Dorëhiqet presidenti Bartomeu, Barcelona në kaos

Qetësia ka zgjatur shumë pak dhe duket se Barcelona do të rikthehet të jetë sërish në një kaos të vërtetë.Joseph Maria Bartomeu ka dhene doreheqje nga posti i presidentit te Barcelones pasi mësoi pozicionin e Generalitat de Catalunya mbi votën e censurës.Ai kete njoftim e ka bere te ditur pak minuta me pare.Pas një vere të trazuar, karakterizuar nga kriza me Leo Messi, Barcelona zhytet në kaos pikërisht në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Juventus.

Generalitat i kishte shkruar klubit se nuk shihte ndalesa ligjore për të mbajtur një mocion votëbesimi, me kusht që protokolli organizativ të përfshijë kërkesat që grupi teknik i PROCICAT paraqiti në takimin në 21 tetor”.

Përgjigja e Qeverisë (nënshkruar nga krerët e Presidencës, Departamenteve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Sportit) ishte në fakt refuzimi në lidhje me vullnetin e klubit për të shtyrë votimin “për arsye shëndetësore”, që ishte vendosur të mbahej si seli unike në Camp Nou për 1 dhe 2 nëntor.

Praktikisht, Bartomeu e ka lënë detyrën dhe për këtë arsye nuk do t’i nënshtrohet votimit të mocionit të mosbesimit që kërcënoi ta përjashtonte nga presidenca. Pavarësisht nga rezistenca e treguar të hënën, kur ai mohoi të kishte menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh ai iu dorëzua presionit duke lënë presidencën.

Kristiano Ronaldo sërish pozitiv me Covid 19,humbet sfiden me Barcelonen

Nuk do të ketë sfidë Cristiano Ronaldo kunder Lionel Messi.CR7 vijon të jetë pozitiv me COVID-19 teksa Juventus shpresonte se ai 48 orë para sfidës me Barcelonën do rezultonte negativ dhe UEFA te jepte driten jeshile për të luajtur.Portugezi i Juventus i është nënshtruar dy tamponeve që kanë evidentuar përsëri pozitivitetin ndaj Koronavirus. CR7 nuk mund të jetë kështu në fushë në sfidën e Allianz kundër Barcelonës. Ronaldo, që është jashtë fushës që në 13 tetor dhe ka qenë gjithë kohën asimtomatik, shpresonte se e kishte kaluar virusin e se mund të kthehej më në fund në fushë, por pritja e tij me sa duket nuk ka përfunduar ende.Tamponi i fundit i bërë nga portugezi në ditët e fundit kishte treguar një ngarkesë virale shumë të ulët dhe kjo gjë e kishte bërë Pirlon e Juventus që të shpresonin në prezencën e CR7 në ndeshjen e të mërkurës.

Çifti u gjet i vrarë në Greqi/ Policia dyshoi te shqiptari, por hetimet çojnë tek vrasësi i vërtetë

Mediat greke, gjatë ditës së djeshme raportuan për vrasjen e një çifti grek në Chania të Kretës. Policia shpalli në kërkim një shqiptar, duke mos dhënë identitetin e tij. Mirëpo, sot autoritetet greke kanë dërguar hetimin e tyre në tjetër rrjedhë e kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Bangladeshi.Sot, mediat helene kanë zbardhur dëshminë e vajzës së 82-vjeçarit Alexandros Alexandrakisit, Marias.

Maria e tronditur, përshkruan orët që ajo nuk dinte asgjë për babanë dhe kur pa njerkën të vrarë.

Ata kishin një shtëpi të mirë në Chania. Kishin oborr, të cilin e ndanin së bashku me shtetasin nga Bangladeshi. Ky i fundit ishte me qira tek ta dhe sa duket i ka vrarë.

E di që njerka kishte mbledhur disa para dhe arsyeja pse ka kryer vrasjen e dyfishtë mund të jetë, për shkak të parave. Ai ka dashur t’ju vjedhë paratë. E vizitoja shpesh babanë dhe vjehrrën e ngjarja ishte për mua shokuese”, ka deklaruar Maria.

Vajza e çiftit tregon se babanë e tij e donte shumë dhe se ai kishte vuajtur shumë kohët e fundit, sepse ishte i sëmurë.

Salianji nga Korça-Energji e madhe për ndryshim!

Në një sallë të mbushur plot, Salianji thekson se demokratët kanë përballuar shumë vështirësi dhe padrejtësi gjatë viteve në opozitë, duke denoncuar sipas tij, “qelbin e korrupsionit”.Ai shprehu bindjen për fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prill

Pjesë nga fjala: “Në Shqipërinë tonë shumë pak kemi dëgjuar të thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirënjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirënjohja është kolonë e ndërtimit dhe se bashku kemi ndërtuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese që asgjë se prek dot.

Së bashku kemi përballuar shumë vështirësi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te vështira për ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhënë, do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavarësisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por s’ia kane dale e sdo ia dalin, Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me  vështirësitë se bashku kemi menduar përgjegjësinë e gjithë  shqiptareve prandaj nuk tërhiqemi e nuk do tërhiqemi!

Pogradec,policia e pikas, futet kundravajtje dhe përplaset për t’i ikur policisë/ arratisen sirianët…

Një ngjarje si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku protagonistë kanë qenë policia dhe një automjet me emigrantë të paligjshëm.Rasti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Enkelana” në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Automjeti sapo ka pikasur postbllokun e policisë në hyrje të qytetit, ka ikur me shpejtësi në kundravajtje në një rrugë paralele.Gjatë arratisë është përplasur në një trotuar pranë lumit të qytetit.

Policia kandaluar menjëherë drejtuesin e mjetit.Dyshohet se në automjet të kenë qenë rreth 4-5 refugjatë sirianë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një tjetër mjeti tip Benz që hapte rrugën për mjetin ML me refugjatë

Vatikani: Krishtlindje online për shkak të virusit

Festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfirmoi një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan.Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

Më 24 dhjetor, papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut.

Covid-19 Belgjike, spitalet mbushen plot me pacientë

Belgjika është në prag të një katastrofe të koronavirusit, pasi një zyrtar i lartë i Shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund t’i mbarojë numri i shtretërve të kujdesit intensiv brenda dy javëve të ardhshme.Vendi me 11.5 milionë njerëz ka raportuar mesatarisht më shumë se 13 000 raste në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Sciensano. Përhapja e Covid-19 në Belgjikë është e dyta më e keqja në Evropë, për sa i përket rasteve të reja për frymë, pas vetëm Republikës Çeke.

Yves Van Laethem, zëdhënësi i Belgjikës për luftën kundër koronavirusit, paralajmëroi se nëse belgët nuk ndryshojnë sjelljen e tyre, njësitë e kujdesit intensiv do të arrijnë kapacitetin e tyre prej 2 000 pacientëve në 15 ditë.Në një konferencë shtypi të hënën, Van Laethem tha se 1000 nga shtretërit intensivë të vendit tashmë janë duke u përdorur, me gjithsej 1 250 të parashikuar për t’u zënë deri në fund të javës. Si pranimet në spital ashtu edhe të kujdesit intensiv po dyfishohen çdo tetë ditë, shtoi ai.

Në një intervistë me transmetuesin shtetëror RTBF të hënën, Van Laethem shtoi se do të merrej një vendim nëse do të vendoste një bllokim të dytë “para fundit të javës”, duke shtuar se nëse Belgjika nuk sheh “shenja të ngadalësimit të pranimet në spital “, mund të jenë të nevojshme masa më të rrepta.

Qeveria vendosi rregulla të reja mbi popullatën javën e kaluar në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Një shtetrrethim është vendosur çdo ditë nga mesnata në 5 të mëngjesit, restorantet dhe kafenetë janë të mbyllura për shërbimet e uljes, dhe njerëzit pritet të punojnë nga shtëpia nëse kjo nuk është e pamundur. Ngjarjet sportive amatore janë anuluar dhe çdo garë profesionale duhet të zhvillohet pa audiencë. Belgjika ka regjistruar gjithsej 333 718 raste dhe 10 899 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas Sciensano.

Covid-19/ Ministrja e Arsimit: Po bëhet gati mësimi online

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ditën e sotme e ftuar në virtualisht në Komisionin e Edukimit ka thënë se duke qenë se situata e koronavirusit po përkeqësohet sipas saj skenari i mësimit në distancë është gati dhe mësuesit po përgatiten për këtë metodë.

“Po trajnohen 1200 mësues për mësimin online. Jane 47 mije klasa virtuale janë hapur llogaritë personale te nxenesve me platformën akademia .al Për këtë arsye do të ketë edhe një rritje të buxhetit për arsimin, që do të shkojnë edhe për pagat më të larta të mësuesve vitin e ardhshëm si dhe për rindërtimin e 92 godinave arsimore të dëmtuara nga tërmeti.” ka thënë kushi.

Prej dy javësh në ‘luftë’ me COVID-19, ndërron jetë At Todi Jovani i Pogradecit

POGRADEC- At, Todi Jovani ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare për shkak të COVID-19, i pari prift që humb betejën me pandeminë në vendin tonë.Korça Blog ka mësuar se At Jovani rezultoi pozitiv me COVID-19 rreth dy javë më parë dhe më pas u shtrua në spital, por nuk mundi t’ia dilte.

Ndërkohë, përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet ditën e mërkurë në orën13:00.
Ndarja nga jeta e At Todi Jovanit, shënon viktimën e 487 në vendin tonë, teksa numri i infektimeve ka shkuar në 19,729.

Faqja Korça Blog i shpreh ngushellime familjes !

Evropa në prag të izolimit, Merkel: Nuk mund të vazhdojmë kështu

“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund të vazhdojmë tutje”, ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me anëtarët e tjerë të partisë së saj.
Ka ngjashmeri me Francën,Italinë ,Holandën, Çeki, Austri, Slloveninë,Belgjikën dhe Spanjën.Për vetëm 10 ditë numri i të infektuarve me COVID-19 është dyfishuar, duke paralajmëruar masat të ashpëruara dhe në ato vende që tashmë janë në izolim.
Franca paralajmëron se numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të shkojë deri në 100 mijë. E rekordi i mëparshëm i zi ka qenë 52.010 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.
Izolimin klasik tashmë po e aplikojnë Belgjika, Irlanda, Uelsi. E gjendja e jashtëzakonshme në mes tjerash po aplikohet në Spanjë dhe Francë, kurse kancelari austriak Sebastian Kurz ka paralajmëruar se nuk është hedhur poshtë ideja e izolimit. Sipas tij, për këtë do të vendoset bazuar në numrat e rasteve nëpër spitale.
E vendi me numrin më të madh të infektuarve për kokë banori është Çekia. Kryeministri Andrey Babish ka paralajmëruar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Nëse nuk ndodh mrekullia, asgjë tjetër nuk do të na mbetet përpos forcimit të masave mbrojtëse”, ka shtuar ai.
Tashmë janë mbyllur shkollat dhe shumica e dyqaneve, kurse shumë çekë nuk po i respektojnë masat.
Sllovenia ka njoftuar se nga kjo javë nuk do të mund të largohen nga vendi ku jetojnë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë.
Më herët ata nuk kanë guxuar të largohen rajonin ku jetojnë, e ora policore aplikohej nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit.

COVID 19 /284 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,7 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1278 testime ditore ku kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja ne Pogradec,11 persona ne Korçë dhe 5 në Devoll.Janë shëruar 103 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 7 qytetarë,thuhet në njoftimin e MSH.

NJOFTIMI I PLOTË :

Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 19,729, ndërsa ai i viktimave në 487.Fatmirësisht betejën me virusin e kanë fituar 103 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 10,808.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
119 raste në Tiranë, 29 në Shkodër, 26 në Durrës, 13 në Vlorë, 12 në Pogradec, 11 në Korçë, nga 10 raste në Fier, Elbasan, 9 në Lushnje, 8 në Berat, nga 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, Përmet, nga 5 raste në Krujë, Devoll, Sarandë, 4 në Librazhd.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 285 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një infermiere 50 vjeçare nga Elbasani një mjek 64 vjeçar nga Lushnja, një 61 vjeçare, një 62 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana, një 78 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 – 2 m dhe higjienën e duarve.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4302
Durrës 809
Fier 551
Shkodër 521
Korçë 506
Lezhë 387
Elbasan 380
Vlorë 338
Berat 238
Kukës 182
Gjirokastër 128
Dibër 92

Policia gjobit 621 qytetarë për mosmbajtjen e maskës,masa edhe për lokalet dhe kalimet në…

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ndëshkuar 621 shtetas, të cilët janë gjetur pa maska në rrugë.Policia thekson se në kuadër të kontrollove dhe masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, këta shtetas janë ndëshkuar me masën administrative 3 mijë lekë të reja.Gjithashtu, është ndëshkuar më masë administrative 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi ka mbajtur hapur lokalin në pronësi të tij, në lagjen nr. 7, Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Njoftimi i plotë:

Intensifikohen kontrollet për monitorimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 621 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Në Gjirokastër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një 41-vjeçar nga Mallakastra, i cili ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke qenë i infektuar me COVID-19.

Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anticovid.

Në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare.

Gjithashtu, është ndëshkuar më masë administrative 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi ka mbajtur hapur lokalin në pronësi të tij, në lagjen nr. 7, Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

“E mora vizën, do vij në Shqipëri”, shtohen forcat për Ahmatajn. Një mbrojtës bëhet gati për Skënderbeun

Ndryshon situata për një nga dy futbollistët ganezë që janë federuar me Skënderbeun, por që ende nuk i janë bashkuar skuadrës korçare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Jozef Ado Teteh dhe qendërmbrojtësin Agbodzie Abei. I pari ka pasur një dëmtim kronik (pubalgji), ndërsa i dyti ka qenë në pritje të pajisjes me vizë për të mbërritur në Shqipëri. Mirëpo, vonesa në dokumentacione ka bërë që mbrojtësi të vonojë prezantimin e tij me Skënderbeun. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili dje ka kontaktuar me “Panorama Sport”, duke shpjeguar edhe arsyet e vërteta të kësaj vonese. 20-vjeçari ka thënë se vonesa e dokumentacioneve të nevojshme si pasojë e pandemisë dhe punës së reduktuar të instancave, kanë sjellë shtyrjen e bashkimit të tij me Skënderbeun, ku ka firmosur për 4 vite.

“Më në fund duket se gjithçka është gati edhe pse dokumentacioni i nevojshëm vonoi shumë. Sapo jam njoftuar nga ambasada përkatëse se viza ime është gati dhe me të marr pasaportën, do të nisem drejt Shqipërisë. Jam i lumtur që gjithçka mori fund dhe tani do të kem mundësi të bashkohem me ekipin e ri”, deklaroi Abei të hënën për gazetën. Ai pritet që të jetë një element i rëndësishëm për prapavijën e Skënderbeut, pasi në këtë sezon të pazakontë me një kalendar që pritet të shumë i ngjeshur, trajneri Ahmataj dhe Skënderbeu do të kenë nevojë për një numër të madh lojtarësh. Me afrimin e qendërmbrojtësit ganez, në këtë mënyrë korçarët dublojnë çdo pozicion në prapavijë.

BIND SULMI – Nëse një sezon më parë në repartin e sulmit Skënderbeu haste vështirësi si pasojë e mungesës së elementëve cilësor, duket se tani po ndodh e kundërta. Nga sa është parë në të gjitha testet miqësore të zhvilluara nga Skënderbeu në këtë fazë përgatitore reparti i sulmit është ai që ka edhe konkurrencën më të madhe. Në tri pozicionet e sulmit Ahmataj ka të gatshëm 6 futbollistë me karakteristika dhe cilësi të njëjta, e thënë ndryshe nga dy për secilin pozicion.

Kjo ka sjellë “probleme” luksi për sa i përket ndërtimit të formacionit nga ana e trajnerit bardhekuq. Duke filluar me krahun e majtë të sulmit, ku Armah dhe Tereziu janë në kërkim të një pozicioni si titullar në sezonin e ri. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për krahun e djathtë. Berisha është duke kaluar një formë të mirë, por nuk duhet lënë pas edhe cilësia e Çelës, i ardhur nga Luftëtari dhe që premton siguri për të ardhmen. Ndërsa në majën e sulmit, rritja e Pusit i ka hequr fanellën e titullarit, Mensah, që duket se do të luftojnë gjatë për pozicionin e qendërsulmuesit./Panorama Sport/

Ra ky Covid e u pamë!

Anisa Bahiti ✍🏻

Dikur Kadareja shkruajti: ”Ra ky mort e u pamë”, që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe askujt nuk i shkonte ndër mend, që do vinte një dite dhe ato fjalë do riktheheshin në moto politike dhe jetësore të një vendi.

Ra Covidi dhe mësuam disa gjera. Mësuam se nuk kemi sistem shëndetësor ose e kemi shumë të keq, as të specializuar dhe as parësor fatkeqësisht.

Ra Covidi dhe kuptuam, që të shpëtosh kur sëmuresh rëndë duhet të jesh pasanik e të shkosh diku jashtë.

Ra Covidi dhe kuptuam që sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk ekziston, as si fasadë dhe as si treg. Ra Covidi dhe kuptuam çfarë gjëme i kemi bërë Shqipërisë me mjekë dhe infermierë “të prodhuar” te Kristali apo simotrat.

Ra Covidi dhe kuptuam që rregulli i vetëm është të lashë duart, të rrish larg dhe të vendosësh maskën , këtë na e thonë profesorët e mëdhenj që kanë bërë nga 15 vite shkollë. Në fakt s’ka nevojë, i dinim këto gjëra që fëmijë!

Ra Covidi dhe pamë që politikanët sillen si mjekë dhe mjekët si politikanë!

Ra Covidi dhe pamë të ikin nga kjo botë të rinj e të moshuar, por më e keqa është se askush nuk flet më për sëmundjet e tjera, të cilat janë me shumicë.

Ra Covidi dhe pamë konspiracionistët që na thonë se “lakuriqin kinez” na e hodhën ata që duan të vendosin mikroçip dhe na e fusin virusin nga hunda. Fantazia është e shfrenuar dhe vetëm ata që shohin filma fantastiko-shkencor mund ta përballojnë.

Ra Covidi dhe pamë, që s’ngeli “budalla facebook-u” pa u bërë shkencëtar e s’ngeli shkencëtar pa u bërë “facebook-ist”.

Do ta kujtojmë këtë epokë si një epokë shumë të dhimbshme të jetës sonë, e mbi të gjitha t’i themi prindërve tanë, që mendonin se në 2020-ën njerëzit do të bënin pushime në hënë, por në të vërtetë janë “ngujuar” në shtëpi, duke mbuluar fytyrat nga frika e lakuriqit misterioz, që na thonë se është kinez.

Gjithçka mund të thuash, por këtë shtetësinë dhe kombësinë e lakuriqit nuk e kuptojmë nga e gjetën!