamera termike, pesë barka dhe dhjetë automjete të blinduara patrullimi gjithashtu janë përfshirë në sistemin e mbikëqyrjes kufitare.Nga ana tjetër, raportohet se ndërtimi i murit të ri me tela në kufirin turko-grek, i cili u njoftua se do të ndërtohej në rajonin e lumit Marica kundër imigracionit të paligjshëm, ka filluar në rajonin Feres. (Anadolu)

Ermal Meta prezanton publikisht të fejuarën me një urim të veçantë për ditëlindje

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta kur bëhet fjalë për jetë private ka zgjedhur të jetë i rezervuar. Pas ndarjes me të dashurën që kishte prej 9 vitesh Silvia Notargiacomo, Ermalit ka nisur një lidhje të re.Fituesi i “Sanremos”, gëzon një dashuri të re me Chiara Sturdà-n, me të cilën prej pak kohësh është fejuar. Çifti kanë jetuar një kohë të gjatë lidhje në fshehtësi, por gjatë izolimit kanë vendosur të dalin në qiell të hapur.

Chiara dhe është sot 30 vjeçe. Me një foto bardhezi, këngëtari i bëri urimin publik për ditëlindje ku i shkruan: “Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”.

Ermali dhe Chiara kanë kaluar disa pushime të bukura në ishujt grekë gjatë kësaj vere dhe në ato pak foto të postuara, kantautori shqiptar duket shumë i dashuruar.

Dua Lipa thyen rregullat anti-Covid, policia i ndërpret xhirimet e videoklipit

Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka thyer rregullat e qeverisë britanike për kufizimin e lëvizjeve në kuadër të frenimit të Covid -19. Dua Lipa dhe bashkëpunëtorët e saj dolën mbrëmjen e së mërkurës në sheshin lindor të Londrës për të xhiruar klipin e saj të ri muzikor.

Xhirimet e klipit të ri të Dua Lipa-s janë ndërprerë dhe pezulluar nga policia. Arsyeja?

Këngëtarja shqiptare dhe ekipi i saj nuk po zbatonin rregullat anti-Covid. Artistja ka qenë në Shoreditch, Britani, në xhirime me një grup kërcimtarësh dhe anëtarët e stafit e siç shihet nga fotot, nuk kanë qenë duke respektuar distancën fizike dhe qëndronin pa maskë.Sipas “The Sun” kanë qenë banorët e zonës që kanë nisur të shqetësohen nga euforia dhe zhurma që po krijonte grupi i Duas, ndërkohë që janë shprehur se këngëtarja është treguar e papërgjeshme.

Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, ishte një makth. Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”– tha njëri prej tyre, ndërkohë që një tjetër banor u shpreh:

“Njerëzit po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Prandaj thirrën policinë”.

“Ose unë, ose askush”, zbulohen detaje të reja për shqiptarin xheloz në Greqi

Detaje të reja janë mësuar për shqiptarin që është në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Greqi. Ish-partneri i 43-vjeçares Fotini e ka kërcënuar vetëm disa muaj pas divorcit duke i thënë: “Ose unë ose askush”.Kjo vërteton edhe njëherë se ishte xheloz i sëmurë dhe krimin e bëri vetëm për hakmarrjes pasi ish-partnerja kishte nisur një romancë të re me një farmacist. Ndonëse policia ka ngritur grupe kontrolli dhe kudo po kërkohet për të, ka dyshime që ka kaluar kufirin dhe po fshihet në Shqipëri.

Shqiptari i përket moshës 45-50 vjeç dhe rezulton se ka qenë i dënuar më parë për drogë dhe grabitje.

Pas lirimit nga burgu nuk ka pasur më probleme me ligjin derisa bëri planin djallëzor për të vrarë me hanxhar masazhisten 43-vjeçare dhe partnerin e saj, farmacistin 42-vjeçar në Loutraki.

Si ndodhi vrasja?

Mediat greke thonë se ai ishte larguar nga ishulli i Mikonos për në Loutraki, ku monitoroi nga afër lëvizjet e gruas së pasur për dy javë.Shanset për të kryer ekzekutimin ishin edhe më parë, por ai vendosi ta bënte pikërisht në një moment kur do të mund t’ia mbathte nga policia. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë xhelozia ndaj gruas 45-vjeçare Fotini-Svitlana që kishte hedhur pas krahëve historinë me të dhe kishte nisur një histori të re dashurie.

Hetimet tregojnë se kur shqiptari pa që ish-partnerja ndihej e lumtur në krahët e farmacistit, u xhindos. Kështu zgjodhi të bëhej hija e tyre derisa ata të mos kuptonin asgjë.Fillimisht çifti ishte në qytetin Loutraki, vrasësi e dinte mirë se nuk mund të bënte as lëvizjen më të vogël kundër tyre, kështu që priti derisa të dy të bënin një gabim; të vizitonin shtëpinë e pushimeve të gruas në Flambouro.

Sipas ekzaminimit, autori i krimit kapi çiftin kur ishin lakuriq dhe i goditi në mënyrë barbare me hanxhar. Edhe nëse do të arrinin të bërtisnin, zona është e shkretë dhe askush nuk i dëgjoi.Shqiptari i zhdukur mbetet i dyshuari kryesor i vrasjes së dyfishtë ndërsa të dhënat e disponueshme për policinë në Flambouro Loutraki të Greqisë. Ai është akuzuar për grabitje dhe drogë dhe ka vuajtur një dënim me burg. Ai u la i lirë me kusht rreth tre vjet më parë dhe që atëherë nuk është pikasur nga autoritetet.

Ndërkohë, policia është në pritje të përfundimit të testeve laboratorike, gjurmëve të gishtave dhe ADN-së, në mënyrë që të identifikojë saktësisht autorin e krimit, shkruan Neësit.gr

Sidoqoftë, sipas informacioneve, duket se në të kaluarën e afërt çifti, në këtë rast gruaja fatkeqe dhe i dyshuari shqiptar i shënuar për vrasjen, kishin probleme serioze në marrëdhëniet e tyre, ndoshta për shkak të natyrës shtypëse të të dyshuarit kryesor. Gruaja iu drejtua policisë pak muaj më parë duke kërkuar ndihmë, por më pas u pendua./korrieri/

Nuk vendosën maskat, policia gjobit 341 qytetarë, 11 shoqërohen në polici

Policia e Shtetit ka gjobitur sot 341 qyetarë të cilët janë konstatuar se nuk mbanin maskën.Përmes një njoftimi Policia e Shtetit bën me dije se gjithashtu 11 qytetarë që nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin duhet të plotësohet fleta e gjobës për shkeljen e konstatuar janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Bëhet me dije se vlera e gjobave është 3.000 lekë secila.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

‘Ta kesh armik , të ha m***’/ Ish deputetja nuk përmbahet ndaj Ramës: Dikur kishim burra shteti

Për ish- deputeten e LSI-së, Nora Malaj, kryeministri Rama dështoi në përballjen që pati me gazetarët mbëmë i ftuar në “Opinion”.Ajo shkruan se gjuha e trupit e tradhtoi përballë gazetarëve që u soll me arrogancë ndaj tyre. Për Malajn, e gjitha ajo skenë i kujtoi “vargjet e te madhit Dritero Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë”.

Postimi i plotë i Nora Malajt

Kur gazetarët të hedhin në knoc down !

E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .
Intimidoj, fyeu e shau , cilin do që i erdhi ndërmend .
Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.
Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku .
Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin.
Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë!
Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)
Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme.
Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” 😂
Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë.
Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha … ”
E unë ne fakt e kam shok fëmijërie …

Pa sëmundje shoqëruese, humb jetën nga koronavirusi 37-vjeçari nga Korça

Një 37 vjeçar nga Korça raportohet të jetë një nga viktimat e Covid gjatë ditës së djeshme. Ai është Lorent Kreka, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte sëmundje bashkëshoqërues.Kreka kishte rezultuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke paraqitur shenja të lehta infektimi.Por, situata e tij mësohet se është rënduar menjëherë, duke bërë që të kryhej transportimi i tij në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet po kështu se edhe prindërit e 37 vjeçarit kanë qenë më herët me koronavirus, por e kanë kaluar pa pasoja.

Kreka kishte një biznes në Korçë dhe disa muaj më parë ai foli edhe për mikrofonin e Abc News duke u shprehur se pas mbylljes së pranverës, gjithçka të kishte kaluar dhe tashmë na prisnin ditë më të mira.

Ndersa theksoi se kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit“, shprehej ai plot shpresë për mikrofonin e Abc News.”Kemi kaluar një situatë të vështirë. Shpresojmë për më mirë”, tregoi Lorenti për Abc News.

Lorent Kreka kishte bërë edhe një reagim në Facebook rreth 10 ditë më parë ku shkruante: “Mos i bini telefonit, nuk flas dot, ju lutem”.

Faqja Korca Blog i shpreh ngushëllime familjes !

Mediat greke: gomonia me 1.2 ton kanabis, ishte nisur nga Vlora (FOTO)

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me gomonen me 1.2 ton drogë.Teksa kanë publikuar foto të tjera, mediat greke raportojnë se gomonia u nis nga Vlora dhe njëri prej skafistë rezulton me precedent të mëparshëm penal në Itali. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Turqinë. Operacioni u zhvillua disa ditë më parë në Greqi, Lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit, thanë burimet policore greke.

Covid 19 /Ndalohen dhe gjobiten në Itali autobusët e nisur nga Shqipëria

Mbyllja e kufijve me Italinë për shkak të pandemisë mesa duket i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako e porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Itali, duke përdorur autobusët e linjës Shqipëri-Itali. Por kjo nuk lejohet më kohët e fundit në vendin fqinj, ku autoritetet italiane mëngjesin e sotëm kanë ndaluar e inspektuar dy autobusë nga Shqipëria plot me bagazhe të pajustifikuara.

Il quotidiano raporton se dy autobusët janë ndaluar në portin e Barit e në vend të pasagjerëve transportonin valixhe, pako e mallra.Policia doganore e Barit në bashkëpunim me policinë kufitare e me autoritetet e Policisë financiare kanë kryer kontrolle të automjeteve e pasagjerëve që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali.Gjatë kontrollit janë ndaluar 2 autobusë me targa shqiptarë e të drejtuar nga shoferë shqitparë. Në autobusin e parë nuk është gjetur asnjë pasagjer e shumë bagazhe të pajustifikuara për transport. Në autobusin e dytë po udhëtonin 10 pasegjerë e një numër i lartë thesësh e pakosh ishin jo në pronësi të udhëtarëve.

Autoritetet italiane kanë vendosur ndalimin administrativ për 3 muaj të qarkullimit të autobusëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej tyre.

REKORD INFEKTIMESH/289 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,16 TE PREKUR NE KORCE

Rekord infektimesh në 24 orët e fundit nga COVID19 në Shqipëri.Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 16 janë në Korce, dhe 5 persona jane ne Pogradec.Janë shëruar 93 qytetarë,ndersa 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

E Plote :

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve duke u rikujtuar qytetarëve se mbajtja e detyrueshme e maskës edhe në ambientet jashtë shtëpise duhet të shoqërohet patjetër me ruajtjen e distancës fizike prej të paktën 1.5 metër, dhe kujdesin e vazhdueshëm të higjienës personale.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 289
  • Të shëruar ne 24 orë 93
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1402
  • Testime totale 104,804
  • Raste pozitive 16501
  • Raste të shëruara 9957
  • Raste Aktive 6101
  • Humbje jete 443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3001
  • Durrës 648
  • Shkodër 450
  • Fier 364
  • Korçë 342
  • Lezhë 311
  • Elbasan 265
  • Vlorë 224
  • Berat 182
  • Kukës 165
  • Dibër 84
  • Gjirokastër 65

COVID 19/ Ç’PO NDODH NË GREQI/IZOLOHET KOZANI

Shifrat janë rritur ndjeshëm, ditë pas dite në Greqi. Qyteti më problematik është Kozani, pranë Shqipërisë, i cili është izoluar i tëri deri në 29 tetor. Askush nuk lejohet të hyjë e të dalë nga qyteti.
Maska është vendosur me detyrim kudo në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Janë mbyllur të gjithë baret, restorantet, muzeumet, këndet e lojërave, dyqanet, gjykatat dhe palestrat.
Shkollat do vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësuesit e nxënësit duhet të mbajnë gjatë gjithë kohës maska.Ndërkohë qeveria ka paralajmëruar mbështetje, bonus emergjent dhe ulje qiraje.

Ne jemi në një fazë shumë kritike të pandemisë,” tha Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias. “Aktivizimi i alarmit të nivelit 4 për Kozanin i bie këmbanava të alarmit për të gjithë ne, në të gjithë vendin,” tha ai.

Vetëm të enjten, 22 infeksione të reja u raportuan në Kozani, me më shumë se 200 raste aktive në zonë.Greqia raportoi 453 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ky ishte rekordi që prej shkurtit të kaluar.