Parcelat me kanabis në malet e Greqisë, arrestohen 7 trafikantët shqiptarë, mes tyre 5 gra

Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh greko-shqiptarë, që prodhonin dhe tregtonin kanabis në zonat e Korinthit,Tripoli, Agrosit dhe Athinës.Refruar njoftimit të policisë helene në pranga ranë 10 persona, 3 grekë dhe 7 shqiptarë, mes të cilëve 6 gra (5 shqiptare dhe 1 greke).Sipas policisë greke, në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale të ndihmuar edhe prej helikopterëve e dronëve.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male dhe trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 kg kanabis gati për shitje, si dhe 662 bimë gati për t’u vjelë, 26 kg kanabis në proces tharje si dhe shuma prej 18.255 euro para.

Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë, për t’u përballur me akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.