Yjet e muzikës me rrënjë shqiptare që po pushtojnë botën’

Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?

Yjet e muzikës pop me rrënjë shqiptare po pushtojnë botën.Shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milion dëgjues në muaj në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milion. Rita Ora ka patur pesë këngë në krye të listave britanike dhe ka qenë pjesë e jurisë së “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë ndjekje globale.

Kënga “Sweet but Psycho” e Ava Max konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës, “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” (Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit).Të gjithë këta megastarë të trashëgimisë shqiptare, përveç Era Istrefit u rritën në diasporë.Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza Vitia kanë lindur respektivisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm Ava Max ka rrënjë në vetë Shqipërinë. Pjesa tjetër janë shqiptare të Kosovës, përveç Bebe Rexhës, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i Duas, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke patur rastin, ne shkëlqejmë”.

Yjet e diasporës shpesh “performojnë” në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosovo 2.0, thotë se ata qartazi ndiejnë nevojë për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj, të marrin dashuri.

“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar”, tha Bebe Rexha në një vizitë në Shqipëri.

Në korrik, Dua Lipa krijoi polemika, me shpërndarjen e një harte që tregonte Shqipërinë e Madhe. Ajo më vonë tha se postimi i saj ishte keqkuptuar.

Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit, u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990.

Sidoqoftë, familje si ajo e Rita Orës apo Duas, ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dyja vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit performues në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.

Në vitin 2016, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Anabel/The Economist

FOTO-“VËLLAZËRORE”/ PRESIDENTI ILIR META TAKOHET ME RAMUSH HARADINAJN

Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur javën me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.Takimin mes tyre e ka bërë të ditur Kreu i Shtetit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook.

Ndër të tjera Meta thekson se ata po kalojnë një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore.

Me Ramushin, një mbrëmje frymëzuese dhe vëllazërore.”- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Turpërohet Liverpooli – Aston Villa shtatë gola kampioneve|Totenhemi çon në “ferr” Mançester Junajtid

Mund të duket e paimagjinueshme për tifozët e futbollit, mirëpo Aston Villa ka arritur të mposht Liverpoolin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier me rezultat 7-2.Pas vetëm katër minutash lojë në Villa Park, vendasit shënuan golin e parë me anë të Ollie Watkins që u asistua nga Jack Grealish.

4 tetor 2020 do të jetë një ditë që do të mbahet mend gjatë për tifozët e Mançester Junajtid, por si “ditë zie”. “Djajtë e Kuq” u turpëruan në shtëpi me rezultatin katastrofik 1-6 nga Totenhemi. Ekipi i Ole Gunar Solskjaer preku sot fundin në epokën e tij.

Supersfida nisi në mënyrë spektakolare teksa u realizuan 3 gola për 7 minuta. Fillimisht vendasit e Solskjaer kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Bruno Fernandesh, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që “spërsat” e Zhoze Murinjos, përmbysin gjithçka në minutat 4 dhe 7 me anë të Ndombele dhe Son.

FT| Mançester Junajtid-Totenhem 1-6

B. Fernandes 2′ (p)/ Ndombele 4′, Son 7′, 37′, Kein 30′, 79′ (p), Orier 51′

Rregullat e reja/ Ja si do të udhëtojnë shqiptarët drejt vendeve të BE-së në vitin 2021

Vendet e Bashkimit Europain kanë vendosur rregulla të reja për qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt BE-së, duke nisur nga viti 2021. Vendet e Bashkimit Europian kanë hartuar një program të ri vizash i quajtur Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).Sipas këti vendimi të ri, çdo qytetar që do të udhëtojë drejt vendeve të BE-së më parë duhet të marrë ‘ETIAS-in’.Programi ETIAS u mendua në vitin 2016 dhe u deshën katër vjet për t’u zhvilluar. Duke filluar nga viti 2021, të gjithë udhëtarët shqiptarë do të duhet të kenë një ‘ETIAS’ nëse dëshirojnë të vizitojnë një vend të Shengenit. ‘

‘ETIAS’ është e vlefshme për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, si dhe për udhëtarët të cilët do të kalojnë vetëm përmes vendeve të Shengenit gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar.Shqiptarët do të duhet të marrin një ‘ETIAS’ nëse dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e vendosura në Zonën Shengen, e cila përfshin fqinjë të tillë si Greqia, Italia, etj.

Lista e vendeve Shengen:

Si merret ‘ETIAS’ nga qytetarët shqiptarë?

Procesi për marrjen e një ‘ETIAS’ për Qytetarët Shqiptarë është shumë i thjeshtë dhe i shpejtë. Aplikantëve do t’ju duhet vetëm rreth 15 minuta nga koha e tyre për të përfunduar aplikacionin, gjë që mund të bëhet nga çdo smartphone, kompjuter ose tablet që ka qasje në internet. Rezultati zakonisht dërgohet menjëherë në adresën e postës elektronike të aplikantit.

Çfarë dokumentesh duhen

Ekzistojnë vetëm një pjesë e vogël e Kërkesave të ‘ETIAS’ për Qytetarët Shqiptarë. Ato përfshijnë sa vijon:

-Një pasaportë e vlefshme e azhornuar dhe e lëshuar nga Shqipëria. Kjo pasaportë duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen. Nëse pasaportave ju kanë mbetur më pak se tre muaj, ne rekomandojmë të merrni një pasaportë të re përpara se të aplikoni për ‘ETIAS’.

-Një formë e vlefshme pagese për të paguar tarifën e aplikimit, të tilla si një kartë krediti ose debiti.

-Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ‘ETIAS’ të aplikantit.

-Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ‘ETIAS’.

Procesi i Aplikimit ETIAS për Qytetarët Shqiptarë

Aplikimi ‘ETIAS’ për Qytetarët Shqiptarë është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë edhe:

-Emri i plotë

-Data e lindjes

-Gjinia

-Kombësia

-Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit)

-Adresa e emailit

Do të ketë gjithashtu një seksion që kërkon nga aplikacionet për detajet e udhëtimit, përfshirë pikën e pritshme të hyrjes në Zonën Shengen, si dhe një itinerar të thjeshtë të planeve të tyre të udhëtimit. Udhëtarët gjithashtu do të duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe sigurinë e tyre, siç janë të dhënat e tyre kriminale.Ne i këshillojmë të gjithë aplikantët t’u përgjigjen këtyre pyetjeve sa më vërtetësisht që të jetë e mundur, pasi që çdo informacion në formularin e aplikimit do të kontrollohet kundër bazave të të dhënave evropiane të sigurisë, siç janë Interpol dhe Europol. Po kështu, ne i këshillojmë të gjithë aplikantët të kalojnë në aplikimin e tyre të përfunduar dhe të kontrollojnë dyfish për të siguruar që gjithçka është e saktë.

Nëse aplikanti zbulohet se ka shkruar informacion të pasaktë ose mashtrues, autoritetet e ETIAS kanë të drejtë të refuzojnë aplikimin. Në këtë rast, aplikanti mund të ri-aplikojë duke përdorur informacionin e saktë.Në fund të procesit, udhëtarëve do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë aplikimi në mënyrë që të paraqesin formularin e tyre. Aplikantët mund ta bëjnë këtë duke paguar me një kartë debiti ose krediti të vlefshme.Udhëtarëve u rekomandohet të shtypin një kopje të autorizimit të tyre ‘ETIAS’ në mënyrë që ata t’ia paraqesin atë oficerëve të imigracionit kur hyjnë në vend.Udhëtarët shqiptarë mund të përdorin autorizimin e tyre ‘ETIAS’ për qëllimet e vetme të turizmit dhe biznesit. Kjo do të thotë që nuk është e mundur të përdoret ‘ETIAS’ për të punuar, prandaj aplikantët duhet të aplikojnë për një vizë tjetër nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Nuk do e besoni dot sa shkon shifra, Zvicra vendos pagën minimale më të lartë në botë

Ndërsa vendet në të gjithë botën përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë në vazhdim, Gjeneva ka hartuar një plan.Zvicra do të vendos pagën minimale më të lartë në botë. Mësohet se në Gjenevë do të vendoset brenda dy javësh një pagë të re minimale prej 23 frangash zviceriane në orë (rreth 21 euro).

Duke llogaritur një mesatare prej 41 orësh pune në javë, paga e re minimale do të jetë 4 086 franga në muaj, ose 3 700 euro ose gati £3.500, duke e bërë atë pagën minimale më të lartë në botë.

Sindikatat lokale dhe partitë e majta në Gjenevë propozuan pagën e re minimale, e cila u miratua nga 500.000 votues të qytetit në një referendum, ose 58% e njerëzve.

Humbi 25 kilogramë, shihni si është transformuar këngëtarja Fifi (FOTO)

Së fundmi ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot. Fjala është për artisten shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, e cila befasoi me transformimin që bëri në pamje. Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi publikoi dy fotografi tërheqëse. Fifi u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë teksa rrëmbeu vëmendje të madhe me dekoltenë e hapur. 26 vjeçarja duket në formë të mrekullueshme dhe ndryshimi pozitiv i saj po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat. Siç theksoi në një intervistë, Fifi ka humbur mbi 25 kilogramë.

E BUJSHME/ Altin Basha largohet nga ‘Portokalli’, ja kush është zëvëndësuesi i tij

Prej kohësh është perfolur për një largim të mundshëm të Altin Bashës, për mosmarrëveshje me drejtuesit e Top-Channel.Portokalli” vjen këtë sezon me disa risi, duke nisur nga ndryshimi i regjisorit, kastit të aktorëve e deri te moderatorët. Pas shumë spekulimeve është konfirmuar lajmi i largimit të regjisorit Altin Basha. Top Channel ka bërë me dije se pjesë e produksionit tanimë do të jetë regjisori Indrit Çobani.Jo vetëm kaq, “Portokalli” këtë sezon vjen me një sërë risish e teknika inovative.

“Këtë sezon do të ketë shumë ndryshime. E para që nga mënyra e re, dinamike si do të përcillet ky emision në televizor për publikun e gjerë. Do të ketë gjithë personazhet e dashur, nga java në javë do të shtojmë dozën e personazheve të rinj dhe do të kemi teknika inovative për herë të parë në ‘Portokalli’, të cilat do të keni mundësi t’i shihni në javët në vazhdim”, -është shprehur Florjan Binaj.

“Ne gjithmonë kemi pasur risi. Edhe këtë sezon do të kemi risi. Madje kemi një ndryshim në platformën e përgjithshme regjisoriale. Kemi prurje të reja aktorësh”, -ka thënë Rezart Veleshnja.

Portokalli do nisë transmetim këtë të diel në orën 21:00, nën moderimin e Eneda Tarifës dhe Salsano Rrapit.

EMRI/ Makina përplas 17 vjeçarin në Maliq

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Symizë ku një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet. Raportohet se 17-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur automjeti ka ardhur dhe e ka përplasur. I aksidentuar është Romeo Jasharllari, nga fshati Symizë.Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Marsela Çibukaj rrëfen për herë të parë mes lotësh udhëtimin me gomone drejt Italisë: Nuk kisha mbushur 8 vjeçe

Nuk ka qenë aspak e lehtë për këngëtaren Marsela Çibukaj, e cila për herë të parë ka rrefyer eksperiencën e saj të frikshme dhe të dhimbshme kur iu desh të udhëtonte me gomone me nënën dhe motrën drejt Italisë, kur vetë ende nuk i kishte mbushur 8 vjeç. Në një intervistë nga rubrika ‘Tani mund të këndosh’ me Ardit Gjebrean, këngëtarja tregoi edhe momentin kur takoi babanë e saj matanë detit dhe ndjesinë se ishte gati të fillonte një jetë të re.

Lexoni pjesë nga intervista:

Marsela Çibukaj: Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.

Ardit Gjebrea: Ti ke ikur ditën apo natën?

Marsela Çibukaj: Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na priste se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në udhëtimin e parë? Them udhëtimi i parë sepse ti e ke provuar disa herë.

Marsela Çibukaj: Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë. Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.

Ardit Gjebrea: Arritet në briget e Italisë, ku zbarkuat?

Marsela Çibukaj: Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina.

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.

Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.

Kryeministri i Kosovës: Ha në zyrë, bukën e marr me vete nga shtëpia

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka pranuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Në emisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vete në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

“Ne e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandvica me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, tha disa ditë më parë Selmanaj.

Emisioni në TCH, struci sulmon këngëtarin Devis Xherahu (VIDEO)

N’fermë”, është rubrika më e re në emisionin “E Diell”, e cila e themi me plot gojë që do të jetë surpriza më e bukur e këtij sezoni. Personazhet e njohur të ekranit shqiptar, do t’i shikoni si kurrë më parë në një eksperiencë 12 orësh në fermë.Por në zonat ruale ndodhin e të papriturat dhe kjo i ndodhi këngëtarit Devis Xherahu. Ai guxoi e hyri në zonën rrethuese të kuajve e strucëve.

Pikërisht në këtë moment, zogu gjigant, nisi të sulmonte këngëtarin. Ky i fundit u përpoq në çdo mënyrë t’i shpëtonte sulmit, por u shkelmua nga shpendi dhe si rrjedhojë u rrëzua në tokë. Pas incidentit, ai u shpreh se po përpiqej të mbronte kokën nga ndonjë çukitje e mundshme, por nuk e mendonte se do të shkelmohej nga struci.

149 TË PREKUR ME COVID-19,5 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 963 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 149 raste të reja pozitive, prej të cilëve 5 janë në Korçë.Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 4 qytetarë.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë.Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike të COVID19.Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.

Të nderuar qytetarë ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 149
Të shëruar ne 24 orë 139
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 963

Testime totale 92109
Raste pozitive 14266
Raste të shëruara 8675
Raste Aktive 5195
Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2665
Durrës 563
Shkodër 395
Elbasan 246
Lezhë 267
Korçë 242
Fier 215
Vlorë 189
Kukës 140
Berat 117
Dibër 94
Gjirokastër 62

FOTO/ Parashikimi, ja si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

Edhe pse u duk se verës i erdhi fundi, rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave dhe ndjenjën e zagushisë gjatë këtij mëngjesi.Kështu parashikohet të nisë dhe java e ardhshme. Mot i paqëndrueshëm e pret vendin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.Reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmje vranësirat në shtim do ti paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë.Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.

Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet.

Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.