Në radhë për t’u testuar për Covid-19, shihni çfarë ndodh në Selanik

Një radhë e gjatë u krijua në shëtitoren e Selanikut të enjten. Qindra njerëz u vunë në rresht në pritje për t’u testuar për Covid-19, në një kohë kur pritet vendimi për mbylljen e qytetit në veri të Greqisë.Rreth 50 nga rreth 1 100 teste të shpejta antigjeni të kryera në mënyrë rastësore në qytetin-port dolën pozitive, tha kreu i Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY), Panagiotis Arkoumaneas, pas takimit me kryebashkiakun e qytetit, Konstantinos Zervas.

Testet janë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetet e mëdha.

“Ne do ta vazhdojmë testimin për të pasur një pasqyrë më të mirë të situatës epidemiologjike në Selanik“, tha Arkoumaneas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: