Covid-19 i merr jetën babait te legjendës së Romës

Mediat italiane, raportojne se ka ndërruar jetë babai i legjendës së Romës, Enzo Totti, 76 vjeç.Mësohet se babai i futbollistit ndërroi jetë në spitalin “Lazzaro Spallanzani” të Romës për shkak të Covid-19.Enzo Totti, përveçse i prekur me Covid-19, vuante edhe nga disa pathologji të tjera, ndërsa ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Ndërkohë që nuk ka munguar as mesazhi i Klubit të Romës, që përmes një postimi në Twitter shkruan:

“Mirupafshim Enzo. Përfaqimet tona shkojnë për Fiorellan, Francescon, Riccardon dhe të gjithë familjen Totti”.

Corriere dello Sport e kujton si tifozin e zjarrtë të Romës, ku djali i tij luante para se të mbyllte karrierën, dhe shpes herë u jepte lojtarëve pica dhe ushqime të tjera për ti mbajtur ata në formë të mirë kundër kundërshtarëve.

Kohët e fundit ia dedikoi nipërve dhe mbesave, Cristian, Chanel dhe Isabel.

Meta mesazh ambasadorëve: Nëse preket 1 votë nuk do pranoj asnjë ndërmjetësim ndërkombëtar

Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë duke i dhënë një mesazh ambasadorëve të huaj në vendin tonë se nëse në zgjedhje preket një votë, kreu i shtetit nuk do pranojë asnjë ndërmjetësim të huaj.Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbajtja e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare më 25 prill është një çështje që do të përcaktojë fatin e integrimit të vendit në BE.

Unë nuk do pranoj më asnjë ndërmjetësim të huaj ta dëgjojë ai e kushdo në rast se do preket një votë në Republikën e Shqipërisë, kaq i thoni atij. Shpresoj të reflektohet. Unë nuk kam më çfarë të ul, i kam thirrur palët në zgjedhjet vendore për të shmangur kaosin.

Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt më shumë se sa një shqiptari”, tha Meta në emisionin Cim Peka Live.

Presidenti Ilir Meta tha se në cilësinë e kreut të shtetit ka të gjithë të drejtën për të shpërndarë Parlamentin, pasi vendi tha ndodhet në kushtet e një “grushti shteti” kur institucionet janë të kapura nga mafia e oligarkët.

Kryemadhi: Unë nuk do të mbaj maskë, thirrje qytetarëve të mos e mbajnë maskën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim. Në një lidhje për RTVORA, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polici, që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërgjigjen dhe të mos u binden këtyre masave. Ndersa tha se shqiptarët do të bëhen veshllapusha nga mbajtja e maskës.

Per Kryetaren e LSI ky vendim do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe ngjason me një koncesion i cili synon të garantojë shitjen e maskave.

Pyetje: Kryemadhi, duke filluar nga dita e enjte qeveria ka vendosur që të gjithë pa përjashtim do duhet të mbajmë maska kudo, përveçse kur jemi në shtëpi, përndryshe do të gjobitemi. Ju personalisht a do ta mbani maskën?

“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi.

Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”- tha Kryemadhi.

Krimi që tronditi Greqinë, shqiptari vret me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj (Detajet)

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Loutraki ku pak ditë më parë u gjetën të pajetë një masazhatore 43-vjeçare me origjinë nga Ukraina dhe i dashuri i saj grek. Trupat u gjetën lakuriq në banesën e ukrainases të goditur disa herë me një hanxhar.Viktimat i kishin marrë pjesën më të amdhe të dëmtiveve në kokë. Për këtë krim të rëndë sipas medieve greke dyshohet se autor është një 45-vjeçar shqiptar i cili është shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gazeta Protothema ka marrë dëshmi në vendin e ngjarjes të fqinjëve të ukrainases Fotini-Svitlana që e përshkruajnë atë si një njeri të qeshur dhe që shihte punën e saj pas një divorci të mëparshëm me një biznesmen të njohur në Mykonos me të cilin kishte edhe një vajzë 20-vjeçare.

Po ashtu komuniteti është i tronditur edhe për vrasjen e të dashurit të saj që të gjithë e njihnin pasi kishte një farmaci në zonë. Nga hetimet e policisë mësohet se vrasësi ka pasur një lidhje me 43-vjeçaren në të kaluarën dhe nuk e ka pranuar dot ndarjen prej saj, për shkak të xhelozisë ai i ka vrarë të dy kur i ka parë bashkë në banesë.

Nga ekzaminimet autori e kapi çiftin lakuriq dhe askush nuk ishte në gjendje të reagonte. Pasi kreu krimin ai mori makinën e 43-vjeçares dhe u largua disa kilometrave nga vendi i ngjarjes ku besohet se kishte lënë makinën e tij. Aty ai e dogji makinën e viktimës dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Ka përjashtime! Ja kush mund të lëvizë pa maska pas së enjtes

Dr, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime. Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, duke shtuar se ata që janë nën moshën 12 vjeç, nuk e kanë të detyrueshme që ta mbajnë. Ndërsa moshat e tjera, të gjithë pa përjashtim, që nga e enjtja, duhet të vendosin maskë.

Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime. Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, duke shtuar se ata që janë nën moshën 12 vjeç, nuk e kanë të detyrueshme që ta mbajnë. Ndërsa moshat e tjera, të gjithë pa përjashtim, që nga e enjtja, duhet të vendosin maskë.

Nga e enjta, mbajtja e maskës në vendet e publike është e detyrueshme. Kush nuk e mban, gjobitet me 3 mije lekë.

Sazan Guri: Maska të bën pak budalla, sjell dhe sëmundjen e gojës prandaj nuk duhet mbajtur

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbetjen e maskës. Ai ka rreshtuar të gjitha pasojat që nga frymëmarrja apo infeksioni i gojës, duke lënë për në fund se maska të bën pak budalla.

“Mbajtja e maskës sjell sëmundjen e gojës që nga fyti, laringu, pse nuk sëmuren ata që punojnë në çimento, sepse i mbron goja. Mbajtja e maskës rrit nivelin e dioksidit të karbonit në organizëm dhe të bën edhe pak budalla”, tha Guri. Sazan Guri ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës pas përhapjes së pandemisë së COVID-19.

171 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,14 TE PREKUR NE KORCE

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 952 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej të cilëve 14 janë në Korce,3 ne Devoll dhe 1 ne Maliq.Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

E Plote

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve ditore nga koronavirusi në vend. Nga 952 testimet e kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë,një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 171
Të shëruar ne 24 orë 85
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 952

Testime totale 99,598
Raste pozitive 15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82
Gjirokastër 61

Vettingu shkarkon gjyqtaren e Korçës, Apeli jashtë funksionit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Etleva Temo. Kjo e fundit është gjyqtare në gjykatën e Apelit të Korçës.

Mësohet se Temo kishte probleme me pasurisë pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për të justifikuar.Apeli i Korçës tashmë është jashtë funksionit për shkak se është vetëm me një gjyqtar ,Olsi Xhavellin. Ndërkohë që çështjet po shqyrtohen me gjyqtarë të komanduar.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Shqiptarja fiton lotarinë amerikane, por ja se çfarë i bëjnë shqiptarët në New York

Ngjarje të tilla janë me të vërtetë për te ardhur keq. Edhe pse flasim për patriotizëm dhe shprehemi gjithmone se jemi krenarë që jemi shqiptarë, në të vërtetë e vetmja gjë që dimë të bëjmë (jo te gjithe) është t’ja fusim njeri-tjetrit.

E tillë është dhe historia që kjo vajzë ka dërguar në redaksinë e nje portali shqiptar.

“Pershendetje!
Jetoj ne New York dhe dua t’ju tregoj çka me ndodhi sot, meqe po flitet shume dhe per llotarine amerikane. Dje shkova te aplikoja per pune dhe aty rastesisht punonin dhe shqiptarë. Pasi fola me bossin, te cilin e takova me ndihmen e njerit prej shqiptareve qe punonte aty, me pranoi ne Pune dhe me tha te shkoja sot per te dorezuar SSN dhe per te plotesuar disa dokumenta te tjera.

Kur shkova sot,ai nuk ishte dhe fola me njeren prej shqiptareve dhe ajo lajmeroi menaxheren, me te cilen kuptova qe kishte folur me perpara qe t’bente te pamunduren qe mos te me merrnin ne pune.

Dhe menaxherja me tha qe bossi eshte semure sot dhe do te telefonojme ne. Por bossi erdhi, fola dhe javes tjeter vazhdoj pune. A e dini pse ndodh kjo, sepse femrat shqiptare vine ketu vetem dhe bejne te pamunduren qe mos te kene shqiptare rreth e rrotull qe mos te merret vesh se ca jete te ndyre bejne.

Nuk jam as e para as e fundit qe I ndodh kjo, por sot me erdhi shume turp t’i tregoja pronarit, se supozohet se ne jemi 1.

ps. ngjarja ka ndodhur para disa kohesh por ende aktuale.”

Moti, pritet një javë problematike me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Sipas modeleve të parashikimit, java që presim përpara pritet të jetë e ‘sikletshme’ dhe në ditë të veçanta problematike. Thënë kjo pasi parashikohet që e pjesa më e madhe e ditëve të javës të jetë me mot kryesisht të vranët shoqëruar me reshje shiu, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por le ti marrim ditët një e nga një.

Për ditën e Hënë moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të mesditës deri në orët e mesnatës – për shkak të kalimit të një sistemi frontal – reshjet e shiut fitojnë itensitet në të gjithë territorin.

Ato bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë. Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve (por problematike mund të jenë reshjet edhe në vendndodhje të tjera të territorit).

Duke nisur nga dita e Martë deri në orët e mesditës të ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht me vranësira mesatare deri të dendura, por lokalisht nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Nga orët e mesditës të ditës së Enjte e deri në orët e mesditës të ditës së Premte mbi vendin tonë do të përsëritet ‘skenari’ i ditës së Hënë. Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë.

Intensiteti i lartë nis fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat jugperëndimore dhe veriperëndimore, për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit. Si ditën e Hënë ashtu dhe atë të Enjte dhe të Premte këto reshje do të jenë në formën e stuhive, rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Intensiteti i reshjeve bie pas orëve të pasdites së ditës së Premte.

Si pandemia ka ndryshuar perceptimin tonë për kohën?!

Pandemia Covid-19 ka ndryshuar plotësisht jetën tonë. Merrni për shembull diçka aq thelbësore sa përvojat tona të hapësirës: lëvizshmëria jonë është kufizuar rëndë – është reduktuar në vrapime ose shëtitje në vetëm disa kilometra larg shtëpive tona. Ndoshta më pak e dukshme, bllokimi ka ndikuar edhe përvojat tona në lidhje me konceptin e kohës.

Antropologët e kohës, hetojnë se si njerëzit lidhen me kohën, veçanërisht gjatë krizave. Kriza aktuale, si shumë të tjera, shihet dukshëm se po na privon nga “agjencia jonë e përkohshme” – aftësia për të strukturuar, menaxhuar dhe manipuluar përvojën tonë të kohës. Për shembull, shumë prej nesh do të kenë humbur tashmë kohën, duke menduar se cila ditë e javës është. Ndihet pak sikur koha ka arritur në një lloj ngërçi dhe nuk ecën.

Karakteristika më e rëndësishme e përvojave tona të kohës gjatë krizës është ajo që nga specialistët e antropologjisë quhet “prezencë e detyruar”: një ndjenjë e të qenit të mbërthyer në të tashmen, e kombinuar me paaftësinë për të planifikuar përpara. Aktualisht nuk e dimë kur mund t’i shohim përsëri të dashurit tanë, ose kur mund të shkojmë me pushime. Akoma më ashpër, shumë prej nesh nuk e dinë kur do të kthehen në punë – ose nëse do të kemi ende vërtet një punë për t’u kthyer. Në mes të kësaj krize, është e vështirë të imagjinohet një e ardhme që duket ndryshe nga e tashmja.

Koha e ‘hileve’

Atëherë, lind natyralisht pyetja se si t’i bëjmë ballë situatës? Kjo krizë na ka shtyrë të jemi më kreativë në marrëdhëniet tona me kohën. Shumica prej nesh madje po “mashtrojnë kohën” deri diku. Ne shpejtojmë dhe ngadalësojmë, përkulemi dhe ristrukturojmë kohën në shumë mënyra të ndryshme.

“Koha e Koronës” në fakt përbëhet nga shumë kohë të ndryshme, të tilla si “koha e bllokimit”, “koha e karantinës” ose “koha e zyrës në shtëpi”. Ne kemi mësuar të banojmë në këto të tashme të reja. Këto mësime janë thellësisht personale dhe ndryshojnë në secilën shtëpi, por sidoqoftë të ngjashme si përvoja tashmë në të gjithë botën.

Gjatë muajve të fundit, njerëzit kanë vendosur vetë shumë strategji kohore personale. Kjo mund të përfshijë ndërtimin e ritmeve dhe strukturave të reja kohore. Ushtrimet ditore, takimet familjare javore në platforma si ZOOM, një gotë verë në orën 18:00 ose përgatitja e ëmbëlsirave të fundjavës të cilat në një farë mënyre shënojnë kalimin e kohës. Dhe shkollimi në shtëpi ka kërkuar orare të reja – për të mos përmendur përshtatjen me ndjesinë e pafundësisë së një situatë të rrallë dhe të huaj si kjo që kalon e gjithë bota.

Ora e kapitalizmit

Për shumë njerëz, kjo ndjenjë e mbërthimit ose e bllokimit nuk është e re. Ata që nuk mund të ndjekin rrjedhat globale gjithnjë e më të shpejta të parave, ideve, mallrave dhe njerëzve shpesh ndihen të lënë pas. Kritikët e kapitalizmit kanë argumentuar se na duhet një ngadalësim i kohës.

Në hulumtimet e kryera mbi qytetet postindustriale, janë studiuar marrëdhëniet e njerëzve me të ardhmen në kohë krizash ekonomike. Këto kriza janë pjesë dhe parcelë e kapitalizmit, siç ka shkruar dhe thënë Marksi më shumë se 150 vjet më parë. Sidoqoftë, pas luftës së dytë botërore, shtetet e mirëqenies kryesisht i mbanin larg krizat ekonomike.

Por reformat neoliberale të viteve 1980 të kapitalizmit rezultuan në një çmontim të shtetit të mirëqenies. Qeveritë kombëtare ndaluan së hulumtuari planet pesë-vjeçare. Prodhimi në kohë dhe zhvillimet e reja teknologjike, të tilla si interneti, çuan në një përshpejtim të paparë të kohës.

Përkohësisht, neoliberalizmi e ka futur njerëzimin në modalitetin e krizës për disa dekada tashmë. Pa siguri pune dhe në tregje gjithnjë në ndryshim, shumë prej nesh përpiqen të planifikojnë përpara – duke ngecur në të tashmen. Mënyra për të mposhtur këtë ngujim është të “ngatërrohesh”, ose siç thonë më heroikisht britanikët, “mbaj qetësinë dhe vazhdo”.

Shumë qytete postindustriale, kanë humbur një ide për perspektivat e tyre kolektive. Pas viteve të bumit industrial dhe niveleve të larta të punësimit, shumë banorë tani mendojnë se qytetet e tyre nuk kanë “të ardhme”. Çmontimi i industrive lokale, të tilla si minierat, ka çuar në papunësi të lartë dhe nivele të paparashikuara të emigrimit jashtë zonave. Të rinjtë dhe të arsimuarit mirë, largohen në kërkim të vendeve të punës, ndërsa ata që qëndrojnë pas, dëshmojnë rënien e ngadaltë të qytetit të tyre të lindjes.

Për të kapërcyer një mungesë parashikimi dhe prezantimi të imponuar, qeverive të tyre urbane u është dashur të rimarrin planifikimin e ardhshëm sesa thjesht t’i përgjigjen ngjarjeve. Pavarësisht nga rënia e vazhdueshme, atyre u është dashur të pyesin veten: si duam të duket qyteti ynë, të themi, brenda pesë vjetësh?

Rifitimi i së ardhmes

Kjo vlen edhe për situatën tonë aktuale. Tani është koha të mendojmë përpara se si duhet të duket jeta në të ardhmen pas COVID-19, ne duhet të mashtrojmë kohën më tej sesa vetëm për familjet tona personale. Edhe pse një vaksinë ose trajtim i duhur për COVID-19 ende nuk është hedhur në treg zyrtarisht, ne duhet të përpiqemi të tronditim ndjenjën e të qenit të bllokuar në të tashmen. Tani duhet të angazhohemi me politikat në zhvillim të kohës, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen tonë të afërt.

Për shembull, së shpejti do të shohim përpjekje të ndryshme për të deklaruar përfundimin e pandemisë, bazuar në, për shembull, numrin e ulët të infeksioneve të reja dhe ne duhet t’i vlerësojmë me kujdes ato. Ne gjithashtu do të duhet të bëjmë pyetje më thelbësore kur kjo krizë të mbarojë vërtet: si mund ta zgjidhim krizën e vazhdueshme të klimës? Si mund të parandalojmë pabarazitë sociale në një recesion të paparashikuar ekonomik? Si mund të parandalojmë një pandemi tjetër? Politika e kohës do të jetë gjithashtu thelbësore në retrospektivë: A kanë vepruar qeveritë mjaftueshëm shpejt?

Meqenëse kriza e koronës na ka lejuar të përjetojmë një kohë shumë ndryshe, do të jetë interesante të shohim nëse pjesë të këtij normaliteti të ri, siç janë puna nga shtëpia dhe lëvizshmëria e reduktuar apo e kufizuar, do të mbeten ende. Por edhe nëse është vetëm një pauzë e pavullnetshme nga kohërat kapitaliste, ne duhet të rishikojmë regjimet e përkohshme të rritjes, rënies dhe përshpejtimit të neoliberalizmit që kanë formuar jetën në Tokë.

Përvojat tona të kohës së Koronës na kanë dhënë një trajnim në mendimin e përkohshëm dhe fleksibilitetin. Njerëzimi do ta përballojë këtë krizë, por ka edhe të tjera përpara. Ndoshta atëherë, do të jetë ngushëlluese të dimë se ne mund, dhe duhet të mashtrojmë kohën dhe të planifikojmë për të ardhmen, edhe kur ndihemi të mbërthyer në të tashmen.(scan)