Mjeku Sallabanda: Maskat e bëra vetë pa filtër janë pa vlerë

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë prezent.Në një lidhje në emisionin “Opinion” mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin prill.Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid.

“Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin prill maskat janë të detyrueshme”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.

‘Covid të këput nga lekët’, gazetari i infektuar tregon sa kushton kurimi (Lista dhe çmimet)

Nga Endri Xhafo

Uroj me shpirt që Covid-19 të mos prekë askënd! E para, sepse mbetet një SARS, pra një “sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes”. Sot je mirë, nesër bëhesh për spital. Shumë të njohur tanët e kanë kaluar rëndë, madje ndonjë ka ndërruar edhe jetë! Vdekja nuk ka qenë thjesht një statistikë, por një person i njohur i yni, që deri dje rrinim bashkë.

Mamaja ime, që falë Zotit duket se po ia hedh edhe ajo, është rasti tipik se si një temperaturë vetëm 37.7° mund të të prekë mushkëritë në fazën e parë të pneumonisë. Prandaj Covid-19 është i pabesë, sepse edhe kur nuk ke shenja klinike, mund të të lërë pasoja. E dyta pse uroj mos të zërë askënd, është sepse të këput nga lekët!

Të njohur të mi po më thonë që shumë njerëz nuk po mjekohen dot si duhet, vetëm për shkak të kostos së mjekimit. Një analizë e plotë gjaku për COVID-19 shkon deri 11 mijë lekë/person. Një kuti Favipiravir 200mg me 40 tab., ilaçi çudibërës i Fuji, që ka filluar të prodhohet edhe në Turqi, shitet 300€ (më thanë që më bënë nder që ma dhanë kaq sepse është shitur edhe 500€).

NJË SKANER NË PRIVAT KA SHKUAR DERI NË 50 MIJË LEKË,kurse një infermier i Infektivit për 1 seancë mjekimi intravenoz në shtëpi kërkon 4-5 mijë lekë të reja (duhen 10 seanca). Prandaj uroj mos të zërë askënd! Ama nëse është e shkruar t’ju kapë, uroj ta kaloni si unë! Me shenja të lehta klinike, me mushkëri të pastra, me analiza gjaku gati për maratonë, me një padurim të madh për t’u rikthyer në punë! Lekët, kush i ka, do t’i shpenzojë, se me shëndetin nuk luhet; ama mjekimi duhet i fortë qysh në fillim, sepse më pas s’të bën derman asgjë! Kjo është edhe filozofia e dr.Arjan Harxhit, të cilin e falenderoj pa masë!

FALENDEROJ EDHE TË GJITHË ATA QË ME MBËSHTETJE KONKRETE APO ME INTERESIMIN E TYRE NA TREGUAN FAMILJARISHT AFEKSIONIN E TYRE !Janë të shumtë. Vetëm në gëzime ua shpërblefsha! Atyre që do të më bëjnë moral pse kam thyer karantinën (me maskë e në vende pa njerëz), u them që shëtitjet në ajër të pastër dhe rrezet e diellit që sintetizojnë vitaminën D, këshillohen nga mjekët. Përveç kësaj, jam:

– 12 ditë pas shenjave të para

– 8 ditë rresht pa temperaturë- 7 ditë pas tamponit.

Teorikisht nuk infektoj më.

COVID 19/ Ç’PO NDODH NË GREQI/IZOLOHET KOSTURI

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Greqi. Greqia regjistroi këtë të mërkurë numrin më të lartë të infeksioneve të koronavirusit që prej fillimit të pandemisë, me 865 raste pozitive, gjë që ka bërë që autoritetet të zbatojnë masa shtesë në disa zona të vendit.Kjo shifër e ka tejkaluar rekordin e fundit të rasteve, të regjistruar të martën, prej 667 infeksioneve në një ditë dhe ka çuar gjithsej rastet e konfirmuara Covid-19 në 27,334. Në total, 534 njerëz kanë vdekur në Greqi nga Covid-19 që kur filloi pandemia në shkurt.

Në të tilla kushte, Qeveria Greke ka vendosur që nga e premtja të nisë mbyllja për dy javë e njësisë periferike të Kastoriá, vetëm një javë pasi shpalli mbyllje për shkak të valës së dytë të pandemisë në Kozani, të dy zona në veriperëndim të vendit.

Kështu, hyrja dhe dalja e këtyre njësive periferike është e ndaluar, në të cilën përdorimi i një maske është i detyrueshëm si brenda dhe jashtë dhe të gjitha takimet në zona publike ose private janë pezulluar.

Për më tepër, tregtia mbyllet, përveç dyqaneve të ushqimeve, bare, restorante, parukeri, kinema, muze dhe site arkeologjike. Të gjitha ngjarjet kulturore, të tilla si teatrot ose shfaqjet muzikore, anulohen dhe të gjitha qendrat sportive do jenë të mbyllura.Kolegjet do të qëndrojnë të hapura, por duke ndjekur me përpikëri detyrimin për të mbajtur maskë kudo, ndërsa universitetet do të funksionojnë vetëm on-line.

BBC nxjerr studimin e fundit për Covid, ja si sëmurën një në 20 persona për të paktën 8 javë

Mosha e madhe dhe shfaqja e një game të gjerë simptomash në fillim të infektimit rrisin rrezikun që Covid-19 të të shoqërojë për një periudhë të gjatë kohe thonë shkencëtarët. Studimi i fundit, i parë nga BBC, vlerëson se një në 20 njerëz sëmuren nga Covid-19 për të paktën tetë javë. Hulumtimi në King’s College London tregoi gjithashtu të qenit femër, mbipeshë dhe nëse vuan nga astma, e rrisin rrezikun gjithashtu.

REZULTATET të cilat pritet të publikohen në internet, tregojnë se gjatë pandemisë, Covid mund të prekë këdo, por disa gjëra rrisin rrezikun tek secili prej nesh.

“Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme në javën e parë, ishte një nga faktorët kryesorë të rrezikut”, tha Dr Claire Steves, nga Kings College London për BBC. Covid-19 është më shumë sesa thjesht një kollë dhe virusi që e shkakton atë mund të prekë organet në të gjithë trupin. Dikush që ka pasur kollë, lodhje, dhimbje koke dhe diarre, por ka humbur ndjenjën e nuhatjes do të rrezikonte më shumë se dikush që është prekur nga Covid-19 dhe ka vetëm kollë.

REZIKU RRITET GJITHASHTU ME MOSHËN ,veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç. Dr Steves tha: “Ne kemi parë nga të dhënat në fillim se burrat ishin në rrezik për t’u sëmurur më rëndë nga Covid-19, por tashmë duket se gratë janë më të rrezikuara për ta kaluar koronavirusin në një periudhë më të gjatë”.

SIMTOMAT E SAKTA TË COVID QË ZGJAT GJATË NDRSHOJNË NGA NJË PACIENT NË TJETRIN POR LODHJA ËSHTË E ZAKONSHME.

Vicky Bourne, edhe pse jemi në muajin Tetor, ka ende disa simptoma të Covid pasi u sëmur për herë të parë në muajin Mars.

48-vjeçarja, filloi me ethe dhe një kollë të thatë në mars, e cila u bë “e tmerrshme” kur ajo luftonte të arrinte të merrte frymë dhe kishte nevojë për oksigjen. Ajo nuk u shtrua në spital, por është ende duke jetuar me simptomat e Covid dhe në Tetor. Ajo i tha BBC: “Çuditërisht, dy javë më parë, humba përsëri shijen dhe nuhatjen, por kaloi vetë.

Burimi : BBC

Zani Çaushi kërkoi lirim me kusht, avokati: Çështja është mbyllur

Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza (Zani) Çaushi njihet si personi më i rrezikshëm në vitet 1997.Caushi ishte kryetar i bandës së Vlorës dhe në vitin u dënua me burgim të përjetshëm.Kanë kaluar 20 vite që nga dhënia e masës për të, por Zani pretendon se duhet të lirohet me kusht .Ai dëshiron të fitojë lirinë bazuar në ligjin penal të vitit 2000. Bazuar te ky ligj, Zani mund të lirohet me kusht pasi ka bërë 25 vite burg dhe pse është i dënuar përjetë. Caushi pretendon se ka bërë mbi 30 vite burg ,ndryshe nga autoritetet e burgut që nuk ja pranojnë një kërkesë të tillë.

AI KËRKOI LIRIMIN ME KUSHT NË 14 MAJ ,por në procesin gjyqësor që u zhvillua në korrik u tërhoq nga kërkesa e tij. Zani rinisi betejën e tij për lirimin me kusht në shtator, pasi kërkon t’i llogariten mirë vitet e kaluara në burg .Ai pretendon se i ka bërë vitet mjaftueshëm për t’u reabilituar dhe kërkesën e tij e mbështet dhe te fakti se ka krijuar familje dhe ka dy fëmijë të mitur.Gjykata e Korçës i hoqi dhe masën disiplinore që kishte në burg,pasi ishte përfshirë në një sherr brenda burgut.

HEQJA E NJË MASE TE TILLË, i jep mundësinë aplikimit të një lirimi me kusht për Zani Cushin.Ditën e sotme kjo çështje u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje direkte nga Korça ishte avokati i tij, Arben Lera. Ky i fundit u shpreh se për momentin nuk ka asnjë kërkesë në gjykatë.

ARBEN LERA THA:

“KUR GJYKATA VENDOS MOMENT PUSHIMI, do të thotë se ajo çështje është mbyllur për momentin. Edhe në lidhje me masën disiplinore, në rastin me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit në kod. E si pasojë edhe liria me kusht është ndryshe”, tha Lera.

Sipas avokatit, NË SHQIPËRI NUK KA PATUR SHUMË RASTE TË TË BURGOSURVE ME BURGIM TË PËRJETSHËM QE JANË LIRUAR ME KUSHT.”I dënuari me burgim të përjetshëm lirohet vetëm në raste të caktuara, ku me kodin e vjetër ka bërë 25 vite burg,ndërsa me të riun 35 vite. Është kërkesa që e vë në lëvizje Gjykatën, pra nuk ka çështje në gjykim”, tha avokati i Zani Çaushit.

Lera shtoi gjithashtu se nuk mund të bënte një kërkesë lirimi me kusht,ku ka një përllogaritje të gabuar të viteve të dënimit. “Ka një gabim të vogël aty që verifikohet lehtë. Kur të bëhen llogaritjet e duhura, atëherë do të shohim më tutje se çfarë do të bëjmë”, përfundoi avokati.

RRITEN RASTET ME COVID NË ARSIM/MËSUES POZITIV NË KORÇË

Bashkia e Korçës, ditëve të fundit ka patur shifra alarmante të të infektuarve me Covid-19 dhe mbajtja e maskës,është edhe një lloj sensibilizimi për të gjithë qytetarët që ky virus vdekjeprurës të përhapet më pak.Qarku Korçë renditet i 4 për nga numri i personave te prekur me covid -19 me 456 raste aktive.

Në 24 orët e fundit, janë rritur rastet e mësuesve me Covid-19 në qarkun e Korcës.

Nga 25 rastet e raportuara ditën e sotme, mësohet se pjesë e kësaj shifre ishin edhe një mësuese nga Korça, si dhe një edukatore.

Po ashtu në shkollën 9 vjeçare të Bitinckës në Bashkinë e Devollit ka rezultuar një mësuese me Covid 19.

Qytetarë pa maska, dhe pasagjerë pa lidhje familjare policia vendos 769 gjoba (VIDEO)

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 shtetas, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

COVID 19 /297 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,25 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1375 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej cilëve 25 qytetarë janë në Korce,14 në Pogradec dhe 3 në Kolonjë.Janë shëruar 116 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 4 qytetarë.Një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi,thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Vijojnë të larta shifrat e infektimeve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1375 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,
25 raste në Durrës dhe Korçë,
18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,
9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,
6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)

  • Raste të reja ditore 297
  • Të shëruar ne 24 orë 116
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1375
  • Testime totale 111,564
  • Raste pozitive 17948
  • Raste të shëruara 10341
  • Raste Aktive 7145
  • Humbje jete 462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 3505
  • Durrës 718
  • Shkodër 494
  • Korçë 456
  • Fier 445
  • Lezhë 360
  • Elbasan 313
  • Vlorë 283
  • Berat 218
  • Kukës 175
  • Dibër 91
  • Gjirokastër 87

Bekim Zogaj,gjyqtari nga Kosova gjykoi sot ndeshjen Barcelona-Ferencvarosit në Champions

Gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, sot ishte gjyqtar anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvarosi.Gjyqtar kryesor ishte Sandro Scharer, ndërsa asistentët të tij Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt ishte Fedayi San.

Barcelona ka fituar me rezultat 5-1 ndaj Ferencvarosit, në takimin e parë të grupit G në Ligës së Kampioneve.

Një ndeshje e dominuar nga Barcelona ndërsa Gerrard Pique u ndëshkua me karton te kuq në minutën e 68-të.

FILMI “TOMKA DHE SHOKËT E TIJ”, NË KANALIN PRESTIGJIOZ AMERIKAN

36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 “Tomka dhe shokët e tij” I regjizores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”.Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar.

Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetoi dje në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

PROGRAMI I KETIJ FILMI TMC e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtaria e saj. Përzgjedhja që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimit të tij nga Libraria e Kongresit Amerikan në

Washington në bashkëpunim me ACP, fillimisht duke u shfaqur premierë në British Film Institute dhe Lincoln Center, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas tributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Danish Film Institute në 2018 dhe Vienna Film Museum në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.

Ministri Dendias me origjinë shqiptare’/ Çani: Mund të jetë kushëri i Ramës nga Vunoi

Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë ku u takua me drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit si dhe kreun e opozitës, në media po qarkullojnë lajme mbi origjinën e kryediplomatit grek.I ftuar në emisionin ‘Open’, gazetari Arian Çani tha se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria.

ARIAN ÇANI :Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vuno dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje mund të jenë kushërinj me Ramën pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”

Lajmin për origjinën e Dendias e konfirmoi edhe gazetari Aleksanër Marku, i cili tha se këto lajme qarkullojnë edhe në mediat greke.