Ç’PO NDODH NË GREQI, SHTOHEN RASTET ME COVID

Në 24 orët e fudnit, Greqia ka shënuar sërish me numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19.Autoritetet shëndetësore raportuan sot 460 raste të reja me COVID-19 në Greqi nga të cilat 142 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 26 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 19346.Gjithashtu bëhet me dije që 85 pacientë po trajtohen të intubuar, 217 janë liruar nga ICU.

Njëherazi sot janë regjistruar edhe 5 vdekje të tjera duke shkuar në 398 vdekje gjithsej në vend.

NATO zgjidhi tensionet Turqi-Greqi, Erdogan më në fund dëgjuan thirrjet tona për dialog

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë nga Konya, u shpreh se “më në fund ata dëgjuan thirrjet tona për dialog”.Me këtë deklaratë Erdogan i referohej Greqisë, pas tensioneve të krijuara në Mesdheun Lindor, së cilës NATO i dha zgjidhje me krijimin e një mekanizmi ushtarak.Mediat greke shkruajnë se gjithashtu Presidenti turk tha:

“Ata donin të luanin një lojë të ngjashme në Mesdhe. Pas caktimit të zonave detare në TRNC, falë marrëveshjes që bëmë me Libinë, ne e kthyem një pjesë të madhe të Mesdheut lindor në një fushë ligjore të veprimtarisë.”Erdogan deklaroi se “fusha e gazit që zbuluam në Detin e Zi ndihmoi në shpërblimin e përpjekjeve tona, por edhe në ngritjen e moralit të kombit tonë.Në tensionin e Mesdheut Lindor, ata që nuk mund të bënin një hap prapa u kënaqën me kërcënime të zbrazëta, shantazhe dhe shfaqje qesharake të pushtetit, por përfundimisht iu bindën thirrjeve tona për dialog.”

Parcelat me kanabis në malet e Greqisë, arrestohen 7 trafikantët shqiptarë, mes tyre 5 gra

Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh greko-shqiptarë, që prodhonin dhe tregtonin kanabis në zonat e Korinthit,Tripoli, Agrosit dhe Athinës.Refruar njoftimit të policisë helene në pranga ranë 10 persona, 3 grekë dhe 7 shqiptarë, mes të cilëve 6 gra (5 shqiptare dhe 1 greke).Sipas policisë greke, në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale të ndihmuar edhe prej helikopterëve e dronëve.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male dhe trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 kg kanabis gati për shitje, si dhe 662 bimë gati për t’u vjelë, 26 kg kanabis në proces tharje si dhe shuma prej 18.255 euro para.

Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë, për t’u përballur me akuzat.

Aktori i famshëm Garko rrëfen sekretin: Për 11 vite kam jetuar me një mashkull

Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual.Ndërsa së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo”, ku ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Riccardo, për 11 vite.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.

Ndërsa kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin e ka pyetur se pse ka zgjedhur që ta tregojë vetëm tani, Gabriel është përgjigjur:

“Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës sime. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”, ka rrëfyer Garko.

159 TË PREKUR ME COVID-19,4 RASTE TE REJA NE KORÇE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1085 testime për persona të dyshuar me koronavirus, ku janë konfirmuar 159 raste të reja pozitive, prej të cilëve 4 janë në Korçë dhe 1 rast i ri ne Pogradec.Në dy spitalet Covid po trajtohen aktualisht 202 qytetarë 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 të intubuar.Një 75 vjecar nga Tirana e ka humbur betejën me koronavirusin.

Dr. Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisëRastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.

Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.

COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020)
Testime totale 90138
Raste pozitive 13965
Raste të shëruara 8342
Raste Aktive 5239
Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 572
Shkodër 386
Elbasan 286
Lezhë 272
Korçë 237
Fier 230
Vlorë 187
Kukës 144
Berat 116
Dibër 98
Gjirokastër 68

Kompletohen 12 grupet e Ligës së Evropës: Super ndeshje në grupin H

Është hedhur tashmë shorti në Nyon të Zvicrës për 12-të grupet e Ligës së Evropës.Me ndeshjet e “play off”- it që u luajtën dje, u plotësua edhe tabloja e 48 pjesëmarrëseve në shortin e Ligës së Europës, ku skuadra e Milanit dhe 3 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Hysaj, Kumbulla, Mihaj, mësuan sot kundërshtarët e fazës së grupeve.

Edhe kësaj radhe nuk mungojnë grupet interesante me skuadra të forta dhe përballje që priten me entuziazëm.Grupi më i fortë apo ‘grupi i vdekjes’ po llogaritet ai H, ku bëjnë pjesë Milani, Celticu, Lille dhe Sparta Praga.Në fazën e grupeve 18 ekipe vijnë si të kualifikuara në mënyrë direkte, 21 nga fitueset në “play off”-et e djeshme, 6 të eliminuarat nga “play off”-et e Ligës së Kampioneve, tri skuadra të eliminuara nga turi i tretë eliminator i Ligës së Kampioneve.

NDARJA E GRUPEVE:

GRUPI A:

  • ROMA
  • JANG BOJS
  • KLUZH
  • CSKA SOFIA

GRUPI B:

  • ARSENAL
  • RAPIDI I VJENËS
  • MOLDE
  • DUNDALK

GRUPI C:

  • BAJERN LEVERKUZEN
  • SLAVIA PRAGË
  • HAPOEL BER SHEVA
  • NISË

GRUPI D: 

  • BENFIKA
  • STANDARD LIEZH
  • REJNXHËRS
  • LEH POZNAN

GRUPI E:

  • PSV
  • PAOK
  • GRANADA
  • OMONIA

GRUPI F: 

  • NAPOLI
  • REAL SOSIEDAD
  • AZ ALKMAR
  • RIJEKA

GRUPI G: 

  • BRAGA
  • LESTËR
  • AEK
  • ZORJA LUHANSK

GRUPI H:

  • SËLLTIK
  • SPARTA PRAGË
  • MILAN
  • LILË

GRUPI I:

  • VIJAREAL
  • KARABAK
  • MAKABI TEL-AVIV
  • SIVASPOR

GRUPI J:

  • TOTENHEM
  • LUDOGORETS
  • LASK
  • ANTUERP

GRUPI K: 

  • CSKA MOSKË
  • DINAMO ZAGREB
  • FEJNORD
  • VOLFSBERG

GRUPI L: 

  • GENT
  • CRVENA ZVEZDA
  • HOFENHAJM
  • SLOVAN LIBEREC

UEFA lejon kthimin e tifozëve në 30% të stadiumit në të gjitha turnetë evropiane

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi sot të lejojë kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, aty ku lejohet nga autoritetet lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare javë e ardhshme. Vendimi erdhi pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator.
Maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, ndërkohë që tifozët miq nuk do të lejohen në transfertë deri në një njoftim tjetër. Gjithsesi, UEFA bën me dije se lejimi i tifozëve në stadium dhe kufiri i kapacitetit të përcaktuar do të varen nga rregullat e autoriteteve lokale të çdo vendi të imponuar nga pandemia COVID.
Ndeshjet e UEFA-s nuk mund të luhen me spektatorë në vendet ku autoritetet lokale e kanë të ndaluar dhe kufiri prej 30% mund të aplikohet vetëm kur limiti i vendosur nga autoritetet lokale nuk është më i ulët. Distancimi social do të jetë i detyrueshëm për spektatorët dhe masat shtesë paraprake, të tilla si mbajtja e maskave, duhet të zbatohen në përputhje me rregulloret lokale.

Goditje treshe në limit, Skënderbeu firmos me dy ganezë dhe një kosovar

Skënderbeu ka bërë tre goditje të tjera në merkato. Duke parë largimet e shumta nga skuadra trajneri Julian Ahmataj dhe presidenca“peshon” lojtarë të rinj në Ganë me synimin për të afirmuar në kampionatin shqiptar dhe më pas për t’i shitur në klube europiane.Trajneri i Skënderbeut Ahmataj shpreson të forcojë repartin e sulmit pas largimit të Blerim Krasniqit dhe Dejvi Bregut.”Panorama Sport” ka zbuluar dje nga burime të sigurta në klubin korçar se janë firmosur kontratat zyrtarisht me dy nga katër lojtarët që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Klubi u ka prerë biletat dhe ata deri më 5 tetor do të jenë në Tiranë për t’iu bashkuar më pas skuadrës. Kur mbeten edhe 24 orë nga mbyllja e merkatos, Skënderbeu ka firmosur me mesfushorin 21-vjeçar, Denis Dovuna, si dhe sulmuesin 20- vjeçar Samuel Armah. Të dy ganezët vijnë nga skuadra të kampionatit vendës, ku kanë spikatur dhe madje janë grumbulluar nga Kombëtarja U-20 e Ganës.Dovuna është një mesfushor organizator i cili dallohet në lojën me topin dhe gjithashtu shpejtësinë që ka.

Nga ana tjetër, Armah është një sulmues që luan me këmbën e majtë. Ai përshtatet si në qendër të repartit ofensiv, ashtu edhe nga krahët. Te skuadra Inter Allies FC ai ka mbyllur sezonin me 6 gola, por duke luajtur më tepër si sulmues i dytë.Lojtarët ganezë mësohet se janë vëzhguar prej kohësh nga menaxherë e klubit, të cilët janë bindur për t’i ofruar kontratë. Ndërkohë, Skënderbeu pret që sot të mbyllë marrëveshjet edhe me dy lojtarë të tjerë nga shteti afrikan, pikërisht në limitin e merkatos.

Mërgim Shala zyrtarisht mund të quhet afrimi i ri i Skënderbeut. Qendërmbrojtësi që vjen nga Suedia, ka shkëlqyer në dy testet e luajtura së fundmi me korçarët dhe kaq ka mjaftuar që të bindë Ahmatajn dhe stafin se do të jetë një armë më shumë për Skënderbeun.

Lojtari kosovar është 23 vjeç dhe karriera e deritanishme ka qenë në Suedi, ku në sezonin e fundit është aktivizuar për Asyriskën. Me afrimin e tij reparti defensiv i Skënderbeut tashmë është i kompletuar dhe për më tepër trajneri Ahmataj ka disa mundësi zgjedhjeje.