“Gradohet” kapiten te Skënderbeu, Meksi: jemi ende në fazën e riorganizimit, pretendojmë gjithmonë maksimumin

Jorgo Meksi është ndër të paktët lojtarë që i ka mbetur Skënderbeut nga sezoni i kaluar. Një pjesë e mirë e ekipit është larguar menjëherë pas ndeshjes së fundit, por ai vendosi që të qëndrojë. Po merr pozicionin e një lideri në ekipin e Julian Ahmatajt dhe kjo kuptohet nga “gradat” që i janë dhënë. Mbrojtësi i linjës së djathtë do të jetë kapiteni i ri i korçarëve. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 25-vjeçari i Skënderbeut komenton transformimin e skuadrës nga vjet, sqaron arsyet pse nuk iku nga Korça dhe tregon se çfarë ka sjellë të re Julian Ahmataj si trajner.

Meksi, si po shkojnë përgatitjet me ekipin?
Të them të drejtën, mjaft mirë. Pas atij dëmtimi që pësova, ishte e rëndësishme që të kthehesha shpejt dhe jam i lumtur që ia arrita qëllimit. Kam gati një muaj që stërvitem me ekipin plotësisht dhe e ndiej se gjithçka ka kaluar. Për fat të mirë, jam rikuperuar dhe këtë e kam treguar edhe në testet miqësore. Mezi pres fillimin e sezonit për të bërë një hap të madh.

Ekipi ka ndryshuar totalisht. Si po ju duket?
Është e vërtetë, nga sezoni i kaluar kemi shumë ndryshime. Për vetë mënyrën se si rrodhën gjërat, Skënderbeu ishte i detyruar të ndryshonte qasjen e të bërit merkato. Tashmë në ekip janë afruar lojtarë të rinj, por ajo çka është më e rëndësishme cilësorë dhe me ambicie. Kjo duket se është strategjia e klubit për këtë sezon.

Keni ndryshuar edhe trajnerin, si është të punosh me Ahmatajn?
Julian Ahmataj ka shumë grintë, kërkon maksimumin nga të gjithë dhe që gjithçka të jetë perfekte. Kemi punuar me një trajner si Ilir Daja dhe normalisht që diçka e tillë na ka mbetur shprehi. Ahmataj është një trajner sulmues që i pëlqen të fitojë dhe të dhurojë emocione. Mendoj se jemi përshtatur mirë dhe në fillim të sezonit do të kemi përvetësuar 100% ato çfarë kërkon trajneri.

Sa shqetësuese është për ju fakti që merkatoja është e bllokuar?
Të them të drejtën, do të ishte më mirë që për këtë të pyeteshin drejtuesit e klubit, pasi ata e dinë si qëndron situata. Personalisht nuk është se kam ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje. Di vetëm të them se presidenti Takaj na ka dhënë garancinë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe shumë shpejt do të vijnë zyrtarizimet.

Edhe ju ishit pranë largimit, çfarë ndodhi më pas?
Nuk mund të flas me shumë siguri në lidhje me këtë çështje, pasi as mua, as përfaqësuesve të mi nuk na ka ardhur një shkresë zyrtare. Nuk e di nëse klubet e tjera janë interesuar për mua dhe vetëm kaq apo bisedimet kanë qenë konkrete. Por, nga biseda me presidentin kam kuptuar se nuk ka pasur asgjë konkrete. Unë kam edhe dy vite të tjera kontratë me Skënderbeun dhe kjo ishte një nga shtysat që unë vendosa të qëndroj, për vetë faktin se dua të rritem dhe se jam i bindur që për të bërë hapin e madh, Skënderbeu është klubi i duhur.

Me kaq shumë ndryshime, mendoni se do ta keni të vështirë këtë sezon?
Duhet të presim e të shohim, është ende herët për të dhënë opinione. Mund të them se jam ende në fazën e riorganizimit, por duke ditur klubin ku bëj pjesë dhe ambicien e drejtuesve, Skënderbeu nuk është për fundin e tabelës por pretendon gjithmonë maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

131 TË PREKUR ME COVID-19,6 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 842 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 131 raste të reja pozitive, prej të cilëve 6 janë në Korçë dhe 1 ne Pogradec.Mësohet se 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rëndë.

Dr.Mirela Çami
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

3 simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë Covid-in

Simptomat e koronavirusit në shumë raste janë të ngjashme me atë të gripit sezonal dhe për këtë arsye, në këtë periudhë të vitit, kur shtohen dhe virozat, shumë njerëz përfshihen nga ankthi nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës apo diçka tjetër.Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka shpjeguar se kush janë 3 simptomat kryesore që në 85% të rasteve konfirmojnë se një person është i prekur nga Covid-19.

1-Një kollë e re dhe e vazhdueshme; kollitje për më shumë se një orë, ose të pasurit 3 episode ose më shumë kolle të vazhdueshme brenda 24 orësh.

2-Temperatura mbi 37.8.

3-Ndryshimi i nuhatjes ose shijimit; në pjesën më të madhe nuk mund të nuhasni apo shijoni gjë, ose këto shqisa janë ndryshe nga normalisht.

FTOHET PËR HERË TË PARË TE SHQIPËRIA E BUSHIT, TALENTI KORÇAR QË U RRIT NGA IGLI TARE

Dean Liço ka marrë ftesën për herë të parë sa i përket Shqipërisë U-21. Alban Bushi e ka thirrur përpara dy takimeve miqësore atje ku kuqezinjtë do të përballen kundër Sllovenisë dhe Tiranës. Flitet për futbollistin korçar që kishte ndihmë të madhe nga Igli Tare teksa u bashkua edhe me të rinjtë e Lacios.

Në kohën e pandemisë dhe kur ishte e pamundur të largohej nga Italia, drejtori sportiv i lacialëve nuk ngurroi që të hapte dyert e shtëpisë për të. Liço u bashkua së fundmi me ekipin e Askolit në Serinë B, atje ku i është garantuar edhe mundësia e aktivizimit. Ky është shansi i artë për t’u rritur më tepër në karrierë, pasi flitet për futbollin e vërtet profesionist dhe jo për ekipin e të rinjëve. /Sport Ekspres/

Merret vendimi,Viti i ri akademik nis në 2 nëntor

Viti i ri akademik do të nisë më 2 Nëntor. Urdhrin e ka firmosur vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në muajin nëntor, studentët do të kthehen në auditore.Në urdhrin e Kushit thuhet se në përfundim të regjistrimit të studentëve fitues, universitetet duhet të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve”, sh.a listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ky vit i ri akademik do të zhvillohet ndryshe nga vitet e tjera. Për shkak të pandemisë mbetet një sfidë e vërtetë zhvillimi i leksioneve në universitete.

Megjithatë Ministria e Arsimit ka përcaktuar protokollet e sigurisë ndërkohë që thotë se ka edhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit.

Kënga e Dua Lipës, kolonë zanore në FIFA 2021

EA SPORTS kanë konfirmuar pjesëmarrjen e 100 artistëve në FIFA 2021, shkruan GazetaBlic.Do të shfaqen mbi 100 artistë nga 23 vende të ndryshme duke përfshirë super yllin, fituese të Çmimit Grammy, Dua Lipa, sensacionin brazilian Anitta, Charli XCX, Disclosure, Stormzy, Tkay Maidza, Madame Gandhi, Chløë Black dhe të tjerë.Adhuruesit e FIFA-s do të jenë në gjendje të dëgjojnë disa nga këngët e këtyre yjeve botërore teksa luajnë.

Të dy kolonat zanore, FIFA 21 dhe Volta Football janë në dispozicion sot në platformat kryesore streaming Spotify, Apple dhe Deezer.

“Qëllimi ynë i kolonës zanore është të ndryshojmë mënyrën se si lojtarët në të gjithë botën dëgjojnë dhe përjetojnë futbollin dhe t’i prezantojmë ata me muzikë të re që do të ndryshojë jetën e tyre”.

Tjetër rast me COVID në shkollën 9-vjeçare në Ersekë, del pozitive nëndrejtoresha

Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9-vjeçare në Ersekë. Pas mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive për koronavirusin, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës. Mësohet së ajo prej pak ditësh është karantinuar në banesën e saj, raporton “News 24”.

Mësimi vijon normalisht sipas rregullave dhe protokollit dhe mësueset e prekura janë zëvendësuar.

Ndërkaq kontakteve të afërta të nëndrejtoreshës së shkollës 9-vjeçare iu janë marrë tamponët

Përshkallëzohet bojkoti, Liga Profesioniste proteste: Më 10 tetor…

Mosplotësimi i kërkesëva të klubeve të futbollit qe prej javësh vazhdojnë bojkotin.Liga Profesioniste e Futbollit, eshte mbledhur sot për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të bojkotit, ku permes një qëndrimi zyrtar ka njoftuar se është e gatshme për të vijuar dialogun me negociatorin, Fidel Yllin, përfaqësuesi i qeverisë, por nga ana tjetër ka paralajmëruar protestë masive më 10 tetor, për të sensibilizuar opinion publik.

Deklaratë për shtyp nga Liga Profesioniste:

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit u mblodhën sot për të diskutuar në lidhje me çështjet organizative dhe me vijimin e bojkotit të kampionatit të Kategorisë Superiore.

Gjatë diskutimeve Asambleja e Ligës u dakordësua për hapat e mëtejshëm në luftën për plotësimin e katër kerkesave të Ligës drejtuar qeverisë.

LPF do të intensifikojë kontaktet me negociatorin e qeverisë z. Fidel Ylli dhe për këtë ngarkohet Kryetari i Ligës dhe Sekretari i përgjithshëm për te ndjekur hap pas hapi ecurinë dhe reagimin e qeverisë pas dërgimit të relacionit shpjegues për kërkesat e Ligës.

LPF është e vendosur për vazhdimin e bojkotit dhe përshkallëzimin e protestave, duke projektuar protestën masive të futbollistëve më datë 10 tetor 2020. Për këtë do të ngrihet një grup pune për organizimin e saj dhe sensibilizimin e opinionit publik.

Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga qeveria për kërkesat e Ligës. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit mbeten shpresëplotë për një përgjigje sa më shpejtë nga ana e qeverisë dhe për veprime konkrete në shqyrtimin dhe plotësimin e këtyre kërkesave që mund të sjellin zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

VIDEO/ U zgjua nga koma pasi i dëgjoi zërin, Totti takim emocionues me vajzën e aksidentuar

Po të presim, Francesco” ishin fjalët e prindërve të Ilenia Matilli për ish-kapitenin legjendar të Romës.

Futbollistja e Lazios ishte në koma prej nëntë muajsh pas një aksidenti të rëndë e u zgjua vetëm pak ditë më parë, duke dëgjuar zërin e, Francesco Tottit, që i kishte dërguar një video mesazh ku e inkurajonte të mos dorëzohej.

Kapriçot e motit/ Meterologu zbulon si do të jenë ditët e para të muajit Tetor

Meterologu i Meteoalb Hakil Osmani në një lidhje me skype me Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti përgjatë kësaj jave, dhe në ditët e para të muajit Tetor. Sipas Osmanit, prej ditës së sotme pritet një përmirësimn i kushteve të motit, dhe një rritje të temperaturave që në fundjavë do të arrijnë deri në 28 apo në 29 gradë celsius.

Megjithatë sipas Osmanit, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut në zonat malore, edhe pse ato do të jenë kryesisht të izoluara.

“Moti gjatë këtyre ditëve pritet të ketë një përmirësim, do të kemi mot të qendrueshëm, me më shumë kthjellime, por ka dhe reshje shiu të pakta të izoluara. Do të kemi dhe një rritje graduale të temperaturave, që në fundjavë do të shkojnë deri në 28 apo në 29 gradë celsius.

Java e parë e muajit Tetor paraqitet me mot të qendrueshëm, mund të ketë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ditët e para të Tetorit në bregdet dhe në zonat e ulëta do të jenë me mot të mirë. Sa i takon temperaturave, ato do të jenë më të larta sesa normale, nga 2 deri në 3 gradë”, u shpreh Osmani në Fax News.

Igli Tare shpallet menaxheri i vitit në Itali Muriqi e Lacio marrin lajmin e madh

Te Lacio vërshojnë vetëm lajme të mira dhe i pari vjen nga Vedat Muriqi.Blerja 20-milioneuroshe e kësaj vere, pas rezultimit pozitiv me Koronavirus, duket se e ka mundur “COVID”-in, pasi tamponi i parë që ka bërë dje ka rezultuar negativ, ndonëse për konfirmimin absolut duhet të bëjë sot edhe të dytin, për të parë nëse rezultati i parë ka qenë i saktë. Kjo do të thotë se për bomberin e Kosovës, i cili la Fenerbahçen për Lacion, afron dita e zbritjes në grup me skuadrën dhe nisjen e stërvitjes nën urdhrat e trajnerit Simone Inzagi.

VJEN PEREIRA – Por nëse Muriqi shërohet, Lacio pret të përqafojë edhe fantazistin e ri. Bëhet fjalë për Andreas Pereiran, 24-vjeçarin belg, por të natyralizuar brazilian, i cili do t’u bashkohet të kaltërve brenda 2-3 ditëve të ardhshme. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv, Igli Tare, pas ceremonisë së marrjes së çmimit “Scopigno e Pulici”, që i dhurohet “Menaxherit të vitit”. “Inzagi tha se jemi pak vonë me merkaton? Ndoshta po, jo për fajin tim, por për të gjithë kaosin me të cilin po përballet bota prej pandemisë. Kritikat ndaj nesh? Jam i lodhur së dëgjuari ato, janë totalisht absurde.

Këto nuk i meritoj as unë dhe as skuadra, sepse çdo vit thonë se startojmë nga radha e pestë e nisjes dhe në fund vetëm përgënjeshtrojmë kritikat. Kjo situatë është bërë e padurueshme. Kam 12 vite që punoj për Lacion dhe jap çdo ditë më të mirën time për të kompletuar këtë skuadër, ndonëse mendoj se grupi do të kompletohet gjatë pauzës së kombëtareve. Pereira? Po, mund të them se është një lojtar yni, zbarkon në Romë brenda 2-3 ditëve. Me Pereiran afrimet tona janë katër, pas Muriqit, Faresit dhe Hëdetit. Mendoj se me kaq jemi të kompletuar, për më tepër pas asaj që pamë në Kaljari, ku morëm tri pikët e parë në kampionat”, tha Tare.tare lotito

ELOZHET E INZAGIT – Ndërkohë, për Igli Taren nuk mungojnë as elozhet e trajnerit të Lacios, Simone Inzagi: “Kam folur me Taren, por edhe me Perucin lidhur me faktin se në merkato jemi disi me vonesë. Gjithsesi, unë dhe e gjithë skuadra ka besim të plotë tek Igli, i cili ka shumë vite që tregon se është një maestro i blerjeve. Kontrata ime? Unë dhe klubi jemi në sintoni të plotë, por kur të vijë koha, do të ulem me Taren dhe Lotiton për të biseduar me ta”, tha trajneri.

BE shton katër vende të tjera në listën e kuqe të Covid-19

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i ka shtuar listës së zonave të kuqe edhe katër vënde të tjera.Holanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria janë vëndet që u shtuan në listën e zonës së kuqe.Raportohet se Holanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit dhe si pasojë e shtimit të rasteve janë marrë masa duke u mbyllur baret dhe restorantet pas orës 10.

Në Islandë janë raportuar mbi 80 raste të reja gjatë fundjavës, duke u rritur rreziku ndaj pandemisë.

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muajt e fundit.

Kujtojmë se në listën e kuqe futen ato vënde të cilat që kanë kaluar mbi 120 raste për 100,000 njerëz.

127 TË PREKUR ME COVID-19,8 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 820 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 127 raste të reja pozitive, prej të cilëve 8 janë në Korçë.Mësohet se 103 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rëndë, ndërsa 4 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Dr.Mirela Çami
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75